13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Fadil H. Curri

Me rastin e 10 tetorit-datëlindjes së Dëshmorit…
KUJTIME PËR DËSHMORIN, FERID ESAT CURRI…
(Shkëputur nga libri “Djali i Kosovës” i autorit Fadil H. Curri)
Dëshmori i Kombit, Ferid Esat Curri, në këtë botë erdhi më 10 tetor të vitit 1974 nga një familje dhe fis jo i kamur ekonomikisht, por me tradita burrërie e atdhetarie. Dielli ende kishte për të bërë rrugëtim.
DITË PRANVERORE ME DIELL
Dita e 14 prillit po agonte me rrezet e diellit mëngjesor, ku si zakonisht dhe fillimisht e shënjestronin Majën e Zezë të Qyqavicës mitike, e cila edhe në të kaluarën kishte qenë mburojë e shumë breznive të luftëtarëve për liri.
Këngën dhe melodinë magjepsëse të zogjve, në atë mëngjes të hershëm pranveror, e ndrydhte ofensiva e ndërmarrë e hordhive paramilitare e policore serbe. -Por ç’e do, ore lumë vëllai-, i kishte thënë Feridi të vëllait, Petritit, -tërë këtë bukuri natyrore, që bie ndesh me zemrat e thyera të popullit dhe të çlirimtarëve, por edhe njerëzore, që ishin fare të pashpresa?! Sepse të gjitha ato zemra lëngonin dhe vuanin e rënkonin në tokën e djegur shkrumb.
Nga ajo bregore bleroshe e gjysmë e zhveshur në Gurshkabë, qëndronin në vijën e frontit dy të rinj, dy vëllezër, Feridi dhe Petriti, të veshur me uniformat e tyre laroshe, ushtarake nga 2 shtatori I vitit 1998. Sa bukur u rrinin emblemat e UÇK-së në ballë, e në krahë, mitralozi e automatikët! Në sytë e tyre, të futur thellë në rrashtë, shihje një qëndrim mjaft të matur.Mund të jetë një imazh i 18 persona, duke përfshirë Fadil H. Curri, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Ishte afruar komandant Abedin Sogojeva- Dini, por, për çudi, askush nuk po fliste fare. Me dylbi të mëdha dhe të tejzgjatura, komandanti vrojtonte mbi shpatin e Grabocit, ku ishin të stacionuara forcat serbe.
-Ç’je fundosur aq thellë në mendime, o Komandant?- foli si zakonisht Feridi. Komandanti uli dylbitë poshtë duke i fshirë sytë e stërlodhur.
-Po si mos të thellohet, o Ferid?!- ia priti i vëllai, Petriti, pa e ndërruar pozicionin.
Pasi u mendua pakëz habitshëm, drodhi kokën dhe shtoi:
-Gjithë kjo popullatë civile e paarmatosur, që gjendet prapa shpinës sonë, e pambrojtur: gra, fëmijë e pleq, gjendet para një tragjedie shfarosëse.
Ndërhyri edhe zv. komandanti, Ali Sogojeva:
-Po pra, fati i tyre mbështetet në duart tona. E vështirë qenka kjo! Ata shpresojnë te ne e mundësitë i kemi të vogla për t’u dalë në krahë. Të mjerët, po ma brejnë shpirtin si sëmundja e kancerit! Jeta nën plumba qenka e rëndë dhe e tmerrshme!
Beteja kishte filluar e armiku sulmonte furishëm nga të gjitha anët e me të gjitha mjetet. Beteja sa vete e ashpërsohej. Luftohej edhe nga afër, fyt më fyt e dhëmbë më dhëmbë.
Dheu i tokës mëmë zuri të skuqej e bari i njomë u ujit nga gjaku rrëke i Feridit e i vëllait, Petritit. U plagosën edhe disa të tjerë.
Edhe pse me shumë të plagosur, 14 prilli 1999 ishte më i gëzueshmi për Feridin, Petritin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e batalionit të Abedin Sogojevës- Komandant Dinit, sepse nuk u lejuan forcat serbe policore paramilitare të depërtonin te popullata civile.
-As vdekja nuk më frikon,- tha Feridi.
Kjo ishte e vërtetë, sepse djaloshi Ferid Esat Curri, ishte i mishëruar me fatin e hidhur pelim të popullit të vet liridashës. Përreth bashkëluftëtarët e kishin mbuluar luftëtarin trim dhe bënin heroizëm të pashoq. Atij iu kishte plagosur edhe vëllai, Petriti në dorë, ku ca shokë e kishin mbuluar dhe po e ndihmonin.
Më datën 15 prill 1999, dëshmori i kombit, Ferid Esat Curri ndërroi jetë. Shokët bashkëluftëtarë Feridit i thurin disa vargje:Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Pranë kodrinës së zhveshur
Maje një thepi në Gurshkabë
Poshoi së rrahuri zemra
E heroit kombëtar-Ferid Esat Currit
Porse vepra nuk i vdes…
Dhe fare paqësisht shpirti i tij i ndritur kishte vajtur në amshim. Atje e prisnin komandantët, Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fehmi e Xhevë Lladrovci edhe qindra, e mijëra, lulëkuqe të tjera të lirisë…
Në çdo mëngjes, dielli i ngrohë martirët, dëshmorët dhe heronjtë. E tani në kryeqytet, në pjesën lindore të Prishtinës, në mesin e dëshmorëve, pushon i qetë edhe heroi i kombit, Ferid Esat Curri.
Lavdi nëpër përjetësi veprës së heroit të kombit, Djalit të Kosovës, Ferid Esat Curri, dhe gjithë, Dëshmorëve e Martirëve të Kombit tonë…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.