7.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Dhjetor 2024

Irma Kurti

 

° Emocion, dhimbje, nostalgji…

Botohet në Itali: “I ricordi di un medico” (Kujtimet e një mjeku) me shënime nga ditari i babait tim të shtrenjtë, mjekut Hasan Kurti.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, text that says 'Iricordi di un medico Hasan Kurti Irma Kurti MARAINITALYA ALIA K CA KALENDAE DIAR EMEMORIE' Ky libër më ka bërë shoqëri gjatë muajve të vështira të lockdown, ishte ëndrra që më mbante zgjuar dhe të kthjellët. E gjeja veten të shkëputur për orë të tëra nga realiteti, ndërsa përpiqesha të deshifroja rreshtat e shkruara prej babait, t’i përpunoja dhe të gjeja mënyrën më të mirë për t’ia transmetuar lexuesit. Në atë periudhë, nën presionin dhe terrorin që ushtronin mbi ne kanalet televizive italiane, kur gjithçka dukej jashtë kontrollit, ndjeja një farë shqetësimi dhe frike se mund të mos e mbaroja këtë projekt. Por ja që ai doli në dritë dhe kam kënaqësinë ta ndaj me ju lajmin e botimit të tij.

Për ata që duan ta blejnë mund ta gjejnë online ose të më kontaktojnë në inbox. Faleminderit!

° Emozione, dolore, nostalgia… È stato appena pubblicato dalla Casa Editrice Kimerik “I ricordi di un medico”, che contiene note dal diario di mio papà, un medico che ha lavorato con passione e dedizione al servizio della gente. Questo libro mi ha fatto compagnia nei mesi del lockdown, è stato il sogno che mi ha tenuta sveglia e lucida. Trovavo me stessa commossa e distaccata per ore dalla realtà, mentre tentavo di decifrare le righe scritte da lui, di elaborarle e trovare la forma migliore per trasmetterle ai lettori. In quel periodo, con la pressione e il terrore che esercitavano su di noi la TV e i media, quando tutto sembrava fuori controllo, ho sentito una certa angoscia e temevo di non poter finire questo progetto.

Potete acquistarlo in tutte le librerie principali online e, in ogni caso, mi potete scrivere in privato.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.