12.4 C
Tiranë
E premte, 14 Mars 2025

Sinan Deshiku Vaka

Pershtatur ky rikthim.
ESHTE VONE TANI…
Eshte vone tani, pas pak afron nata,
Zemra e zogjve tundohet nga gjumi,
Nga era me tinguj mbi deget e thata
Dhe nje shuuuu e stermadhe nga lumi.
Eshte vone tani, po mbreteron heshtja
Me dritat e lbyrta ne kete qytet skajor,
Vetem gjethe te ngjyrta qe i rrezon vjeshta
Dhe nje shuuuu… nga shkumbimi lumor .
Eshte vone tani dhe projektoret perballe
Perplasen monumenteve ne piedestale,
Duket kersheri ne kete qytet te rralle
Edhe te vdekurit marrin pjese dhimbjes totale.
Eshte vone tani dhe mbi ritmin e ikjes
Nje sirene ambulance thyen mitin si ne perralle,
Poeti rikthehet nga rruga e dhimbjes ,
Nenqesh dhe mermerit “ qenkam gjalle “ !
“”””””””””””””””””””””””””””””””May be an image of Sinan Deshiku Vaka, standing, mal, qiell dhe pemë
– FOR ANTTUANET-
QERSHIA
Atje ne fshatin me grille
Qershia e vogel në shi,
Çdo ditë hijeshia bën trille
Më flak e më fut në mërzi.
Ndodh me kujtimet e jetës
Të gjejnë arratisë ku je fshehur,
Dhe dhimbja e butë e zemrës
kupton se petalet kanë çelur.
E lehtë, mbi supet e brishta
Një vello moj mike të zbardh,
Dënimi i jetës privimesh
Prej hirit tënd më mban larg.
Nuk di në mungesë burbuqet
Kush tjetër kurorë ti thurr,
Kam kohë që grindem me mallet
Dhe shpirti më rreh si tambur.
Kam vite burgosur larg ëndrrës
Me dhimbjen që thellë ri heshtur,
Dhe prapë qershia e zemrës
Petalet nga stina ka veshur.
“””””””””””””””””””””
TUNDIM
Mendoj gjithmone vetem dy sy
Dhe them me ankth te jem aty .
Symbyllje, ngasje shpirt i vetem,
Besoj me thote te verteten ?
Me duket heshtjes kuturisje,
Dhe thelle pyes, ” c’me ndodh valle ? “
Dicka pa fund , dicka pa nisje
Nje enderr , por teper e gjalle.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.