GJENERAL PETRIT ÇUNI,
“NDERI I SHOQATËS ATDHETARE DUKAGJINI”
Me dekret nr. 13346, datë 26. 11. 2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kolonel Petrit Çuni, në detyrën Përfaqësuesi i Lartë Ushtarak Kombëtar, në Komandën Strategjike të NATO-s, në Mos Belgjikë, gradohet me gradën madhore Gjeneral Brigade.
Per karrieren e shkëlqyer të Petritit, do të vinte natyrshëm dhe ky gradim, të cilin në emër të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, i urojmë gradën madhore dhe ta mbaj me faqe të bardhë!
Kush është Petrit Çuni?
Datëlindja: 6 Shtator 1969
Vendlindja: fshati Gimaj, krahina e Shalës, Shkodër..
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja Familjare: i martuar, tre fëmijë
Shkollimi:
1984-1988, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” Tiranë;
1988-1992, Akademia e Forcave Tokësore “Skënderbej” Tiranë, specialiteti Tanke/Teknik;
Maj 96-Shkurt 97, Ndjekur Kursin e Gjuhës Gjermane pranë ATF Tiranë;
Prill-Shtator 1997, Praktikën e trupave dhe Kursin e Komandantit të Batalionit (Shkolla e Tankeve në Munster Gjermani);
Tetor-Dhjetor 2000, KTHOSH Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes Tiranë;
Prill-Qershor 2004, Kursin intensiv të gjuhës Angleze Niveli i pare në Brigadën e Reagimit Shpejtë Tiranë;
Shtator-Dhjetor 2005, Kurs intensiv për gjuhen Angleze në Q. Gj. Huaja Brigadën e Reagimit Shpejtë Tiranë;
Janar-Qershor 2007, Kursin e Gjuhës Angleze në Shkollën e Gjuhës Angleze CFLS (Canadian Force Language School) Nivel i Dytë Base Borden ONTARIO, KANADA;
Nëntor 2007-Qershor 2009, Studime në Akademinë e Drejtimit Gjermani (Kursin e Gjeneralëve / Admiraleve me pjesëmarrje Internacionale / Bundeswehr Leadership Academy in Hamburg; Qershor-Korrik 2009, Kursin për Sigurinë Europiane (Eurokurs) në Akademinë e Drejtimit Gjermani;
Shtator–Dhjetor 2010, Studime “Programi për studime të avancuara të sigurisë lartë”, në Qendrën George C. Marshall Gjermani’
Prill-Korrik 2011, Kursi gjuhës Angleze Niveli 3/2/3/2 në QGJH AM ”SPIRO MOISIU” Tiranë; Shtator 2011, Seminar: “Aspektet ligjore të Krimit Kibernetik dhe të Ligjit Humanitar Ndërkombëtar”, Zyra e ODC Tiranë;
Tetor 2015, Kursin orientues për stafi n e NATO-s (NATO Staff Orientation Course) në shkollën e NATO-s Oberammergau Gjermani;
Karriera / eksperienca në punë:
15 Korrik 1992, Titulluar Oficer;
Gusht 1992–Nëntor 1993; Zv. Komandant Kompanie në Batalionin e Tankeve në D17K Bajram Curri
Nëntor 1993-Tetor 1995, Komandant i Batalionit të Tankeve në D17K, në Bajram Curri;
Nëntor 1995-Mars 1997, Komandant i Kompanie Tankesh në D17K, në Bajram Curri;
Prill 1997-Tetor 1997, Kualifikim në Republikën Federale Gjermane;
Nëntor 1997-Nëntor 1998, Komandant Kompanie Tanke në b2t BrT DK Shkodër;
Nëntor 1998-Shkurt 2001, Komandant Batalioni Tankist (Gatshëm), në Brigadën e Tankeve, Melgushe, Shkodër;
Mars 2001-Qershor 2003, Komandant Kompanie Tanke në Brigadën e Këmbësorisë, në Melgushe Shkodër;
Korrik-Nëntor 2003, Shef i Operacioneve e Stërvitjes (S3) në blk, Brigada e Reagimit Shpejtë Shkodër;
Nëntor 2003-Nëntor 2007, Zv/Komandant në blk Brigada e Reagimit Shpejtë (BrRSH).
Gjate kësaj periudhe: Tetor 2004-Maj 2005 & Shkurt 2006-Maj 2006, Komandant i Kontingjentit Paqeruajtës Shqiptare në Bosnie &Herzegovin (BiH)
Nëntor 2007-Korrik 2009, me Studime në Akademinë e Drejtimit Gjermani / Bundeswehr Leadership Academy in Hamburg;
Shtator 2009-Prill 2010, Zv/Komandant i Universitetit Ushtarak “SKËNDERBEJ“ Tiranë;
Maj 2010-Tetor 2011, Zv/Komandant, Ai dhe për arsimimin Akademinë Ushtarake “SKËNDERBEJ“ Tiranë;
Nëntor 2011-Shtator 2012, Komandant i Akademisë Ushtarake “SKËNDERBEJ Tiranë;
Tetor 2012-Korrik 2013, Pedagog Përgjegjës i Kursit Lartë të Oficerit, Akademia e Forcave të Armatosura Tiranë;
Gusht 2013–15 Korrik 2016, Shef i Degës së Menaxhimit e Mbështetjes së Bazës & Përfaqësues Ushtarak i RSH në NATO Komandën e Forcës Bashkuar të NATOS Brunssum Holande;
15 Korrik 2016 e në vijim, Drejtor i NATO-s, BE dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Një karriere ushtarake, e shkëlqyer! (N. S.)
Gradime:
Në vitin 1992, gradën Nëntoger ;
Në vitin 1994, gradën Toger;
Në vitin 1995, gradën Kapiten i Parë;
Në vitin 2004, gardën Major;
Në vitin 2009, gradën Nënkolonel;
Shtator 2016, gradën Kolonel.
Për punën e bëre ka marre dhe vlerësime gjatë gjithë kësaj karriere të shkëlqyer:
“Medalja e Karrierës” mbi 10 vjet shërbimi në F. A, akorduar nga Komandanti i Forcës Tokësore, me 26 11. 2004;
Medaljen e Misionit në Operacionin ALTHEA 2005 në BiH;
Çmimin e Komandantit të akorduar nga Komandanti i Trupave Gjermane në Operacionin ALTHEA BiH, Prill 2005;
Medaljen e Misionit në Operacionin ALTHEA 2006 në BiH;
Çmimin e Komandantit, akorduar nga Komandanti i Trupave Gjermane në Operacionin ALTHEA BiH, Maj 2006;
“Medalja e Karrierës” mbi 15 vjet shërbimi në F.A akorduar nga Komandanti i Forcës Bashkuar, me 21. 11. 2007;
Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime Ndërkombëtare”, akorduar nga Ministri i Mbrojtjes, me 30. 11. 2007;
“Medalja e Karrierës” mbi 20 vjet shërbimi në F. A, akorduar nga Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, me 26. 11. 2012;
Gjuhë të huaja, të mbrojtura me Dëshmi: anglisht, gjermanisht.
***
Pra, nga data 26 nentor 2021, i themi Gjeneral Brigade Petrit Cuni.
Gjeneral Petrit, djali i Dukagjinit, të urojmë, me shprehjen dukagjinase: “Me faqe të bardhë gradën e Gjeneralit!”
Gjeneral Petrit Çuni, krenaria është fjalë e vogël për të përshkruar çfarë ndjejmë, në përfundimin e këtij publikimi modest, për karrierën tënde të shkëlqyer, për gradiminm me garden madhore, Gjeneral! Jo vetëm ishim të bindur kur kryesia e Shoqatës të dha titullin e larte “Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, por ajo bindje përforcohet gjithnjë e më shumë, me arritjet tua dhe me gjithë forcën e shpirtit, të urojmë jetë të gjatë dhe me faqe të bardhe!