28.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Kujtim Hajdari.

KUR MUNGON TI…
Kur mungon ti e dashur ndjehem keq përherë,
dhe sonte të prita me gëzimin që puthte qiellin,
ngjyrat i ndeza plot dritë si në pranverë,
lulet e dhomës sikur putheshin me diellin.
Tingujt prisja t’i sillje ti, me zërin tënd,
dhe unë të dehesha në krahët e lumturisë,
të mahnitesha e të mbetesha pa mend,
të harroja hallet e botën e mërzisë.
Lashë dritaret hapur për zogjtë kureshtarë,
nën tinguj të ëmbël hareje e magjie,
kur lumturia të luante me ne si e marrë,
ata të shkruanin solfezhe dashurie.
Ti nuk erdhe as sonte zjarr t’i jepje gëzimit,
prushin e shpirtit e mbuloi hiri ngadalë,
dhe festa vari mjergullat e trishtimit,
sikur t’më thosh me zë të dhëmbshëm: “Më fal!”
Si mund t’i shuaj ngjyrat që më verbojnë,
ato dhomën nuk e lëshojnë, e kanë marrë peng,
mallin, trishtimin që shpirtin pushtojnë,
që peshojnë e vrasin si një gurë i rëndë?
Qyteti i heshti zhurmat dhe dalëngadalë,
Filloi të struket me dhimbje në errësirë.
Çfarë t’u them zogjve që vijnë vërrdallë,
dhe ata prisnin e prisnin me aq dëshirë.
Tash, afrohen te dritarja e shikojnë me habi?
Më thuaj e dashur, çfarë t’i them blu-së së qiellit,
blu-ja e bukur i rrudhi vetullat, u nxi,
u mbush plot me rè e u bë gati për shi.
Kështu ndodh kur mungon ti…
Kujtim Hajdari.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e testo
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. Një poezi e thurur me ngjyrat e shpirtit poetik ,ku në to marin pjesë edhe vet ngjyrat e natyrës dashuri , Respekt dhe suksese për autorin dhe ju mik që i botoni !

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.