7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Stavri Hima

JAM “MALOK” (!)
Jam “malok”, sepse kam lindur në malësi
Jam rritur nën aromën e pishave
Atje ku uji i burimit rrezaton si flori
Nën erë trëndelinë dhe hijen e lisave
Po po “malok” jam dhe as që diskutohet
Sepse kam rendur shpateve, livadheve e drizave
Atje ku bagëtia gjethit i gëzohet
Nën freskinë e këndshme, pranë hijes së mërizave
Jam “malok” pra, dhe krenohem
Sepse kam thithur ajër të pastër
Atje ku uji i ftohtë i burimit
Nuk na mungonte asnjëherë në vatër
Dhe krenohem se “malok” jam
I gatuar mes natyrës se gjelbër
Ndaj hiç fare, turp nuk kam
Kur më thërrasin me kët’ emër
Rrezë rrjedhës së Devollit
Pranë majës së Valamares
Në shpatin e Suhagorës
Përballë Zerecit e Varvarës
Krenohem dhe “malok” mbetem
Ndaj malokëria ime s’ka kufi
I ushqyer me aromën e gjetheve
Jam gatuar, veç për mirësi
E vlerësoj shumë jetën
Ndaj nuk dua askush të vuajë
Por ta shijojë me të vërtetën
Dritën kurrë të mos e shuajë
Jam “malok” por larg vendlindjes
Me mall kujtoj fëmijërinë
Endërroj të shkoj rrezë Lenies
Té shijoj aromën në lëndinë
Dhe “malok” le të mbetem
Kështu siç jam gatuar
Por kurrë nuk dëshiroj të tretem
“I ngriré”, e me fyryrë të parruar
“”””””””””””””””””””””

JE PARAJSA E VERTETE
Nuk ka engjëll tjetër në botë
As parajsë që njerëzimi vlerëson
Të them përralla është e kotë
Se parajsat në imagjinatë i kërkon
Por jo, nuk bëj aspak gabim
Kur them se ti je parajsa e vërtetë
Vetëm tek ty, unë gjej ngushëllim
Kur them se ti për mua, je jeta vetë
Nuk ka parajsë tjetër për mua
Veç teje Liza, mrekullia ime jetë
Je në këtë botë më e mira grua
Me ty ndihem si në parajsën e vërtetë
Paskam qënë vërtetë me fat
Që kam pranë Lizën time
Të tjerët, le të na shohin me inat
Ne gëzojmë lumturinë në përjetime
Përjetojmë çdo çast gëzimet tona
Përjetojmë jetën drtësi në vezullime
Parajsën shijojmë, mirësi gëzojmë
Tani që jeta jote, u bë jeta ime
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.