9.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Me penen brilante te poetit ,shkrimtarir : NEHAT JAHIU

SKRUAN: NEHAT JAHIU

 

KRENOHU VETËM ME VEPRIMTARINË TËNDE

 

Të  kesh ideal dhe ate të e shprehësh me vepër e jo me fjalë boshe nuk ka më krenari. Të kapësh armën në dorë e të luftosh për liri e atdhe nuk ka më krenari. Të futesh në vijë të zjarrit aty që për çdo çast të pret vdekja nuk ka më krenari. Të luftosh deri në përfundim të luftës me shpirt dhe mos të mendosh se do të vdisësh kjo është krenari dhe ky është ideal i idealistave të vërtetë e jo… Të futesh në çdo betejë dhe të luftosh ballë për ballë kjo është trimëri dhe krenari. Të ia falësh gjakun vendit tënd dhe me atë gjak të shkruhet historia e kombit tënd ky është atdhetarizëm. Të i mbash plagët e lirisë në trup kjo është histori dhe krenari. Të mos e shitësh idealin, gjakun, plagët dhe për asnjë çmim kjo është krenari. Të gjitha këto dhe shumë të tjera që nuk po i përmendi sot, por do i shkruaj në një libër të veçantë për ty dhe për ata si ti.

-Po çfarë të shkruaj për ata të cilët kurr nuk mund të kenë krenari që kurr nuk ishin në vijën e zjarrit dhe nuk e dinë se si duket lufta. Po si mund të thonë ata që e dëgjuan luftën në podrumë dhe ata të cilët kur luftohej të jesh ose të mos jesh i gjallë strukeshin në…A thua vallë ku ishin ata disa që dezertuan që nga ditët e para?!… Ku mbet ideali i tyre?!… Po ku ishin edhe shumë e shumë të tjerë që kurr nuk mund të jenë krenarë, sepse kanë qenë dezertera të luftës dhe nuk mund të dëshmojnë së paku një pikë se ku ishin të pozicionuar për të dëshmuar se kanë luftuar?!… Shumëkush u thirr qe 20 vite në emër të luftës dhe kurr nuk e kishte parë luftën me sy.A thua vallë do të vijë një ditë që të gjitha me argumente të dëshmuara duhet idealistat e vërtetë të krenohen e ata të falsifikuarit, dezerterat dhe…, duhet për të turpruar. Unë besoj se një gjë e tillë do të vonohet, por patjetër duhet të dëshmohet dhe të ndahet shapi nga sheqeri. Edhe një gjë duhet në këtë rast të e potencojë për ata që lëvdrohen me veprat e huaja. Unë mund të them se ti biri im ishe idealist, luftove, u plagose, derdhe gjak, plagët i mbanë në trup. Unë krenohem me ty, por unë çfarë bëra personalisht për shqiptari. Veprat tua të luftës të takojnë takojnë ty biri im  e jo mua edhe pse je djali im. Unë mund të krenohem  dhe të e mbaj kokën lartë se gjakun tënd kurr nuk ta shita për ndonjë post , por edhe nuk lejova që me gjakun tënd të manipuluan dhe po manipulohen nga intresat e tyre karrieriste duke ra preh e dezerterave dhe po shkelin mbi gjakun e ndonjë të afërm të tyre. Një ditë do të pendohen, por do të bëhet vonë. Mua më takojnë veprat e mia që i shkruajta unë e jo ti. Unë luftova dhe po luftojë akoma me laps. E tani ti mbajë veprat tua e unë të miat. Duke e përmbyllur këtë shkrim të shkurtër për sot do të thoja: Çfarë të ruajnë disa prej tyre?!… Të krenohen me ate që nuk e panë luftën me sy?!Të krenohen me dezertimin e tyre!? Të krenohen me veprat individuale të dikujt tjetër?!  Të krenohen me ate që kurr nuk shkruajtën një fjali për të ua lënë gjeneratave që do vijnë pas nesh.Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk shohin më larg se hunda e tyre.

“”””””””””””””””””””

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

PSE KEMI AQ SHUMË FRIKË PËR TË I THËNË GJËRAT TROÇ E SHQIP?!…

Ka vite të tëra që dëgjojmë shumë fenomene që dëmtojnë indin kombëtar dhe shoqërinë në tërësi. Për të gjitha këto dukur flitet në    “heshtje” , por pos një numri të vogël që marrin guximin dhe i thonë gjërat e tilla hapur para opinionit, mediave elektronike dhe ato të shkruara. Çdo fenomen, dukuri që është e dëmshme duhet të shprehet hapur, sepse luftohen dukuri negative që dëmtojnë interesat tona kombëtare dhe shoqërore dhe ndaj këtyre dukurive nuk duhet aspak të heshtim, por duhet të i themi në mënyrë shumë të hapur pa asnjë frikë, sepse në këtë rast personi që i vë në pah dukuritë negative në shkrimet e vete nuk i bënë për ndonjë interes personal, por i  nxjerrë në pah që këto dukuri të shëmtuara që janë shumë të dëmshme për të gjithë ne. Nëse kemi frikë dhe heshtim ndaj dukurive të tilla, atëherë nuk mundemi të themi se edhe ne mbështesim këto dukuri të çfaqura nga shumë individë në shumë institucione e që janë me shumë pasoja. Këto janë aq të dhembshne në çdo institucion, por më të ndjeshme janë në arsim, sepse aty kemi individë të cilët sakatosinë cilsinë e arsimit në përgjithësi dhe dëmtojnë gjeneratat e reja që janë ardhmëria e një kombi, populli e shoqërie. Mu për këtë arsye ndaj dukurive të dëmshme duhet të e ngrisim zërin dhe mos të heshtim. Mos ngritja e zërit ndaj fenomeneve të këqia që na ndodhin para syve tanë për çdo ditë ose heshtja veç sa i shtonë këto dukuri, kështu që sipas mendimit tim këto dukuri duhen të luftohen hapur pa pas frikë nga askush, sepse nuk janë dukuri që nuk guxojnë të heshten, sepse janë shumë të dëmshme. Sipas meje heshtja e këtyre dukurive negative që ndodhin para syve tanë mbanë edhe një përgjegjësë par të gjithë neve që heshtim dhe nuk e ngrisim zërin hapur për të ju thënë individve të tillë mjaftë më se është e padurueshme. Të mos kemi frikë për të i thënë troç e shqip.

NEHAT JAHIU

POEZI PËRKUSHTIMORE

TË KËRKOJ

(poetit Ymer Elshanit)Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

14 . 06. 1948 -17. 04. 1999

Si s’të gjeta o mik shpat me shpat

si s’të gjeta o vëlla vargjet me gjak,

ta kërkoj fjalën aty ku të mbet

në botën e gjakut do të gjejë o poet.

 

Të kërkoj në vargun e poezisë

n’rrezen e heshtjes e n’rrezen e zisë,

do të kërkoj e n’gjethin e lagur me vesë

ti o gur i dashur ti o varr e besë.

 

Të kërkoj pranë oxhakut në kullë

n’zemër të fëmiut e në flamur,

të karkoj aty

në vargun e gdhendur të fatit të ngrirë.

 

Të kërkoj n’vendlindje ku më nuk je

aty ku gjakun dhe jetën ti i dhe,

të kërkoj aty aty në Drenicë

do të gjejë o poet aty  në vargun e poezisë.

 

Të kërkoj poet në çdo pranverë

gjëmën tënde ta nuhas,

vargu yt gjithmonë n’poezi do të mbesë

jo vdekja s’është në ty se ti nuk vdes.

 

 

 

 

TË KUJTOJ ME MALL

(Poetit dhe mikut tim Agim Spahiut)Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

22.04. 1952- 14. 12. 1993

Bora dhe akulli u shkri

vargu yt shpërtheu n’poezi ,

Drini zi e Drini Bardhë

shumë kohë na kishin ndarë.

 

Të kujtoj me mall ty unë

s’të harroj mik  kurrë,

s’ti harroj netët pa gjumë

deri natën vonë ti dhe unë

mbi brenga mbi varg.

 

U çmallëm nën lotë me shikime

më dhe një fjalë the do të vij,

s’do të na ndalin dhe do t’ishkelim stuhitë

një trung një gjak Orizarja e ujë lumi.

 

 

Eh takimi i parë takim me lot

vargu i dhembjes o vëlla na bashkoi,

tani fjalë zemre të them më shumë

eh për ëndërrat tona të bëra shkrumb.

 

Heu mik o mik n’kujtesë më mbetet

kur më  thoje – vëllai për vëla tretet,

një nga deti në mal një jemi ne

kurr s’do ti harroj dhembjet që mi le.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.