Faleminderit, Dashamir Dini, për vlerësimin!
Shpresa Kapisyzi,eshte nje nga poetet e njohur shkodrane,e cila spikat per koçizitetin dhe kualitetin poetik.Poezija e Saj,nderthuret mes lirizmit dhe filozofikes.Ajo mbeshtetet krijimet mbi episode dhe impresione nga e perditshmja.
Poetja ka nje sens estetizmi te holle ne perceptimin poetik,duke i dhene shije krijimit,me figura te gjetura dhe funksionale.Jeton ne Tirane.
Ju ftoj te prezantoni permes ketyre 4 poezive.
MEDITIM.
Një merimangë end pëlhurë në fytyrën time,
ngadalë, me kujdes, gjithë argjend.
Nën zë dhimbshëm
qan pranvera ime
Që s’mund të kthehet më…
E ZURA PER DORE SHPRESEN.
E zura për dore shpresën
E me zë lutës i fola:
“Dil nga kutia, mos rri në fund
Pandora e hapi, dolën
gjithë të këqijat brenda ç’ishin,
u përhapën nëpër botë…”
Zëshuar më tha
“Le të besojnë
se gjithë të këqijat dolën
E gjithë zbavitje të hapin kutinë
Duke shpresuar se është bosh…”
NGANJEHERE ME DUKET.
Nganjëherë më duket
se nën dritare kalon nëna
e heshtur, haplehtë,
Gjithë drithërimë…
Më duket se e ndjej
fërfërimën,
aromën e trupit të saj
si dikur fëmijë.
Në sa rreth tavolinës
pimë çaj,
vrikas hap dritaren,
një dorë a fllad mbi ballë?!
Nga lart kashtë e Kumtrit
Lot yjesh derdh pa pra.
NGA Ç’PYJE DO VISH….
Nga ç’pyje do të vish, ti, dru i bukur
që do më shoqërosh në ditën e mrame?
Nën lëkurë, në deje do kesh
këngën e gjithëstinshme të zogjve
fërshfërimën, vajin e gjetheve…
E pastaj, bashkë do ndjejmë
hapa njerëzish
që largohen nëpër mjergull…
Shpresa Kapisyzi.