25.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Lola Shehi

HYJNORI, BABA !

O idhulli im, që jetës time i dhe jetë!
S’e di a u gëzove a u mërzite kur linda unë
Buzëqeshja jote, lumturia ime e vërtetë,
Të dua, të dua, të dua
Me një të dua pafund!
Nuk mbaj mend të më qortoje një herë,
Vetëm dashuri dhe jetë më dhuron ti,
Fjala jote, acaret i kthen në pranverë,
E tërë qenia jote, lexohet Dashuri!
I ëmbël, qumësht blete je ti idhulli im,
Zëri yt më ngroh shpirtin, sa nuk e them dot,
Shkretëtirash, je oazi im plot gjelbërim,
Diell e fllad, që ma kthen në lule timin lot!
Me ty pranë, jam e fortë dhe sundoj tërë stuhitë,
Me dashurin tënde, shemb male, ndërtoj kala
Me përqafimin tënd,
Unë fle e zgjohem zog çdo ditë,
Brenda shpirtit tënd, I shenjti!
Hyjnori im, BABA!
Ps. Ne kete foto une dhe babai ne te njejten moshe.

Lola Shehi

“””””””””””””””””””

KOHË PËRGJIMESH
Ditët kanë nisur të ngushtohen
Të kallkanosen
Të grinjosen
Ndërsa unë shndërrohem në sherrnajë
Sherrnajë që m’shurdhon deri në infinit
Ia fik vetes llampat e zërit
Po edhe pazëshëm,
Klithma ndjehet deri në kup të qiellit.
S’di në e kam me lajmin e parë, apo të fundit
Me procesin e McGonigal në Amerikën e largët
Me Big Brother-in në top channel
Apo me.Big Brotherin brenda meje.
Spektakël pa skenarë e pa lojtarë
Produksion i shkuar dëm.
E përziej sa mundem k’të kazan të tejmbushur
E s’mund të shquaj asgjë
Gjithshkaja bëhet e paformë
E padukshme
E paprekshme
Veç ngrica më ngjeth deri në kockë
Gjezdis shikimin nëpër mure
O edhe më tej,
Më thellë akoma, nën suva
Dhe s’di në frikem apo lumturohem
Se gjenden sy që më vëzhgojnë.
Kohë të akullta përgjimesh…

Lola Shehi.

“”””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

KUR ORA ÇMENDET
Kur të pres në kthim
Minutit më duket se i dyfishohen sekondat
E ora me trefish minuta
Itinerari zbritje deri në dalje, më duket shekull
Kur të shoqëroj në vajtje,
Êshtê e sigurt që bie gjithmonë shi…
Minuti tkurret e mpaket në 10 sekonda
Ora vrapon si anije kozmike
E çasti i ndarjes, m’bëhet mal mbi sy.
Me buzën që dridhet,
Pëshpëris lutje në gjithë gjuhët e botës
T’u bëftë rruga dritë shpirti im!

U ulën ndjeshëm temperaturat sot

Sinkron…

Lola Shehi .

“””””””””””””””””

IMAGJINOJ
Përhumbur, dëgjoj një muzikë tê hershme
Pulis qepallat ngadalë, e butësisht ul qepenat e ndjesive
Pastaj,
Nanuris aromën e notave që joshen mbi pentagram
Bekuar qofsh ti që e shkrove k’tê melodi!
Vazhdoj dëgjoj me sy mbyllur
Nuk lodhem të dalloj në ashtu m’shijon më shumë
Apo…
Se ashtu ma ngacmon imagjinatën deri në infinit…
Me mendje,
Stiloj një fustan të gjatë prej mëndafshi
Që era ma lëkund përkëdhelshêm dhe ndjej ca prekje diku mbi kërcinj
Flak lidhësen që m’burgos flokët
Dihas, e vrapoj kêmbëzbathur
Garoj me erën…
Dyluftim i pasens!
Vrapoj kundrasens!
Dhe s’di të argumentoj pse…
Ajo,
M’shtyn fort drejt rrugës që s’i duket fundi
Ndërsa kërkoj t’ia sfidoj vrullin.
Në notat e fundit,
Sytë bëhen liqene, e buzët mjaltojnë…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.