“””””””””””””””
Midis Gurit dhe Lules
Në agimin e helmeve të heshtura
ne zgjohemi si gjarpërinj
Ne zgjohemi si gurë,
rrënjë kokëforta
trupa të etur, buzë të mineralta …
Nën këtë dritë vajtimi të ngrirë
lule aloetë të njëllojta,
të palëvizshme dhe të tërbuara
në gishtërinjtë e tyre të gjelbër,
bëjnë të dukshme atë që na trazon
zemërimin e heshtur që na gllabëron …
Paraja magjike!
Ngrihet ajo mbi kocka,
mbi kockat e njerëzve ajo ngrihet.
Ti je ** si një lule nëpër këtë ferr steril,
formuar vetëm nga koha e prangosur,
vrapimi mekanik, rrota bosh
që na nxjerr jashtë dhe na lë të zbrazur
dhe thahet gjaku ynë,
dhe vendi i lotëve na vret.
Sepse paratë janë të pafundme dhe krijojnë shkretëtira pafund …
Shqiperoi
TaEna
22.10.21