25.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Liljana Ndoni

Bote e zhytur
Dhe cfare je ti Toka e uritur per foshnjet e pa fajshemeve,
Ju shtepiaket e dhunuara qe vdisni nga pronaret e tokave, prefektet e bishave,
Avokatët e vegjël të yndyrshëm te majmur dhe këmbë të pista,
Zyrtarë të ndyrë liberalë si fanatikë qe krijon rregolla e lista.
Miliona terrorist borgjez të vegjël si miliona derra kullosin e pijne gjake ne emer te Allaut
Duke u shtyrë per terror e shkaterrimen e vendit që po zhvishen nga kishat.
Pikërisht sepse ti ke ekzistuar, tani nuk ekziston,
Pikërisht sepse ke qenë i vetëdijshëm, je i pavetëdijshëm e me lufte te sfidon.
Dhe vetëm pse je katolik, nuk mund të mendoshe,
Se e keqja jote është e gjitha e keqe faji i çdo të keqe qe do kaloshe.
Zhytuni në bukurine e detit dhe te fjaleve per shpetim per nje t’arthme te bukur,
Por matrapaze e mashtrues perfitojne, e ne fund kaloni e dilni si trugje te mufatur,
Thon vetem nje popull mysliman, popull ballkanik, jemi njerezit e lashte,
-Por jo, nje kombe i gjalle nje kombe evropian qe evolon me paqen te cliroj Boten nga kjo lufte..
L. NDONI.
“”””””””””””””””

Vajzes time
E- bukur dhuratë më erdhe më gëzove,
M-ë bekoi Zoti, më mbushi krahët, më lumturove,
A-rdhja jote më bëri nënë, dëshirën ma plotësove,
R-itmin e jetës si dallëndyshja më këndove,
I-dhull, të adhuroj, shkathtësisë tënde fluturove,
L-indja si ylberi pas shiut të pushuar, shkelqeve,
D-rita e syve të mi, pa ty ndjehem bosh, jeten ma ndricove,
A-jo që më mbushi me dashuri, je bota ime qe sote me mallengjeve.
H-ënë më je që shkëlqen natën kur errësira ka mbuluar,
O- shpirt, ti më kthen pranverën kur dimri ka filluar,
Xh-vesh shpirtin me ty, si shoqe të kam për të biseduar,
A-dhurim, bekimi jonë i parë zemrën ma ke pushtuar.
Te deshiroj qe lumtura cdo dite te vizitoj mengjezet,
Te uroj e shume fate ne jet,
Ne pune te kesh deshir dhe vullnet,
Ne endrrat e tua u befshin realitet,
Ne ide drejtesi,
Ne nerva qetesi,
Dhe shum fate ne dashuri
Shum urime e gezime plote,
Edhe 100 vite te uroj sote,
Por me duket pak, nje shifer spo e gjej dote,
Ndaj ja le i lutem te madhit Zote!
Urime zemra ime me gjith te mirat qe ka kjo Bote
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.