12.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Nga Pjeter Nikolla, shkrimtar, poet.

Mund të jetë një imazh i 1 person

MIRDITASIT JANË AUTOKTON NË TROJET E VETA.

Marre nga libri, (gati per botim) me titull: ” Te pa thenat per mitologjine dhe autoktonine e banoreve te Mirdites”

Autoktonia, si kuptim etimologjik spjegophet: “Au-tok-ton”.
Jemi në tokën tonë.
Mirditorët janë në tokën e tyre, në trojet e tyre të lashta.
Nga hulumtimet e bëra për autoktoninë e banorëve të Mirditës, formimin e trojeve e fshatrave në të gjithë territorin përfshirës, jam bazuar që në fazën e ngjizjes së fisit të pirustëve, banorët e të cilit nuk merreshin vetëm me bujqësi e blegtori, por shquheshin edhe për nxjerrjen dhe shkrirjen e mineraleve të bakrit, arit e argjendit. Kulmi i shfrytëzimit të këtyre minierave primitive ishte në shek. IV-II pr. K.
Specializimi i tyre ishte në atë shkallë sa Perandori Trajan në fillim të she. I pas Krishtit, dërgoj në Daki 500 familjeve të pirusteve me specialist, nxjerrës dhe shkrirës të bakrit, arit e argjendi. Atje është edhe sot një Mirditë e dytë.
Përpara formimit të fisit të pirustëve, sigurisht ka patur lëvizje të popullsisë të disa fiseve të rëndësishme Thrako-Ilire drejtë Europës, para dhe pas luftës së Trojës. Por dhe lëvizje të popullsisë nga Danubi gjer në ishujt Egje. Më tipik ka qenë fisi i madh Dardan, për në vende më të mira në Kretë, në Trojë e deri në Dardanele.
Mbas luftës së Trojës u dëbuan trojanët, mirmidonët e Akilit etj, për në veri, në vendet e tyre të dikurshme Thrako-Ilire dhe në drejtim të perendimit, sidomos drejt Italisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë, Danimarkës, Belgjikës, Irlandës, etj.
Këto lëvizje përshkuan edhe fushat e bregdetit Adriatik , sidomos në malet mbi këto fusha, duke iu shmangur pushtimeve të huaja barbare; banorët u ngjitën nëpër gryka të maleve, ndërtuan trojet e veta, dhe natyrshëm u ngjiz edhe fisi i Pirustëve.
Të ardhurit gjetën vende të lira, aty gjetën edhe banorë vendës, të cilët i pranuan të ardhurit.
Këto fakte të lashtësisë së banimit në Mirditë i vertetojnë gjetjet arkeologjike që i përkasin asaj kohe, por edhe më të lashta të banuara 6000-2000 vejet pr. K.
Në përbërjen e popullsisë së këtyre banoreve te fisit te Pirusteve, ka gjini të një gjaku siç janë tre bajrakët e fisit në Mirditë: Orosh, Spaç, Kuzhnen dhe gjini të tjera më të vogla, por përgjithsishtë popullsia e Mirditës nuk është e një gjinie, por janë gjini të ndryshme që kanë zënë vend pranë njeratjetrës dhe kanë bashkëjetuar në komunitet të lidhur ngusht midis tyre për të mbijetuar ndaj pushtimeve të huaja.
Ata janë bërë zotër të këtyre trojeve. Ka edhe të rikthyer në tokën e tyre (m’ tokën tonë) si të gjitha formimet e bashkësive arbërore. Këta të ardhur dhe ata që u gjetën brënda këti territori janë au-tokë-tonë. (vendës në trojet e lashta, që në kohën e ngjizjes së fisit të pirustëve të krijimit të kësaj bashkësie, të cilës i përket e gjithë treva e Mirditës). Kryesore ka qenë organizimi krahinor i bashkësisë së këti vendbanimi.
Këto janë fakte të zhvillimeve historike, prej të cilave rrjedhin kritere përcaktuese të autoktonisë së tyre.
Para formimit të fisit të pirustëve të cilit i përket territori i Mirditës, nuk ka fakte konkrete të argumentuara shkencërisht, për ardhjet në këtë territor apo lagime të popullsisë për në vende të tjera brënda gadishullit ilirik dhe jashtë tij në vende të Europës, etj.
Akademiku mirditor, Prof. Dr. Mark Tirta, duke theksuar rrufetë rrënuese të pushtuesëve barbar, grabitjeve shumëshekullore të popullsisë së Mirditës, e cila mbijetoj bashkë me atë të Arbërisë, thekson se, në burimet e shkruara, përplasesh me pyetjen: “.. si ka mundësi ky popull ta ruajë e ta zhvillojë kompaktësinë etnike për më se 3000 vejet, në të njejtat troje në Ballkanin Perendimor, edhe pse disa anë të tij periferike janë shpërbërë nga Sllavët e nga Grekët?! Këtu është ruajtur fuqishëm me forcë qëndrese vetdija etnokulturore, etnike, gjuha krejtësisht e veçantë si strukturë dhe leksik, janë ruajtur doke, tradita, veshje, tepër të dallueshme, etj….” ( Mark Tirta, “Etnokiltura Shqiptare”, 2016, f. 247)
Pra në bashkësinë e Mirditës si pasardhëse e fisit të pirustëve është ruajtur identiteti etnik arbëror i pastër si akund tjetër.
Sipas antropologut Aleksandër Dhima: “ Baza antropologjike e arbërve mesjetar të trevave veriore mbetet kudo e njejtë, adriatiko-mesdhetare me përparsi të dukëshme të elementit adriatik. Eshtë me interesë të vëmë në dukje se një profil i tillë me tipare të spikatura locale, është ruajtur, pothuajse i pa ndryshuar në popullsinë mirditore, deri të ditëve tona. Rrezultatet e një studimi të gjërë antropologjik mbi popullsinë e sotme të rrethinave më tipike të Mirditës, flasin për praninë parësore të elementit adriatik”.
Keshtu tek banorët e Mirditës vazhdon të ruhet parsia e elementit adriatik.
Para ngjizjes së fisit të pirustëve në trevën e sotme të Mirditës, nuk gjejmë fakte shkencore që përcakton se: kur erdhën banorët, nga erdhën, erdhën nga trojanët pas luftës së Trojës, nga mirmidonët e Akilit, zbritën nga trojet dardane, apo jetonin në territorin e Arbërisë së hershme në brigjet e Adriatikut dhe më pas u ngjitën në grykat e maleve?!
Sipas antropologut Aleksandër Dhima një gjë është e qartë se baza antropologjike e arbërve dhe e banorëve të Mirditës, mbetet e njejtë, ajo Adriatiko-Mesdhetare, i një profili të spikatur lokal antropologjik si popullsi e rrethinave më tipike të Mirditës e një pranie parsore të elementit Adriatik, nëpërmjet të cilit mbretëria e Dadanisë lidhej me Detin. Nga sa u theksua, del qartë se popullsia e Mirditës i përket bazës antropologjike arbërore të trevave me përparësi të dukëshme të elementit Adriatik.
Theksojmë se është e çuditëshme shumëllojshmëria e gojëdhënave, e legjendave të ardhura gojë më gojë, të pa vertetuara për saktësinë e tyre, të cilat tregojnë prirje që i bëjnë banorë e fise të Mirditës (sidomos nga shek. XIV-XVII), të ardhur e jo vendës, barinj, pa plang e pa vatan, etj, duke falsifikuar historinë, ashtu siç kanë bërë shovinistët fqinjë e të tjerë, të cilë kanë falsifikuar dhe kanë mohuar historinë e vërtetë të trojeve Iliro-shqiptare.
Duhet nënvizuar se janë një mori e shumtë e jashtzakonshme e gojdhënave e legjendave të cilat vinë që nga lashtësia, nga Mesjeta dhe më vonë, të cilat sigurisht e kanë një bazë, sepse popujt kanë levizur për të gjetur një jetesë më të mirë, por edhe nga pushtimet e huaja, etj.
Duke analizuar kohën e këtyre gojëdhënave e legjendave, që e kanë zanafillën të paktën që nga paganizmi, kanë vazhduar pas Erës së Re edhe gjatë mesjetës; ka prej tyre që kanë ruajtur saktësi dhe vërtetësi, por në të shumtën e tyre, janë ndryshuar në varsi të kohës me sajime e falsifikime, për interesa të ndryshme, por dhe nga padija!
Prandaj studiuesit, historianët, etj, nuk duhet t’i marrin të mirqena, por t’i studiojnë për argumente shkencore për saktësinë e tyre dhe të vërtetën e historisë.
Ajo që më bën përshtypje është se, ndaj gjithë këtyre gojëdhënave, fantazive, sajimeve, kontrakditore të pasakta, ende ka qendrime avazive, të mjegulluara, duke mbetur të mirqena edhe ato që janë faslsifikime të historisë.
Kur publikova fshatin Gojan Mirditë si autokton e jo të ardhur, krahas vlersimeve, njeri qe e mban veten intelektual komenton tekstualisht:
“Ju kërkoni të mohoni origjinën e banorëve të Mirditës”!
Përgjigja ishte:
“ Unë nuk po bëj asnjë gjë të keqe, po mbroj origjininën e mirditasve me fakte shkencore, se nuk janë ardhacakë, endacakë, pa plang e pa vatan, por janë vendës në trojet e veta”.
Aleks Buda për këtë shkruan se, kjo vjen, sepse ka munguar në të kaluarën e vazhdon edhe sot të mungojë disiplina albanologjike në histori, gjuhë, etnologji, arkeologji, antropologji, etj. Pra ka munguar disiplina shkencore e bashkëpunimit për të realizuar të vërtetën e historisë. Këto disiplina shkencore duhet të përputhen dhe të bashkëpunojnë. (Aleks Buda, Vepra I Tiranë 1986, f. 199)
Analiza shkencore nxjerrë në pah faktet historike se banorët e Mirditës janë pasardhës të fisit të Pirustëve, të vendosur si të gjitha fiset e tjera Ilire të njëkohëshme, me vazhdimësi banimi të pandërprerë.
Nuk ka fakte e prova se ka patur ndonjëherë ardhje të mëvonëshme në shumicë, përveç rasteve të veçuara, gjini, familje, individe, etj. fakte që vertetojnë plotësisht se banorët e Mirditës janë autokton si pasardhës të fisit të Pirustëve.
Po kështu, gjetjet arkeologjike në varreza, në Perlat, Bukmirë, Prosek, Malaj, etj, dhe tri sopatat e gjetura neolitike, në Perlat, në Mërkurth, në Gëziq, Guri i Xhuxhës i gjetur kohët e fundit etj, tregojne se trualli i Mirditës ka qenë i banuar që në kohën e neolitit (6000-2000 vjet pr.K).
(Dr.Nikoll Toma “Studime historike” bot v.1986.f.😎
Faktet e gjetjeve arkeologjike e të tjera, hedhin poshtë kategorikisht ato gojëdhëna të fantazuara vendase , sikur popullsia e Mirditës paska ardhur gjatë pushtimit turk, nga Pashtriku i Hasit, legjenda Shalë e Shosh, etj, apo nga studiues të huaj që i bëjnë të ardhur mirditasit nga Libani, Persia, Serbia, etj. Absurditete të tilla as që mund të mendohen!
Gojëdhënat e legjendat, sigurisht duhet të vlersohen, por ato bëhen të vlefshme pasi të argumentohen shkencërisht, ndryshe ato mbeten të pavërteta. I takon së ardhmes në vazhdim t’i studiojë dhe t’i vertetojë shkencërisht me argumente gjuhësore, gjetje arkeologjike, toponime, emra, folklor, referime të bazuara, etj. Fakti është se për fat të keq ka mjaftë libra të shkruara për Mirditën që janë të pa sakta dhe të falsifikuara. Akademiku, Prof. Dr. Mark Tirta për këtë ka skjaruar: “…ka mjaft burime të shkruara për Mirditën, nga autor të huaj dhe shqiptarë, por ato janë shumë kundërthënëse mes tyre, bërë nga keqinformimi i disa shkruesëve….qëndrime politike të kundërshtive…. Të para me paramendime keqdashëse… etj.”.( Mark Tirta,”Etnokultura Shqiptare”, 2016, f. 343)
Disa referime e gojëdhëna të shkruara:
Shumë denigruese janë disa legjenda e fantazi të sajuara posaqërisht të fyenin Shqiptarët, t’i quanin të ardhur nga Arabia!
Në Revistën, “Leka” botim në Shkodër tregohet gojëdhëna.
“ Shqiptarët janë semsile që rrjedh nga Hazret Ymeri. Ata erdhën këtu se nuk kishin turp. Fjala Arabe, arnebud, në shqip do të thotë, nuk ka turp, e ju mbeti shqiptarëve Arnaut. Konkretisht thuhet: Në pjesë të shumtë, për atdhe të gjithë shqiptarëve mbahet Arabia”!
Kuptohet këtu gojëdhëna është sajuar qëllimisht nga turqit, për t’i paraqitur shqiptarët të fesë islame dhe për të përligjur islamizimin e popullsisë shqiptare!
*J. V. Han në veprën e tij, (1876), shkruan se shqiptarët ishin Arabë. Ata jetuan bri Detit të Kuq, etj. Rozafa Shkodër nuk është asgjë tjetër, veçse qyteti i Sirisë, Rusafa! Gojëdhëna të përhapura në kohën e Islamit për t’i turqizuar shqiptarët!
*Pukvili shkruan se, mirditasit janë të ardhur nga Libani. (Pouqueville Voyage de la Grece, Paris 1826,vol. III, f. 196)
Sipas Pukvilit, banorët mirditas janë me origjinë Persiane, të ardhur nga Malet e Libanit, nga Libani gjoja kanë ardhur në Mirditë!
Asqë mund të mendohet se popullsia e Mirditës është me origjinë nga Libani, apo Persian! Në fakt del e kundërta nga dekumente të ndryshme të shek. VII, të Erës Sonë një grup luftëtarësh mirditor me pages kanë shkuar në Liban.
*S. Gopçeviç shkruan se, emri Mirditë është i pa qartë. Mirditasit sipas një legjende rrjedhin prej serbëve. (S. Gopçevië Das Furstentum, Albanien Berlin 1914, f.99) Kur emri “Mirditë” është shumë i qartë dhe as që mund të mendoehet se Mirditasit janë serbë!
*Një autor vendas shkruan tekstualisht: ” …Fiset e Hasit shtrihen në Malin e Pashtrikut, që tradicionalisht ka qenë mëmëdheu për mirditasit”! Ndërkohë që është shumë e qartë se, mëmëdheu i Mirditës është Mirdita dhe jo Pashtriku i Hasit!
Është e habitshme që nuk bën përshtypje ky mashtrim. Të thuash se Mirdita nuk është Mëmëdheu i Mirditës ky është absurditet i çuditshëm!
*I njëjti autor shkruan, “Mirdita u “formua” nga gjithë shqiptarët qe e konsideruan armik të përgjithshëm Turqinë dhe për rrjedhojë, këta shqiptarë formuan Mirditën për të luftuar kundër Turqisë”!
Ky është një absurditet tjetër i sajuar, sepse është e qartë si drita e diellit se Mirdita është formuar që me formimin e fisit të pirustëve e jo gjatë pushtimit turk!
*Një gojëdhënë tjetër thotë se: “Mirditasit dhe prijsit Gjomarkaj erdhën bashkë me ushtrinë pushtuese turke aty nga shek. XVI”, kur dihet botërisht dhe është e qartë se Mirditasit e Gjomarkajt kanë jetuar aty në trojet e veta, shumë e shumë shekuj para se të vijnë turqit, si parardhës të pirustëve. Në fakt ka ndodhur e kundërta, pas vdekljes së Gjon Kastriotit, mirditas dhe oroshas kanë ikur te miqtë e tyre në Pashtrik, për t’u rikthyer pasi të qetësohet gjendja.
Thuhet nga gojëdhëna se: “… aty nga fundi i shek. XVI një familje u shkëput nga fisi i Maroshëve të Hasit, krahinë e Pashtrikut, për t’i shpëtuar persekutimeve turke…. , kryefamiljari i saj Mark Maroshi, erdhi në Orosh, u ngjesh me fisin Luli dhe u vu në krye të Mirditës…”. (Prengë Gjika,”Gjurmë Etnologjike në trevat veriore të Shqipërisë”, bot .1999, f.16)
Një sajim e falsifikim krejtësisht i gabuar dhe kundër Mirditës, sepse, Gjomarkajt rrjedhin nga fisi Markolaj, Marka Kolë Pali, pasardhës i princave Dukagjin.
Me sa duket kanë ndodhur keqkuptime dhe keqinterpretime si me rastin e gojdhënës për tre bajrakët e Kthellës: Kthellë, Selit dhe Rranzë, të ciltët i çuajnin të ardhur nga Ohri, një absurditet i shkruar, por i hedhur poshtë, sepse lidhjen administrative të këtyre bajrakëve me Sanxhakun e Ohrit e kanë ngatërruan, sikur banorët e këtyre tre bajrakëve paskan ardhur nga Ohri!
Kjo mund të spjegohet edhe për gojdhënën mbi ardhjen gjoja të banorëve të Oroshit e të Mirditës nga Pashtriku i Gjakovës në shek, XVI. Këtë e spjegonë: Dom Prend Suli i cili shkruan: “…Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, mirditas nga zona e Oroshit u vendosën në Pashtrik, për t’u rikthyer më vonë, përsëri në vendin e tyre”.
Po kështu, studiuesi i mirnjohur Xhemal Meçi, pas një studimi të gjërë në terren, duke i’u referuar traditës vendase në librin e tij, “Kanuni i Lek Dukagjinit, variant i Mirditës”; ndër të tjera përmend edhe faktin që pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (1468) edhe më heret, për t’u mbrojtur nga osmanët, mirditas nga Oroshi shkuan në Pashtrik për t’u rikthyer më vonë përsëri në Orosh”.
Këto referime janë kuptimplotë, sepse fill pas vdekjes së Skënderbeut, sigurisht janë larguar mirditas dhe Oroshas nga vendet e tyre, por edhe nga krahina të tjera të Shqipërisë, ku një pjesë migruan në Itali.
Pra mirditasit nga Oroshi e të tjerë shkuan në Pashtrik të Gjakovës dhe pasi u qetësua gjendja u rikthyen përsëri në trojet e tyre. Pikërisht këtë rikthimin e kan quajtur gabimisht të ardhur nga Pashtriku i Gjakovës!
Kështu u prodhuan këto gëjëdhëna e legjenda të shumta të sajuara që falsifikojnë të vërtetën e historisë.
Një gojëdhënë tjetër thotë se: “…erdhën tre vllezer nga Pashtriku i Gjakovës, njeri kishte marrë një shalë, i dyti një shoshë dhe i treti kishte marrë bukë. Ecën sa u lodhën dhe kur pushuan i kërkuan vëllajt bukë, pasi hëngrën buk thanë: “ Mirë diti vëllaj që mori bukën, ky u ndal aty dhe i mbeti emri Mirditi; ai i Shalës, zu vend aty ku eshtë sot Shala dhe i Shoshës zu vend aty ku është sot Shoshi. Kjo është bërë legjendë si përrallë, ashtu si përralla se, Mirdita dhe Gjomarkajt janë të ardhur nga Pashtriku i Gjakovës në vitin 1633! Marrëzira të tilla të papranueshme, kur Gjomarkajt rrjedhin nga fisi i pare i Oroshit “Markolaj” dhe dihet se që para pushtimit turk, kanë qenë në krye të Mirditës.
Për këtë legjendë na vjen në ndihmë, studiuesi e shkrimtari Ndue Oroshi me banim në Gjermani i cili na sjell analizat e ADN-së. Ai shkruan se, nga profili i ADN-së, një kombinim mes SNP (Sigle) të lokalizuar në kromozonin Y- DNA, ADN, planifikuar nga projekti Albanian, një person nga Spaçi, një person nga Gjomarkajt dhe një i Musollaj nga Kuzhneni, pasi iu bënë analizat del se, këta persona rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët i cili ka jetuar para 700-400 vjetëve pr.K. duke u nisur nga llogaritja me distancen gjenetike. Të gjithë i takojnë halpagrupit Paleo-ballkanik dhe Proto-ilir që është shumë i përhapur edhe në fiset e tjera që nga dyndjet indo-europiane! Analiza të tilla të AND-së ju bënë edhe për pes personave nga fisi i Shalës. Dhe nuk kishin fare lidhje gjenetike, fiset e Mirditës me fisin e Shalës. (Ndue Oroshi, marrë nga projekti i realizuar Albanian për AND-në) Pra del me AND se Gjomarkajt kanë qenë aty në trojet e veta Orosh, Spaq dhe Kuzhnen që në vitet 700-400 pr. K.
Nga këto analiza të ADN-së dalim në përfundimin shkencor:
Së pari: Shala dhe Shoshi, nuk kanë lidhje gjaku me Mirditën.
Së dyti: Bije poshtë gojëdhëna e Pashtrikut, se gjoja erdhën tre vllezer dhe, njeri zu vend në Mirditë, tjetri në Shosh, tjetri në Shalë!
Së treti: bie poshtë gojëdhëna se Gjomarkajt dhe banorët e Mirditës janë të ardhur nga Pashtriku i Gjakovës, sepse:
a) Nuk kanë lidhje gjenetike Gjomarkajt dhe Mirditasit me Shalë
e Shosh.
b) Nuk kanë lidhje gjenetike tre bajrakët: Orosh, Spaç
dhe Kuzhnen me Pashtrikun e Gjakovës.
c) Gjomarkajt, nuk kanë lidhje gjenetike të një gjaku me Pashtrikun e
Gjakovës, as me Maroshin e sajuar të Pashtrikut. Prandaj këto gojëdhëna bien poshtë kategorikisht.
Pra Gjomarkajt nuk janë nga Maroshi, por janë nga Oroshi, fisi (Markolaj) fis i parë i Oroshit dhe jo i fisit Maroshi i Lulit të sajuar!
Këto gojëdhëna absurde i injoron një letër e Mustafa Krujës, gjuhëtar i shquar shqiptar që i dërgon Ndue Gjomarkajt i cili shkruan:”…Ka gojëdhëna qi duen ti tregojnë Mirditasit ardhcakë të vonë në malet e tyne. E s’e kam marrë vesh kurr se nga kanë mund me lemë këto gojëdhana. Jam veç krejt i bindun qi Mirditasit janë autokton të viseve të banueme…Që deri ku mbërinë absurditeti i gojëdhënave: Orosh, Spaç e Kuzhnen ma parë vllazën me Shalë e Shosh se me bajrakët e tjerë të Mirditës”?!
Sipas antropologut Aleksandër Dhima: “ Rrezultatet e një studimi të gjërë antropologjik mbi popullsinë e sotme të rrethinave më tipike të Mirditës, flasin për praninë parsore të elementit adriatik, jo aq në formën e vet të mirfilltë, sesa në aspektin e një varianti lokal që vjen si pasojë e mplekjes së tipareve klasikisht adriatike…..Flasin qartë për mbijetesën e një varianti adriatik lokal”. A duhet më shumë se kaq! Që Mirdita është tipike si popullsi lokale që ruan vlerat antropologjike autoktone, me prani të elementit parësosr adriatik?!
Edhe Prof. Dr. Mark Tirta pasi përmend gojëdhëna për një mori levizjesh të popullsive të ardhur në Mirditë e të larguar nga Mirdita shkruan teksualisht: “Janë dhënë shumë mendime e hamendje, mbështetur në gojëdhëna, toponime, antroponime e pak fakte historike”.
Kjo thënjë duhet pasur mirë parasysh, sepse ka shumë hamendje dhe pak fakte historike dhe se historia nuk bëhet me hamendje dhe hipoteza, por me fakte dhe argument shkencore.
* Absurditetet s’kanë të mbaruar, një gojëdhënë e shkruar thotë se: ”… Tre bajrakët e Kthellës: (Kthellë, Selitë dhe Rranzë) janë të ardhur nga Ohri”. Për ta përligjur thuhej se këtyre bajrakëve u ruhej pjesa e peshkut të Ohrit! Një sajesë krejtësisht e pathemeltë. Me sa duket është ngatërruar lidhja administrative e këtyre bajrakëve me Sanxhakun e Ohrit!
*Gojëdhënë tjetër thotë se: “…Banorët e Xhuxhës janë të ardhur nga Peja…”. Kur e vërteta është se banorët e Xhuxhës janë vendës autokton, që u jep përgjigje Guri i Xhuxhës me simbolet e tij të lashta mijëra vjet para Erës së re. Në fakt ka ndodhur e kundërta, xhuxhasit kan emigruar në Pejë dhe sot ka më shumë xhuxhas në Pejë, se sa në Fan.
Familja e parë që krijoj fshatin Klinë, (sot qyteti Klinë), është nga Xhuxha Fan (familja Palushi) qe banon edhe sot në Klinë. Sepse nuk vertetohet të ketë patur levizje në shumicë, vetën familje të veçuara nga Peja për në Fan dhe anasjelltas, përveç një rasti që përmendet nga historiani Hecquart.
Hecquart, shkruan për Fanin: “Meqenëse tokat dhe kullotat nuk po u mjaftonin, në vitin 184O (shek.XVIII) ( në fakt ka ndodhur në shek. XVII, shenimi im) 300 familje të këtij bajraku u larguan për t’u vendosur në malet e Gashit, që sundojnë qytetin e Gjakovës. Në fillim fansit ua morën me qera tokën myslimanëve e më pas i përvetësuan dhe sot kanë një koloni prej 4000 frymësh”. (Hyacienthe Hecquard, Historia dhe përshkrimi i shqipërisë së Epërme Plejad, Tiranë 2007, f. 211) Nuk ka dekumenete të ketë patur raste të tjera të levizjeve në shumicë.
*Gojëdhëna: “…Banorët e Domgjonit Fan, të Bisakut dhe të Gojanit janë të ardhur nga Thaçi Pukë! Gjë krejtësisht e pa vertetuar, sepse nuk ka asnjë toponim, emër, apo gjetje arkeologjike, me emrin Thaç, në 12 fshatra, dhjetra fise dhe në gjithë territoret e këtyre fshatarave.
* Gojëdhëna: “ Një prift, Dom Gjoni erdhi nga Gjakova me vëllain, motrën dhe nipin, të cilët krijuan tre fshtra: fshatin Domgjon ku i dhanë emrin e priftit “Domgjon”, vëllaj që i mbahej goja, formoj Gojanin, i dha dhe emrin Gojan nga se i mbahej goja dhe djali i motrës formoj Bisakun”.( Llesh Ndoj, “ Domgjoni”, 2019, f. 22-23) Duket qartë e sajuar si një përrallë. Pra gpjëdhëna hidhet poshtë kategorikisht, sepse kur erdhi gjoja prifti Dom Gjoni, e gjeti këtë fshat me 37 shtëpi, Bisakun me 46 shtëpi etj.
( Nikollë Loka, “Fani Del nga Muzqet”, f. 18)
*Gojëdhëna: “ Gjinia Muça e ardhur nga fshati Ketë i Matit….ka krijuar e populluar fshatrat: Kryezi, Fush Arrës, Qaf Mali, Tuç, Lumi Bardhë, Lumi Zi, Breg, Kimez, Mesul, Dom, Spaç, Mënelë të Vaut të Dejës…etj.” (”P. Gjika, “Gjurmë etnologjike në trevat veriore të Shqipërisë”, 1999. F. 64) Absurde, një gjini nga një fshat i Matit paska krijuar të gjitha fshatarat e bajrakut të Spaçit, është një sajesë pa asnjë fakt apo argument shkencor!
*Gojëdhëna: “ Beglerët bushatllinjë i bëjnë Gojanas; hyzmeçari gojanas u bë pasha i Shkodrës! Pa asnjë fakt e argument shkencor, veçse një përrallë që përqeshnin pashan bushatllinjë!
*Gojëdhëna: “… Banorët e Konajt Fan, janë të ardhur nga Berisha Pukë…”. Kur në 7 fiset kryesore të Konajt me dy fshatra dhe 300 shtëpi nuk ekziston emri “Berishë” dhe asnjë toponim, nuk ka as nam as nishan të emrit Berishë. Ndërkohë që fisi “Berisha” ka migruar në Kosovë dhe kanë ruajtur atje me dhjetra e qindra emrin “Berisha” nga ka ardhur.
*Gojëdhëna: “…Disa fshatra të Bulgërit janë formuar, me të ardhur nga fisi Thaçi…”. Pa asnjë fakt, argument a spjegim, etj.
*Gojëdhëna: ”…Banorët e Shëngjinit Fan, janë të ardhur nga një endacak i gjetur nga një xhuxhas, i cili e mori dhe e vendosi në tokën e vet dhe ky krijoj fshatin Shengjin…”. Edhe kjo tregohet si një përrallë e një endacaku, që paska krijuar fshatin Shëngjin!
* Gojëdhëna: “ …Një gjini ka dalë nga fshati Klinë e Pejës… dhe ka krijuar fshatin Zhyn….”. (P. Gjika, po aty f.73)
Një absurditet tjetër ky, sepse ka ndodhur e kundërta, një familje me origjinë nga Xhuxha, Palushaj, familja e parë që ka krijuar Klinën, sot është qytet me 20 mijë banorë. Aty banon edhe sot familja Palushaj!
Fakte dhe argumente të bazuara:
*A nuk është fakt dhe argument shkencor se fisi Markolaj, (i Gjomarkaj), fis i parë, ka ekzistuar në Orosh para shek. XVI (që thotë gojëdhëna), kurse fisi Luli nuk është as fis ndër 12 fiset e Oroshit?! Kështu gojëdhëna se Gjomarkajt dhe Mirdita kanë ardhur bashkë me turqit në shek. XVI, del e pavertetë.
*A nuk është fakt dhe argument shkencor, se princat Gjomarkaj janë pasardhës të princave Dukagjin. Markol Pali, (Markola, etimologjia e fisit)), është biri i Pal Dukagjinit?! Pra Gjomarkajt janë pasardhës të Princave Dukagjin e jo të Maroshit të Hasit, gojëdhëna del e pavërtetë.
*A nuk është fakt dhe argument shkencor pema gjenealogjike e Gjomarkajve e shkruar nga Gjon Pjeter Gjomarkaj dhe Ndue Gjomarkaj, që i lidh me fakte bindëse e shkencore princat Gjomarkaj me princat Dukagjin!?
* A nuk është fakt dhe argument shkencor që Luli nuk ka qenë dhe nuk është fis ndër 12 fiset e Oroshit të cilat janë: Markolaj, (fis i parë i Gjomarkaj), Dedaj, Dodaj, Dragjoshaj, Qefallarë, Rrenas, Marpepaj, Sinani, Skana, Koka, Xhaferri, Gjoprenaj!?
Shihet qartë se gojëdhëna për ta quajtur Derën e Gjomarkajeve të ardhur del krejtësisht e pavërtetë.
* A nuk janë fakte të shkruara ku thuhet: “Kisha e Shënllezhdrit (Orosh) ka dy kryqa procesionarë të shek. XV, me shumë interes të përbamë prej pllakash argjendi me reliev. Njeni kryq qe punue prej njëfar Adamoviçi me 7 gusht 1447. Me përshkrimin e kryqit shoqnohet edhe një e dhanë historike: “Pal Dukagjini ka qënë princ i trevës së qujtun Dukagjin. Sundoi prej 1444 deri me 1458”. (Ibidem, f.145, (përkthim shqip). (Dom Nikollë Kimza hetime mbi vjetërsinë e rrjedhën e Derës së Gjomarkajve të Mirditës”?!. Hylli i Dritës”, 1937,f.348)
Gjetja e këtyre kryqeve dhe e shënimit historik për Pal Dukagjinin dhe koha e sundimit të tij, natyrisht që vjen në dobi të faktit se Gjomarkajt janë pasardhës të prijsave Dukagjin dhe se Mirdita e Gjomarkajt nuk kanë ardhë bashkë me Turqit, por janë autokton pasardhës të Princave Dukagjinas. Konkretisht më i vjetri i Gjomarkajve është Markolë Pali, i Palë Dukagjinit. Gojëdhëna bie poshtë plotësisht.
*A nuk është fakt deklarimi i studiuesit Eduard Shnaider, i cili shkruan: “… Princi a bajraktari nuk mund të bëjnë asgjë me kokën e tyre pa u marrë vesh me krerë princin i cili quhej Dukë. I fundit që mbante këtë emër ishte Lekë Dukagjini princë i Mirditës, që redaktoi ligjin tepër të njohur të gjakut. Kështu vetëm Mirdita njihet si vend i familjes Dukagjin, që ka për pasardhës të drejtëpërdrejtë shtëpinë princërore Doda”?! (Bib Doda i Gjomarkaj) (Eduard Shnaider, Kostandinopol, 1893. Përkthyer e botuar, 2009. f.128)
* A nuk është fakt deklarimi i Dom Nikollë Kimzës se: “ Dera e Gjomarkut ashtë Oxhaku ma i vjetër se Oxhaku i Toptanit. Nuk është urti as e drejtë të ju mohojmë origjinën princave Gjomarkaj, kur vetë ata thonë se ne jemi pasardhës të princave Dukagjinas; pa pasur prova ma të gjalla… se prej dukagjinasve nuk ka mbet asnji, e Gjomarkajt nuk rrjedhin prej tyne”.(Dom Nikollë Kimza hetime mbi vjetërsinë e rrjedhën e Derës së Gjomarkajve të Mirditës, (“Hylli i Dritës”, 1937,f.348)
* A nuk është fakt kur Ernest Koliqi shkruan:” Dera e Kapidanave të Mirditës në nam e në za në krejt gadishullin ballkanik e tutje,…ku u ruajtën…esenca heroiko-patriarkorë me palcë të çmueshme njerzuer, esencë që e shpëtoj rodin e shqiptarit nga zvetnimi e çoroditja. Ai visar dokesh ishte dikur pajë e mbarë kombit, me substancën e kulluet të kanunit të maleve të fisit arbënuer dhe patentë e fisnikisë së tij shumë të lashtë indoeuropian”?!(Ernest Koliqi, “Shejzat”, 1966, nr. 5-6. f.162)
Çfar duhet më shumë sesa, thënja e personalitetit të Shquar, Erenest Koliqi me vlersime supër të jashtëzakonshme në gjithë Ballkanin?!
*A nuk është fakt dhe argument shkencor se: “…Banorët e Xhuxhës nuk janë të ardhur nga Peja…”!? U jep përgjigje Guri i Xhuxhës me simbolet e tij të lashta shumë shekuj para Erës së re dhe fakte të tjera të vazhdimësisë së banimit dhe se ka ndodhur e kundërta, banorët e Xhuxhës kanë emigruar në Pejë?!
*A nuk është fakt dhe argument shkencor se banorët e Shëngjinit Fan, nuk janë të ardhur nga një endacak që kishte emrin Gjin i gjetur nga një xhuxhas, që e vendosi në tokën e vet dhe ky krijoj fshatin Shëngjin. Kjo është një përrallë. Historia nuk bëhet me përralla?! Sepse, banorët e Shëngjinit janë vendas aty të njëkohshëm me fshatrat e tjera të Fanit.
* A nuk ë fakt se fshati Shëngjin nuk u formua nga një gjini e ardhur nga fshati Klinë i Pejës, e sajuar vetëm se koincidon në Shëngjin toponimi Kinë e jo Klinë, ndërkohë që ka ndodhur e kundërta, një familje Palushaj me origjinë nga Xhuxha ka formuar Klinën e Pejës, sot qytet me 20 mijë banorë. Kjo familje jeton edhe sot në Klinë, iu kam qenë në shtëpi si i afërt i tij, vajza e kësaj familje është martuar me dajlin e Prof. Mikel Gojanit, Zllakuqan, Klinë.
*A nuk ësht fakt dhe argument shkencor se fshatrat e Spaçit Mirditë, nuk janë të ardhur nga një gjini, nga fshati “Ketë” i Matit, sepse nga 7 fiset e trojeve të Kodër Spaçit e Gurth Spaçit janë formuar 20 fshatrat e këtij bajraku, ku çdo fshat ka në përbërjen e tij fise të trojeve të vjetra, vendas dhe jo të ardhur siç thotë gojëdhëna?! Dhe se, në asnjë fshat, nga 20 fshatra të Spaqit e fiset e tyre dhe asnjë emër a toponim me emrin Keta nuk ekziston në territorin e Spaqit.
*A nuk është fakt dhe argument shkencor se Beglerët bushatllinjë nuk janë Gojanas, sepse gojëdhëna e hizmeqarit të gojanit që u bë Pasha i Shkodrës është vetëm një përrallë ?! Me prralla nuk bëhet historia.
Kështu janë gjithë këto fakte që vërtetojnë shkencërisht se Mirdita dhe Dera e Gjomarkajve të Mirditës, janë vendas autokton.
*Kështu gojëdhënat e siperpërmendura dalin të sajuara e të pa vërteta.
Për pasaktësitë, falsifikimet nëpërmjet gojëdhënave e referimeve të shkruara për historinë e Mirditës dhe të Derës së Gjomarkajve, Dr. Pal Doçi në “Studimet politiko-shoqërore” (shkruan:
“…Këto gojëdhëna…janë sa të pathemelta aq dhe të trilluara me qëllim të keq:
Duke i quajtur Mirditasit të ardhur kërkonin t’i nxirnin të huaj në Shqipëri, kështu të krijohej mosbesim e përçarje.
Duke i nxjerrë Mirditasit në sherbim të Osmanëve, ……kërkohej që të formohej mendimi se ata janë mercenarë e renegat e asgjë tjetër…
Duke i nxjerrë krerët e Gjomarkut të ardhur bashkë me ushtrinë Turke, …të formonte pozitën e asaj shtëpie në sherbim të Turqisë, duke i bërë të ardhur e jo vendës, t’i nxjerrin pa plang, pa troje, barinjë dhe endacakë”. (Dr. Palë Doçi, Studime politico-shoqërore, 1986, nr. 11. F.44) (AQSH, fondi Bib Doda), Dr.Nikoll Toma (në studime historike po aty, f.19)
IPEN ka theksuar: “…Mirditasit janë shqiptarë të kulluar si gjithë fqinjët e tyre dhe hipoteza që duan t’u japin atyre një origjinë tjetër sllave ose arabe janë të pathemelta dhe të pa baza”.( Ipen, vepra, f.19)
Theksojmë gjithashtu se, ka autor që vazhdojnë të bëjnë emërtime të sajuara duke i quajtur fise, kur nuk janë fise. Kështu emërtojnë pa vend: fisi Puka, fisi Mirdita, fisi Iballa, fisi Mat, fisi Dibër, etj.
Për këtë, etnografi shqiptar, Akademiku, Prof. Dr. Mark Tirta shkruan: “Në shek. e XIX e fillimi i shek.XX përdoren në shkrime të ndryshme emërtimet: Fisi i Hotit, fisi i Krasniqes, fisi i Berishës, fisi i Mirditës, fisi i Matit, fisi i Dibrës etj, Në disa raste në këto bashkësi territoriale ka qenë ruajtur aty-këtu egzogamia, e ndonjë institut tjetër i lashtë, këto të fundit si mbijetesa të vjetërsisë në formacione të reja shoqërore.
Fiset në këto raste janë emërtime krejt fiktive. Në disa raste emërtimi fis ka kuptim krejt figurativ, për të mos thënë se ky term nga autor të huaj është përdorur në mënyrë arbitrare. Nuk ka ekzistuar kurr termi fisi i Matit, fisi i Mirditës, fisi i Dibrës, fisi i Pukës etj. Populli nuk i njeh këto, janë vetëm shpikje të udhëtarëve të huaj…”. (Prof. Dr. Mark Tirta, “Etnografia shqiptare” Tiranë 7999, f.32)
Kështu duken qartë se shumë gojëdhëna e legjenda mbeten të pavërtetuara prej tyre janë edhe sajime të cilat kthehen në falsifikime që janë të dëmshme, sepse mohojnë autoktoninë e banorëve të Mirditës dhe të prijsave Gjomarkaj, ashtu siç duan shovinistët fqinjë e të tjerë për t’i qujtur banorët Mirditas, ardhacakë, barinjë, endacakë dhe Gjomarkajt në shërbim të pushtuesëve.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.