14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Thesaret e Davës (Davë Begu)

Nuk më tremb klithma e as polemika !

Ato i merr era e largët i hedh tej mënjanë

Edhe pse tepër zhurmë po ndjej kot më kot

Ashtu hijeve eci pa ndalesë e pa fjalë.

Në mes zërave zemërzeza”

E ndez dritën e shpirtit me plot uzdajë.!

Nga: Thesaret e Davës.12 Shtator. 2021.

“””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe pemë

Jeto pa iluzione..
Mos luaj me jetën në imagjinatë
ndoshta” mes iluzionesh mbërthyer,
humbet tërësisht pa dashur.!
Mos gënje veten dhe ndjenjat
përmes shqisave tua,
mos shfrytëzo çastin me ëndrra boshe,
mes mendimeve dhe instikteve të gabuara.
Koha fluturon si era e tërbuar
duke marrë arratinë pa e ndjer
e gjithmonë mbetesh në hije errësire,
në pellgun e zhgënjimeve,
që të përndjekin në hapat e jetës pa resht.
Jeta nuk është një lojë joo”
Jetoje atë në mundesh pa iluzione,
por ndoshta vetëm në imagjinatë,
pa krijuar aspak konfuzione.!

Nga: Thesaret e Davës.

10. Shtator. 2021.

“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Jeta të vijojë…
Jeta matet e shmatet në metrikë e kandare
shum zemra struken në pemën e heshtjes,
kur kaprriçiot e të marrëve sulen për ti vrarë,
me zërat dyshues dhe fytyrat e ngrysura si djallë.
Në tatuazhe dhimbjesh zemrat qëndrojnë
me shpirtin ndër dhëmbë e fjalë të lodhura,
mërmërisin lehtësisht mes buzëve të thara,
për hallet, kusuret, të mëdha apo të vogla.!
Mes torturës zemrat flejnë në ëndërrime
dhe presin një alarm ti zgjojë qetësisht,
kaprriçiot e të marrëve të mos jenë pranishëm,
jeta të vijojë për të gjithë normalisht…!

Nga: Thesaret e Davës.5. Shtator. 2021.

“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, ushqime dhe pije

Un u mësova me sprovat
Kohë pas kohe e vit pas viti
Sa her dal para tyre zotin kam udhërrëfyes.
Ai smë lëshon dorën edhe kur para syve shoh një gjysëm trup të vdekur.!
Nuk ndodhi asgjë e keqe të cilës ju tremba
Çdo gjë ndaloi me forcën e tij
Atëher kur krejt më ish mekur zemra.
E un” u mësova me ty o zot
Ti je frymë e shenjtë
Të kam të pranishëm gjithmonë
Ti kurr s’më lëshon
Për mua je i shtrenjtë
Zot o zot i madhërishëm pa ty z’bëj dot.
Të qofsha falë për mrekullit dhe bekimin tënd
Dhembjet që struken në shpirtin tim,
Skanë rim,
Skan melodi,
Skan zhurmë por heshtje në brendi
Faleminderit zot që jetë shpëtove ti
Ky muaj gusht pak më mërziti
Mos qoft i tillë në vitin që do të vij
Shtatori ardhtë i bardhë
Për gjith njerëzinë mbarë.!

Nga Thesaret e Davës. 31. Gusht. 2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.