7.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Shpresa Gashi Zurnaci

JU DUA MOTRA
(Mejremes, Besës e Fitnetes)
U rritëm bashkë në një shtëpi
Si motra e shoqe të gjitha bashkë
Pranë gjirit nënës plotë dashuri
dhe njëra tjetrën shumë kemi dashtë
Ndamë nga jeta gjithqka që patëm
Lojën e këngën dhe dashurinë
Bukën në sofër ditën e natën
Bashkë ndamë dhimbjen dhe lumturinë
Jeta na hodhi fati përtej
Mua këtu larg në Marmara
Ju i mbetët vendit besnike përjetë
Ky ishte fati që na ish nda
Nganjëherë jeta të merr pa dashje
Të hedh andej e ku stë qon
Por dashurinë e ruaj të pastër
Sa do që larg nga ju jetoj
Ju dua motra në gji ju mbaj
Nga do ku shkoj e ku degëdisë
Ju jeni pjesë n’damarë u mbajë
Ju kam gjithqka egjuj të dashurisë
Me ju krenohem me ju frymoj
dhe këtu larg sa mall u ndjej
Shpeshherë largësinë me lot lotoj
Rrallë këtë mall ua rrëfej
Po u sjell mall plot dashuri
Këto ditë vjeshte kur më mungoni
Dhe këto vargje mbushur mërzi
Ta çmallim mall-in e t’ç’përmallohemi
Shpresa Gashi Zurnaci
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.