25.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Dafina Lira Mucka

Për nënën time!Mund të jetë një imazh i 2 persona

Do e mërrija dhimbjen
Do e bëja copë
Në syt e nënës sime
Mos shikoja kurr lotë
Vuajtjet e saj ti bëja mbrekulli
E në syt e nënës time
Të shihja vetëm lumturi
Në pafundësi dashuri
Syt e saj ëngjëllorë
Ti bëja mirësi në botë
Vuajtjet e nënës sime
Ti bëja lutje në zotë

Mos kish kurr njerës të vojtur

Për nënat mos kishte kurr lotër

Vuajtiet të bëheshin dashuri

E bota të mos kish kurr ndasi

“”””””””””””””””””””””””””

Për fëmijët amanet!
Kur rrugën mora për në kurbet
Se mendova se do rrija një jet
Ika me fëmij të vegjël në duar
E sot u bëra gjyshe në dhetë huaj
Vitet ishin shum të vështira
Se mendoja kurr se sa dorrija
Me ëndrra këthimi shkuam
Kurbetit mallin ngarkuam
Sot nga kurbeti në kurbet
Qënka e vështir kjo jet
Kur vatanit larg i shkon
Diell i botës kurr s’të ngron
Sa do bukur që të jetë
Në dhe të huaj je i pa vler
Se kur s‘ke dheun tënd
Këmbët të shkojnë shum rëndë
Gjuhën tënde s’e flet dot
Dhe njer ujë s’kërkon dot
Deri sa gjuh të mësosh
Vendin prap do e ndryshosh
Mallkuar kurbet do jesh
I ndave njerzit për jet
Se vështir të ket këthim
Kur fëmijët më nuk vin

Por një gjë s’do e harrojm

Gjuhën e nënës do trashëgojm

Për fëmijët amanet

Rrënjët e tyre ti mbajnë për jet

“”””””””””””””””””””””””””

Gjumi natës nuk më ze !
Mos më shani përse shkruaj
Mos më ndalni çdo vullkan
Oh sa thell në shpirt unë vuaj
Kur kjo jetë gëzim nuk mban
Nuk më ze as gjumi natës
Kur shikoj dhimbjet e plagës
Kur nuk mundem ta kurooj
Këtë botë ta ndryshoj
Në çdo fjal një thirrje ndjej
Këtë kohë ta këthej
Të bashkoj gjith njerzin
Mos të shoh larguar fëmij
Mos shoh nëna në vetmi
Mos shoh bot pa dashuri
Do të shkruaj sa të kem jet
Për një bot të vërtet
Sot nuk ndihet dashurija
Është çmendur njerëzia
Fluturojn si të marr
Në ktë tokë këmbët su mbajn
As në qiell e as në tokë
Dy vet bashk si bën dot
Seç i hëngri babëzia
I gërreu thell zilia
Dielli del e perëndon
I ngarkuar rëndë shkon
Se nuk ka rehat njerzia
Është ndryshuar dhe gjithësia
Oh sa shum dua të shkruaj
Brënda shpirtit gjë mos mbaj
Të shpërthej gjith këtë brengë
Për një bot që nuk pa diellë

Nesër do e pres agimin

Shpresa do e mbaj zemrimin

Se kështu e mbaj mendimin

Për ndryshimin e njerzi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.