“”””””””””””””””””””””””
PASURIA
S’ dua të jeni dhe ju kështu si unë
Të e ndjeni thellë këtë rëndesë
Veshi, zhë-zhë-zhë, bën zhurmë
S’i ta fshehë gjithë këtë peshë ?
Ja ku po u them, më ka çmëndur
Sa nuk e di dhe s’njoh as veten
Jam bërë si varela, brënda uthull
S’i varkat meskëputura në dete.
Në se do ishit Ju në vëndin tim
Të kishit pasurinë që kam unë
Do ju zënte tërbimi, pa dyshim
Në pasuri çdokush këmbëngul.
As në kishë e xhami nuk vete dot
Ç’punë kam në vëndet e shenjta?
Kam frikë, mos ndoshta diktojnë
Rrëzohen ikonat e varura brënda.
S’i mundet mos të kem këtë frikë
E dini çdo të thotë të jesh e pasur?
Nuk e ndalojë dot, më ha si krimb
Nuk eci dot pyllit këmb zbathur.
Mendoj se, tani për tani e kam,
Në çast mund dhe ta humbasë,
Përpëlitem në çarçafët e bardhë
Gojën mbyllur, dhëmbët kërcas.
Ecin ditët, motet dhe vitet treten
Bjeri fyellit o usta e njëjta vrimë
Ndërsa baresha plotë xhevahire
Me flautën e saj këndon më mirë
Nuk dua të jeni dhe ju kështu si unë
Me këtë rëndesë dhe peshë në gjoks
S kam lënë gjë pa bërë në çdo institut
Rrudhat heqin, por zemrën kam bosh.
Nuk flet për mua poezia
Unë pasurisë i kam vënë një(X)
Për mua është respekti, dashuria
Dhe e përditshmja që s’të bën pisë.