Voto Dr. Alma Lama, LDK – një biografi e shkurtër

0
787
Alma Lama - LDK - 87

Dr. Alma Lama ka lindur në Krujë. Ajo ka qenë ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali nga viti 2016 deri ne vitin 2019, ku u shqua për aktivitete të shumta dhe për një përfaqësim shumë dinjitoz diplomatik. Më parë ajo ishte anëtare e Kuvendit të Kosovës, për dy mandate. Ёshtë anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës prej vjeshtës së vitit 2013. Gjatë karrierës së saj politike, Lama ishte një nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka qenë e angazhuar fuqimisht në demokratizimin e institucioneve dhe shoqërisë, për çështjet e dialogut me Serbinё, transparencës, lirisë së medias, të drejtat e njeriut dhe qeverisjes e mirë.

Si deputete, Lama ishte iniciatore e memorialit Heroinat, që i kushtohet kontributit të grave gjatë luftës në Kosovë. Lama është deputetja e parë në historinë e Kuvendit të Kosovës që hartoi dhe prezantoi një ligj. Ky ishte ligji për Mbrojtjen e Burimeve tё Gazetarisё, miratuar në vitin 2013, një nga më të avancuarit në Europë. Ajo gjithashtu ishte shumë aktive në shumë nisma të tjera parlamentare dhe amendamente në ligje të ndryshme dhe në debate parlamentare. Lama ka qenё gjithashtu anëtare e bordit të Grupit të Grave Deputete, një grup parlamentar ndërpartiak në Kuvendin e Kosovës, shumë i angazhuar në promovimin e rolit të grave në shoqëri dhe portretizimin e tyre në media.

Nё 2018, asaj i ёshtё dorёzuar nё Itali çmimi ndёrkombёtar “Liberi di Crescere”, duke e cilёsuar si “njё nga gratё shembull qё ka dhёnё kontributin e saj pёr tё zbutur tensionet nё kohёra tё vёshtira, si dhe ka luftuar pёr mbrojtjen e grupeve tё brishta dhe pёr tё drejtat e njeriut”.

Para se të merrej me politikë, zonja Lama punoi për një periudhë të gjatë si gazetare dhe analiste politike në disa media shqiptare dhe ndërkombëtare. Ajo punoi si korespodente në Kosovë në Top Channel, stacioni më i madh televiziv shqiptar. Nga viti 2003 deri me 2007 ajo ka qenë korrespondente e rregullt për Osservatorio sui Balcani, me qendër në Itali, duke shkruar shumë artikuj dhe analiza për Kosovën. Ajo gjithashtu botoi artikuj në media ndërkombëtare si Instituti për Raportimin e Luftës dhe Paqes, IWPR, Transitions Online, United Press International dhe Washington Times. Ajo ka bërë gazetari hulumtuese në raste të krimeve të luftës dhe çështje korrupsionit etj.

Znj. Lama është përzgjedhur një nga 50 Gratë Lidere të ardhshme të Botës, nga programi i Departamentit të Shtetit (SHBA), i quajtur “Programi i Grave në Shërbimin Publik”, ku ajo ishte pjesë e tij, Wellesley College, 2012. Ajo ishte gjithashtu pjesë e Programit të Bursave të Shpresës, Lidershipi i Grave për Sundimin e Ligjit, organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe USAID, Pranverë, 2010. Lama ka kontribuar në një numër konferencash vendore dhe ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me të drejtat e grave dhe transparencën.

Znj. Lama  u diplomua në vitin 1999 në Universitetin e Tiranës, për Gjuhë dhe Letërsi. Në vitin 2020 mori gradën doktore në Shkencat Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare,  pranë Universitetit të Tiranës. Lama flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht. Ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Aktualisht, garon pёr mandatin e tretё si deputete e Kuvendit, gjithmonё si pjesё pёrbёrёse e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.