KONTRAST – SHQIPTARËT NUK DINË ÇFARË DUAN…
Shqiptarët edhe e urrejnë komunizmin, por edhe u pëlqejnë gjërat falas, apo lavdërojnë shembullin e Guljem Radojës, që jepte mësim për 2500 lekë në orë dhe shkonte me biçikletë në punë ?!
Shqiptarët e dëgjojnë shumë edhe filozofin prof. Artan Fugën, që promovonte daljen në qytet apo shkuarjen në punë me një motorçikletë të vogël, për të treguar thjeshtësi e modesti…
Në një debat mbrërmë me disa PD-ista, për të sulmuar investimin arab në Durrës, ata thonin se princi i kurorës arabe është kriminel, sepse ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Kemal Kashogi…
Pa mbajtur anë me atë që urdhëroi këtë vrasje ose jo, mund të thuhet se të njëjtit PD-ista donin të na sillnin në pushtet ata që urdhëruan vrasjet me 21 janar të 4 protestuese shqiptarë.
Bie në sy fakti se këta PD-ista nuk i shohin fare krimet e kryera nga PD e drejtuesit e saj mbi shqiptarët, pasi habiten duke parë krimet e të tjerëve në botë… Ose u dhimbsen arabët më shumë se shqiptarët e vrarë…