Parajsa ime…..!
Zoti me deshiren e tij
Me bekoi….
Duke me bere ” nene’
Kushtuqe…JU jeni dhe…
Do te jeni gjithmone
” Dhurata” e tij tek une
Dhe kur asht vrancine….dhe
Kur qielli eshte i mbushur me re
Dhe kur nata leshon…
Vellon e saj te erret….
Jeni JU drita e jetes time
Shpirti juaj merr fryme
Ne fshehtesine e brendeshme
Te temit shpirt….
Jeni JU teksti,qe perben…
Librin e jetes time…
Plot fjale pa infinit….
Jeni hapat qe bej ne jete
Dhe lutem per JU
Jeni ” ai” fillim i rruges time
E po JU finishi saj
Jam une ushqim i perditshem i juaji
Dhe JU ” vena e kuqe’
Qe rigjeneron zemren teme
Jeni nje vazhdimsi e bukurise
Mirsise e fisnikrise qe….
Le ” kujtim” nena tek vajzat
Je ” Ti” im bir….me i miri
Deshmitar i jetes time…
Qe s’ ka gjykates…t’ me denoje
Jeni JU sebashku
” Kutia” qe mban…
Sekretin e shpirtit tim
Si Nene….
Jeni per mu” gjithesia”
Qe shendrit me shume
Se nje hene….
Dhe ” une mrekullia”
Se JU me bete Nene….!!!
Kjo poezi mbyll librin tim te dyte qe sapo perfundova….ju a kushtoj tre femijve te mi…………….Marjana………
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
Kjo jam une……
Kaloj ajo kohe
Kur me shikonje ne sy
Dhe sapo degjonje
Frymarrjen time ” te dihase”
Te lind’ te ajo ndjenje
Qe t’ bente te shperthenje..
Si nje vullkan
Te vetem merrnim rrugen
E asaj dashurie ” mekatare”
Te mbartur ne nje varke
Buze liqenit te heshtur
Veshtronja tek ti
Zjarrin,qe nxirrnin syte e Tu
Jetonim nje ” mrekulli ” …nje ” parajse”
Nuk kerkuam ndihme…te dime
Se c’ eshte bukuria ne dashuri
C’ eshte lumturia…qe nga ajo mbin
C’ eshte shpresa….te presesh
E te besosh perseri…
Ne ” ate” dashuri ” mekatare”
Dhe sot..sa here kaloj enkas
Tek ” ay stek”….shoh varken
Te vjetruar e te ndryshkur
Anet e saj mbuluar
Nga alga e myshku
Mbledh nje nga nje shigjetat
E gjakosura dikur nga ” epshi”
Por sot….te mbetura
Ne kujtime te varfera
Dhe une te vazhdoj… te jem aty
Ne ato kujtime….
Kur syte e tu…..
Dirdhnin…gjithnje lote dashurie
Tu betova….qe do t’ jem prane
Kur buzet e tua te djegin
Une me puthjen time ” magjike”
Si dikur do te shuaj….
Zjarrin e tyre qe i pervelon
Dhe kur Ti….nuk do t’ me pergjigjesh
Do t’ vazhdoj te t’ dashuroj
Po me te njejtin ritem…..
Po me te njejten ” zhurme”
Kjo jam une…….
Nje ” rebele” e dashurise
Qe le gjurme……!!!!