Mos më shani për këto vargje
por kështu më erdhën.
IKE BASHKË ME ZOGJTË !.
Në Qiellin e kaltër , fluturuan zogjtë
Me Pranverën filluan shtegtimin
Bashkë me ta shtegtove edhe ti
Në heshtje pa thënë asnjë fjalë
Le pas hijen dhe lotë në sy
Harrove të tuat premtime
Se ishe për mua, më i miri në botë
Se dije të falje veç dashuri
Mes fjalëve të ëmbla
Mblodhe nektarin tim
Rrëmbeve zëmrën, dhe timin shpirt
Tani largë meje përse mendon ? Dua të di.!
Ndoshta një tjetër merr në gji
Mbase në sy të shfaqet imazhi im
Lotët shehë në syrin tim
Dhe timin trishtim….
Mbase pendimi të pushton
Por ti zhgënjeve dashurinë
Me zëmrën luajte pabesisht
Mes puthjeve dhe premtimeve
Unë të shihja me sytë e shpirtit
Dritë e tyre humbte në tëndin vështrim
Zëmra rrihte me zëmrën tënde, ishte një
E Diellin të sillte , bëhej për ty Pranverë
Por tani dyert e saj janë mbyllur
Presin cicërimat e zogjve të çelen
Aty rrugë më s’do gjeshë…
Tani unë të them ”Kurr…!
Një dashuri që vdes.. Më nuk lind..!!.
shpresa.dhima@@
25/9/2020.
Sonte me heshtjen jam bërë mike
Ajo fletë më shumë se një fjalë
Kur syri loton, shpirti veç qan
Buza fjalën dotë se thotë
Mes natës së errët, Qiellit pus
Dhe yjet janë fshehur
Hëna dhe unë mes vetmis
Me heshtjen ulur këmbëkryq
Qerpiku rëndon nga loti
Lotë që nga zëmra pikonë
Ashtu si dhe shirat e vjeshtës
Që retë sollën në shpirt…
Trupi i sfilitur nga pritja e gjatë, pretë të vish
Këtë heshtje ta kthesh në tinguj muzike
Yjet sërish të vallzojnë, mes flatrave të dashurisë
Nota muzike të hedhin mbi pentagram
Dhe heshtja e tulatur largohet ngadalë
Shpirti i heshtur ndizet mes zjarrit të dashurisë
Dhe hënëza e pendimit kokën var , e ikën
Në vetminë e udhës…!!.
shpresa dhima@@
14/9/2020.
POezi nga______
Shpresa Dhima
23.09.2020
PËR KOSOVË E DRENICË JETËN FLIJOVA
Dielli ndriçon mbi Kosovë
Rrezet e tijë, kudo shpërndan
Rrezatojnë përmbi Drenicë
Antigona lëshon dritën
Emri i sajë mbi altar
Udhën na rrëfen
Për Drenicën jetën dhashë
Këmbë Serbi të mos shkelë
Të shihja Kosovën Nanë
Të lirë e Sovrane..
Jeta të buzëqeshte
Ëndrrave tu jepja krahë
Ndaj dotë nuk durova
Serbin tokës sime të shikoja
Kur digjte, plaçkiste , shkatërronte, torturonte
Gruan me foshnje në gji dhunonte
Në luftë me trimat u bashkova
Plagët shokëve u mjekova
Betejës Serbin ,me armë luftova…
Për Kosovë dhe Drenicë Jetën FLIJOVA!!.
shpresa dhima@@
23/9/2020