Nëna ime e dashur …
Sharl Bodler
Ekstrakte të korrespondencës së Bodlerit
Letër për nënën e tij (6 maj 1861)
Nëna ime e dashur, në qoftë se ti ke vërtetë dashurinë e pakufi të nënës dhe në qoftë se nuk je shumë e lodhur , eja në Paris, të më shohësh,dhe madje të më kërkosh.Unë, për një mijë arsye të tmerrshme,nuk mund të vij në Honfleur për të parë me sy, atë që dua aq shumë dhe për pak kurajo dhe përkëdhelje.
Në fund të marsit, të shkruajta:
Nuk di cfarë do të jepja vetëm të kaloj disa ditë me ty, e vetmja qenie nga e cila varet jeta ime, vetëm për tete dite, tre dite, disa orë.
Ti nuk i lexon letrat e mia me kujdes, dhe mendon se unë gënjej, ose të paktën e ekzagjeroj kur flas për dëshpërimin tim, shëndetin tim, tmerrin tim të jetës. Unë po të them se dua të të shoh ty, dhe nuk mund të vij në Honfleur. Letrat e tua përmbajnë shumë gabime dhe keqkuptime të cilat biseda mes nesh mund t’i ndreqte sepse vëllime me shkrime nuk do mjaftonin për t’i zhdukur.
Sa herë që unë marr lapsin për t’ju vënë në dukje gjendjen time, kam frikë; Unë jam i frikësuar mos të të vras shpirtërisht dhe të shkatërroj trupin tënd delikat.Dhe unë jam vazhdimisht padyshim, në prag të vetëvrasjes. Unë mendoj se ti më do mua me pasion; me gjithë shpirt se ti ke shpirt të madh!
Une të kam dashur aq shumë me pasion në fëmijërinë time; Më vonë, nën presionin e padrejtësive të tua, humba respektin për ty si një padrejtësi nëne që mund të lejojë një mungesë respekti biri; Unë jam penduar shpesh,edhe pse, si zakonisht, nuk kam thënë asgjë. Unë nuk jam fëmijë mosmirënjohës dhe i dhunshëm. Meditimet e gjata për fatin tim dhe karakterin tënd më ndihmuan për të kuptuar të gjitha gabimet e mia dhe të gjithë bujarinë tënde. Por, në fakt dëmi është bërë, nga pakujdesia jote dhe gabimet e mia.
Ne jemi të destinuar të duhemi për të jetuar për njëri-tjetrin, për të përfunduar jetën tonë sa më ndershmërisht dhe butësisht të jetë e mundur. Dhe akoma, në rrethanat e tmerrshme në të cilën unë ndodhem, jam i bindur se njëri nga ne do të vrasë tjetrin, dhe që në fund të fundit ne do të vrasin njëri-tjetrin.
Pas vdekjes sime, ti nuk do të jetoje më gjatë, është e qartë. Unë jam e vetmja gjë që të mban gjallë. Pas vdekjes tënde, sidomos nëse vdes nga një tronditje e shkaktuar nga unë, do të vras veten,padyshim. Vdekja jote,për të cilën flet shumë shpesh, asgjë nuk do t’i rregullonte gjendjes time; Këshilli Gjyqësor do të mbahet(pse duhet të mos jetë?), asgjë nuk do të paguhet, dhe unë do të kem përveç dhimbjes, ndjenjën e tmerrshme të izolimit absolut. Të vras veten është absurde, apo jo? “Pra do ta lesh nënën tënde të vjetër vetëm,” do të thuash. Shenjt!
nëse nuk kam të drejtën e rreptë për ta bërë këtë, besoj se sasia e dhimbjes që kam vuajtur për gati tridhjetë vjet do të më bënte të falshëm.
Përshtatje në shqip @Mirela Leka Xhava (vazhdon)
“””””””””””””””
Harresa
Në grushtat me rërë shtrëngoj kujtimet
mbytur mes gishtash, kërkojnë të ikin,
i lëshoj ngadalë ti marrë era
si hirin e trupit të lehtë fluturues
djegur mes detit në turrën e druve
shpërndarë grimca qiellit më të lartë
gjysmat fshirë nga koha e gjysmat nga unë.
Bregut pëshpëris ca fjalë, ca vargje
dhe flladi në eko të largët m’i kthen
dielli tej horizontit në det po lahet
dhe muzgun në mbrëmje e kthen
peng i harruar, peng i mbetur këtu në breg.
Zemra e lodhur flet vetëm me hënën
e hëna detit tërë natës i flet
pëshpërima të njohura më duken,
mbase psherëtima, tek shkoj mendje zbrazur
një pikë lot i kripur mbi faqe rrëshket.
Klonim
Qiellit bien dhimbjet
si blloqe gurësh të mermertë
skulptura të papërfunduara hyjnish
nga luftrat e Marsit në stinën e brishtë.
Petale, që fytyrën lajnë agimeve me vesën
fluturojnë perëndimeve me erën.
Duart ngre,
lojë e dyshimtë perëndish.
Hyjnitë ulur në frona, pa këmbë, pa duar
skulptura në pritje të tjeter formësimi,
klonimit me njeriun, për t’i ngrirë buzëqeshjen.
Qiellit bien dhimbjet
të nesërmen dita do të jetë e mermertë, gri
Perënditë njerez
Njerëzit perëndi.