13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

SULBIE SHEHU

Dil më prit në vjeshtë të dytë !

Nëpër shtigje e rrugë të gjata
Në mes mjergullës e vetëtimës
Dil më prit ne këtë fund vjeshte
Do vij në ndërrim të stinës!
Në lëndinat e zverdhëruara
Dil më prit nëpër mengjese
Do jem orët duke numëruar
Për me ardhë në k,të fundvjeshte !
Dil më prit nëpër sokaqe
Në rrugicat e fshatit tim
Të pushojmë diku në parqe
Të puth atë baltë me ngashërin
Le të nis bora e pare
Mbi qerpik ngadalë të shkrijë
Nëpër vite do të rendim
Që ta zgjojmë dashurinë!
Le të nisin shirat e vjeshtës
Le t,më lagin dallgër me ty
Uraganet do i ndalim
Për të bukurën dashuri

Punoi SULBIE SHEHU

TIRANË /ALBANIA /

KORRIK 2022 !

“””””””””””””””

Ato vite!
Sikur të vinin prap ato vite
Ku rrugë e sokaqe prap ti bredh
Dhe nëpër ëndrra një rreze dielli
Mi grumbullonte zogjtë në një ledh !
Sikur të vinin prap ato vite
Ku shiu kurr s,ma prishi ëndrrën
Muzën e prisja dhe nëpër terr
Mundueshëm rrija flisja me hënën ,
Sikur të vinin prap ato vite
Në stolin e parkut të prisja ty
Një gjethe thahej një lule çelte
Kjo ish për ne një lumturi
Sikur të vinin prap ato vite
Nën atë shelg në fund të fashatit
Të përqafoja prap si dikurë
Me lot do qanin dhe gurët e sokakut !
Aty kaloj nëpër mengjese
Më ndal një hov më vjen një zë
Sec mi sjell koka nëpër kujtime
Them ato vite nuk kthehen më

Punoi SULBIE .H. SHEHU

TIRANË % ALBANIA %

KORRIK 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.