(poezi dhe tregime)
UJËVARË
FJALËSH ARTISTIKE
ANTOLOGJI
Abdyl Kadolli (1946-2019)
ZJARRET E DRENISË
Ç’janë këto zjarre dritë
Takim me yjet
Natën kallin flakë
Pushtimin hi.
Zjarr i Ahmet Delisë
Fushës së Arbërisë,
Kushtrim i Azemit
O prite-vrite heu!
Zjarr i Tahir Mehës
Çan rrethimin zi,
Flakë e Adem Jasharit
Drita UÇK !
Ç’janë këto zjarre flakë
Takim me yjet,
Zjarret e Lirisë
Fushës së Arbërisë.
“”””””””””””””””””””””””TAHIR SINANI
Një hap në Tropojë
Një në Kosovë,
Tahir Gria
Ku i bie Arbëria?
Një hap në Pashtrik
Dy në Preshevë,
Mic Sokol
Shigjetën hedh.
Një hap në Tiranë
Tre në Tetovë,
Kufijtë e përgjakur
Mat me kokë.
Ku bie hapi, bie nami
Tahir Mal Sinani,
Kushtron Shqipëria
Ka burra Arbëria!
“””””””””””””””””Abdullah Troshupa
I KUJTON RIGAT E SHIUT
Në dhomën e tij
Përhapën tingujt e polifonisë
Sa bukur në ato çaste
Rreze drite shkëlqesie.
I hap krahët, sikur përqafonte portën
Puthë gurët e sokakut
I kujtonte rigat e shiut
Që pikonin nën strehë.
Kënaqet, herë trishtohet
Tiktaket e zemrës i ndryshojnë
Frymëmarrja e tij i ngadalësohet
Herë – herë si lozonjare i shpejtohet.
Shpeshherë i mallëngjyer
Duke dëgjuar këngë
Atje diku larg atdheut
I kujton themelet e historisë.
Tingujt e muzikës i do
Ëndërron të kthehet në atdhe
Nën djalërinë e tij nur
Që bridhte e lozte si dikur
“””””””””””””””””””””””””Adem Demaçi (1936-2018)
NATA ISHTE E FRESKËT
Nata ishte e freskët
Para agut të mëngjesit
Dielli lëshoi rrezet
Kujtova të kaluarën.
Nata më solli mallëngjim
Më ktheu disa vite pas
Kujtimi m`i përshkoi
Lotët në mollëza.
I kujtoja pllakat e gurit të mbuluar me bar
Rrugën e katandisur
Të shtrirë me drunjë nga era e fortë
Fëmijët nuk i shihja të buzëqeshur si dikur.
M`u ngritën leshrat e kokës
Nuk dija se ç`po ndodhte
Asnjë oxhak nuk po tymonte
Vetëm lehjet e qenve dëgjoheshin.
Një shqiponjë hapi krahët
Fluturoi drejt malit Sharr
T`i vështronte çerdhet e zogjve
Të strehuar nga korbat e zi.
“””””””””””””””””””””””””””””
AFISHJA E KATËRT E POETIT
O vargu im pusho vajin
pusho vajin se na qesh bota
Nuk do të mbetemi prore fëmijë
fëmijë që vetëm do të qajmë e ankohemi
Fluturo o vargu im
fluturo mbi kullat e Jasharajve në Prekaz
dhe lexo afishen e Sat Nokshiqit
Afishen e shkruar me gjak në bore
O Shaban Jashari ngrehu ore nga varri
se prapë po ta rrahin Drenicën
ngrehu ore nga varri
se prapë po t’i burgosin djelmoshat
O Hamzë Jashari ngrehe zërin o burrë
se Drenica është zënë në kërpnaja
se Drenica është pulitur
se Drenica ka humbur udhën në oborr të vet.
Drenica shpresonte se gjaku i saj
se gjaku i saj do të mbillte farën e lirisë
Drenica shpresonte
por shpresat e Drenicës sikur po davariten
O Adem Jashari ngrehu ore nga varri
Ngrehu nga varri e shiko rreth e rrotull
Shiko e fole një fjalë prej stralli
se më ka marrë malli
Por s’e di a dëgjohet ende fjala jote
Dardania e bukur me Drenicën në zemër
është bërë një livadh i shkretë
që e kullosin kuajt e verbër
ku hyjnë e dalin derri e dosa
ku kotet drapri e flen kosa
Ngrehuni ore nga varret
se kanë filluar
shumë hilexhinj e dallaverexhinj
të kullosin mbi varret tuaja
Mbi varret mbi varret mbi varret
Tung vargu im
AFISHJA E FUNDIT E POETIT
Tung vargu im
Shpejto hapin vargu im
Shpejto hapin dhe shko në Prizren
te Marashi te Marashi te Marashi
Gjeje rrapin gjeje rrapin gjeje rrapin
që poeti Sat Nokshiqi ka mbështjellë
me trëndafila shkronja-shkronja
O Prizreni im i bukur o perla e Kosovës
Për një ditë për një ditë
për të vetmen një ditë të lutem
leri harrnat leri pandlat
leri ckandlat leri drogat
leri skutat e zefkut leri modat
leri hokat leri rraqet leri hekurishtat
leri o Prizreni im i dashur dhe
Dardania e bukur me Drenicën në zemër
është bërë një livadh i shkretë
që e kullosin kuajt e verbër
ku hyjnë e dalin derri e dosa
ku kotet drapri e flen kosa
Ngrehuni ore nga varret
se kanë filluar
shumë hilexhinj e dallaverexhinj
të kullosin mbi varret tuaja
Mbi varret mbi varret mbi varret
Tung vargu im
AFISHJA E FUNDIT E POETIT
Për një ditë për një ditë
për të vetmen një ditë të lutem
leri harrnat leri pandlat
leri ckandlat leri drogat
leri skutat e zefkut leri modat
leri hokat leri rraqet leri hekurishtat
leri o Prizreni im i dashur dhe
kthe shikimin kah Kalaja
Kah Kalaja që na qëndron mbi kokë
kah kalaja Prizreni im
UJËVARË FJALËSH ARTISTIKE
Ta marrim kalanë maje kodrës
ta marrim kalanë e bekuar
se nga kalaja do të shohim do të shohim
do të shohim Lubotenin
do të shohim Qyqavicën
do të shohim Berishën
do të shohim Bjeshkët e Jezercit
do të shohim Shalën e Bajgorën
do të shohim Zllashën
do të shohim Bjeshkët e Nemuna
e fushat e bekuara të Dukagjinit
Do të shohim Rugovën
do të shohim tërë Dardaninë
Do të shohim diturinë
do të shohim jetën
Do të shohim lirinë
do të shohim jetën
Do të shohim pasurinë
do të shohim Gjithësinë
Tung vargu im
13
U