18.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Maj 2024

Daut Vela

NUK KA TAGËR NJERI QË TË FYEJ REXHEP QOSJEN.

Ai është IDEOLOGU, FILOZOFI dhe POLITIKANI i KOMBIT SHQIPTAR.

“REXHEP QOSJA është ikonë e elitës intelektuale kombëtare shqiptare. Ai është shpirti i kombit të ndarë në disa shtete, është dashuri dhe jo urrejtje, është bashkim dhe jo ndarje, është mençuri e shkallës sipërore. Është bekim dhe ne jemi me fat që jetojmë në kohën e Rexhep Qosjes. Për çudi sulmohet nga anonimatët dhe Low nivelët! Eh, Zot i madh!! Tagër për të vlerësuar Rexhep Qosjen e ka vetëm elita intelektuale shqiptare dhe jo ata që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre dhe përfitojnë nga liria e tepërt e komunikimit në rrjetet sociale, gazeta apo TV. Turp, o qënie njerëzore pa shtyllë kurrizore, pa identitet, pa mendim. Jeni kthyer si pasionarellapa. Si mund të vlerësohet një akademik nga Low nivelët që shyqyr u ra në dorë celulari dhe o burra shaj, fyej, denigro dhe kë: Akademik, Prof.Dr.Rexhep Qosjen. Rexhep Qosja qëndron aq lart sa e keqja nuk i arrin as thembrat. Ai është vigan. Ai është MAL MENDIMI. Nuk ka gjë më poshtëruese kur low nivelët duan të identifikohen. Historia e një kombi në një farë mënyre është historia e personaliteteve të tij. Dhe Rexhep Qosja pa diskutim është një personalitet i kombit shqiptar nga Preveza e deri në Sanxhak. Njerëzit e punës dhe të mendimit janë si malet që nuk i shemb dot fjala dhe sidomos fjala në gojën e të ligut. Rexhep Qosja është një mal mendimi, është një mal urtësie, është një mal dashurie, është një mal patriotizmi, është një mal bashkimi aq të nevojshëm për krijimin e kombit natyral shqiptar. Malet ngelen të tillë pamvarësisht nga rrufetë, shtërngatat apo stuhitë e dëborës”. DAUT VELA.

“”””””””””””””””

LIBRI: ” INTELEKTUALË SHQIPTARË DHE MENDIMI I TYRE FILOZOFIK”.
Autor: DAUT VELA.
ARISTIDH KOLA (1944÷2000), jurist, shkrimtar, studiues, publiçist.
Lindur më 08.07.1944 në Kaskavali të Thivës, Greqi dhe ka vdekur më 11.10.2000 në Greqi. Arsimin fillor, unik dhe të mesëm i ka përfunduar në vendlindje. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Athinës në degën e jurisprudencës.
Ka punuar për shumë e shumë vite avokatë në mbrojtje të të drejtave të arvanitasëve të cilët për realitet janë të shumtë në Greqi. Ai ka qenë Kryetar i Lidhjes së Arvanitasëve të Greqisë si dhe ka botuar revistat “Besa” dhe “Arvanos”. Aristidh Kola ka bashkëpunuar me të gjitha rrethet letrare e politike të diasporës shqiptare në botë, me intelektualë të Kosovës, Turqisë dhe Shqipërisë. I dha një mbështetje të fuqishme luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Miku i madh i shqiptarëve emigrantë në Greqi. Ka bërë një punë mjaft këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Nisi hartimin e fjalorit arvanitas, por nuk arriti ta përfundonte.
Disa nga librat e Aristidh Kolës:
o Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve.
o Gjuha e Perëndive.
o Deklaratë e Bashkimit Arvanitas.
o Fjalori korigjues i fjalëve arvanite.
o Fjalori krahasues i gjuhës shqipe.
o Greqia nën kurthin e serbëve të Milosheviçit.
o Mithi dhe e Vërteta.
o Varrimi i tretë i Marko Boçarit.
o Antonio Bellusci dhe magjia e gojëdhënave popullore.
Libra të pabotuar (dorëshkrime).
o Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indo-europian.
o Kadmas dhe alfabeti.
o Marko Boçari-roman biografik.
o Poezi e tregime.
Aristidh Kola është nderuar nga shteti shqiptar dhe ai kosovar me urdhëra dhe çmime të ndryshme.
Thënie nga Aristidh Kola:
 Rrënjët tona janë në Arbëri.
 Edhe unë jam kosovar.
 Mos u çuditni me kundërshtinë, përplasjet dhe urrejtjen midis këtyre tri feve: judaizmit, krishtërimit dhe myslimanizmit. Kundërshtitë e tyre të brendshme ideologjike janë shumë herë më barbare se çdo tjetër. Të gjitha rivendikojnë për veten e tyre dhuratën e Perëndisë, të pagabueshmen, uniken, duke i konsideruar të tjerët “dhen flijimi”, ndërsa vetveten shpëtimtare të Perëndisë. Fanatizmi i tyre drejton drejt veprës që pëlqehet nga Zoti i secilit që të të “shpëtojnë” me çdo mënyrë, qoftë dhe me prerje koke!
 Kombi pellazg i barabartë me Zotin që mbiu mbi malet pyjëdendur ose në tokën e zezë për të qenë lindësi i të gjithë soit njerëzor.
 Për shqiptarin, liria është tejet e vyer. Krishtërimi e zhvendos problemin e lirisë në botë të përtejme dhe të pasigurta. Liri do të thotë atje nënshtrim ndaj Zotit, siç na tregojnë fletushkat e krishtera. Shqiptarët nuk e kuptojnë këtë dhe më kot do të lodhemi t`ua shpjegojmë.
 Fetë orientale karakterizohen nga reja e madhe e zotave hakmarrës e të tmerrshëm, prej të cilëve njeriu është i varur deri në përjetësi. Njerëzit atje janë të detyruar të kërkojnë mëshirën e shpirtmadhësisë së Zotit, nën hijen e shpatës së tij, së cilës nuk i shpëton dot askush.
 Shumëçka na e kanë mbajtur fshehur, por e vërteta kërcen e del në shesh, prej andej nga nuk u shkon mendja varrosësve të saj.
 Feja e krishtere, myslimane, judaike, madje dhe ajo indiane, bazohen në ideologjinë e mëshirës. Mendoj se mëshira është alfa dhe omega e feve me prejardhje judaike. I luten me përulësi mëshirës së Zotit, që do të thotë se i luten me përulësi dhe mëshirës së kundërshtarit, të fuqishmit, të pushtuesit.
 …e paguaj shtrenjtë dhe në mënyrë të përditshme me nderin, dinjitetin dhe lirinë…Mbi kokën time nuk pranoj kurrë gjë veç qiellit të lirë e pafund.
 Të jesh grek i vërtetë duhet të provosh që je shqiptar.
 Shqiptarë e grek janë vëllezër, vijnë nga një rrënjë e përbashkët, nga rrënja pellazgjike.
 Urtësia na këshillon durim, gjakftohtësi, besim te e vërteta. Kjo, sado të turbullohet, vjen një ditë që del në shesh.
 Me qeverië nuk bëj dot luftë, por të vërtetën e them dhe për këtë s`më ndalon dot njeri.
 Ne arbërorët i kemi qorruar sytë tanë me duart tona kur kemi fshehur origjinën tonë etnike dhe gjuhën tonë.
 Nuk di, po më habit ky gjaku inë. Jemi gjithë energji e vitalitet. Trima po se po, por dhe me shpirt të ndjerë. E duam të bukurën, të mirën dhe jo vetëm e duam, por dhe e kultivojmë.
 Vallja came ka levendëri, krenari, bukuri në lëvizje, të cilat vënë në dukje dhe virtutet e mësipërme. Nuk është valle erotike, por gjithashtu nuk është as luftarake, as e ndjenjës. Dyshoj, nëse mund të ketë një të dytë në botë.
 Kam preferuar gjithmonë të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat. Nuk jam lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përmjera.
 Populli, shpesh here, është shumë më i emancipuar se vetë politika.
 Eh, është historia jonë kokëfortë, si kokat tona, një farë që ka mbirë dhe në shkëmbinjtë e Akropolit. Një e vërtetë që, duan s`duan të tjerët, qëndron në këmbë. Ajo vjen drejt nga historia.
 Ka qenë mençuria dhe urtësia jonë, besa dhe trimëria që na ka mbajtur e na ka bërë të mbijetojmë. Nuk na i kanë dhënë sandaka. Bashkëjetesa dhe historia jonë kanë qenë dhe kanë mbetur të ndershme. Nga 100 heronj të Greqisë, 90 janë arvanitas.
 Nuk ka popull më të afërt për grekët se sa shqiptarët dhe nga ana tjetër nuk ka popull më të afërt për shqiptarët se sa grekët me historinë e largët e deri në kohët më të vona, dy popuj me histori fort të ngjashme.
 Historia greke që nuk merr parasysh arvanitët në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as greke e as histori nuk quhet. Është thjesht një histori e sajuar.
 Ekzistojnë sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjenë më të keqe dhe të vesh “kokën në torbë”.
 Vëzhgoj ndërhyrjet e Ismail Kadaresë në fushën botërore. Është ambasadori i madh i Shqipërisë në botën e jashtme.
 Shqipja, nëna e gjuhës greke.
 Trimëritë e Herkulit kanë nevojë për trimëritë e Herkulëve të rinj intelektualë. Kjo është rruga e ndritshme e lavdisë për njerëzit e artit e të shkronjave.
 Por që të ndihmojmë duhet që ti vetë me punët e veprat e tua të tregosh se sa vlen, se lufton në një rrugë të mirë për një qëllim të shenjtë.
KY BURRË KA BËRË SHUMË PËR KOMBIN SHQIPTAR. E MERITON NJË MONUMENT NË KRYEQYTETIN TONË.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.