5.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Thanas Mustaqi

Durrës. Anija “Butrinti”, vizita portuale në Tulon të Francës dhe Çitavekia të Italisë.Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

• Historike / Për herë të parë një anije ushtarake shqiptare kalon në ngushticat e Mesinës dhe Bonifacios

Më 1-14 korrik 2022, anija shqiptare patrulluese P-134 “Butrinti” zhvilloi vizita portuale në Tulon (Toulon) të Francës dhe Çitavekia (Civitavecchia) të Italisë, njoftoi komanda e Forcës Detare në Plepa të Durrësit.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Është ngjarje që realizohet për herë të parë dhe historike, ku anija e Forcës Detare, merr pjesë në vizita, gjatë së cilave ka kaluar në ngushticat e Mesinës dhe Bonifacios.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Komandanti i anijes P-134 “Butrinti”, kapiten i rangut III Altin Licaj, vizitoi komandën e bazës detare së Tulonit, ku u prit nga komandanti i bazës, kapiten Kristof Burmó (Christophe Bourmaud) dhe shefi operacional i Mesdheut, kapiten Paskal Forisjé (Pascal Forissier), si dhe nga përfaqësuesi bashkiak M. Gi Lë Ber (M. Guy Le Berre).

Gjatë vizitës në Çitavekia, komandanti shqiptar u prit nga komandanti i Rojës Bregdetare Italiane admiral Filippo Marini.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Gjithashtu motovedeta u vizitua nga ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, e shoqëruar nga atasheu ushtarak kolonel Edmond Voci.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.