MOS GJUKONI NJERES PA I NJOHUR VET .
Mos gjykoni NJERES pa i njohur,
se fjala e botës shpesh ka hije,
dikush të ngre vetëm për interes,
dikush të ul nga smira e ligësie.
Buzëqeshjet jo gjithmonë janë dritë,
as loti s’tregon çdo të vërtetë,
ka njerëz që flasin sipas erës,
dhe ndërrojnë zemër nga një përfitim
.
Prandaj njih shpirtin me sytë e tu,
mos ec pas zërave kot nëpër rrugë,
se njeriu më i mirë mund të duket fajtor,
kur gjykohet nga një botë pa udhë.
E vërteta nuk bërtet në turmë,
ajo rri e heshtur në thellësi,
dhe vetëm ai që sheh me zemër,
arrin ta njohë një njeri me dashuri.
Valbona Shehu 06-07-2021;
A “DO TË MË DUASH DHE KUR UNË TË PLAKEM?
RIPOSTIM…

Autore Bona Shehu 09_02_2024.
A do të më duash edhe kur unë të plakem,
kur flokët e mi të zbardhen dalëngadalë,
kur rrudhat të më mbulojnë fytyrën
dhe vitet të lënë gjurmët e tyre në ballë?
A do të më shtrëngosh duart si dikur,
kur ato të mos jenë më të buta si më parë,
a do të më shikosh ende me të njëjtët sy,
kur bukuria e rinisë të jetë bërë kujtim i largët?
A do të më puthësh në ballë çdo mëngjes,
a do të më thuash se jam ende e bukur,
a do të qeshësh me mua për gjërat më të vogla,
dhe do të më mbash pranë edhe kur koha të na lodhë?
Unë nuk të premtoj se do të jem gjithmonë e re,
as se vitet nuk do të ndryshojnë fytyrën time,
por të premtoj se zemra ime do të të zgjedhë,
se dashuria ime nuk do të plaket bashkë me trupin tim.
Dhe kur të vijë dita të ecim më ngadalë,
të ulemi pranë dritares e të kujtojmë rininë,
dua të më shikosh, të më buzëqeshësh e të më thuash:
“Të zgjodha kur ishe e re, por të dua edhe më shumë tani, sepse me ty dua të plakem deri në fund të jetës.”