25.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Me poetin:Luan Sheshi

MBRËMJE VJESHTE…
Mbrëmje Vjeshte…
Perëndimi mbi valë…
Dielli strukur kreshte…
Turpëruar…e i pafjalë…
Shkumë e mërzitur,
derdh rërës e shuar,
dallga shpinë ngritur,
plas brigjesh…qetuar…
Flokë-arta…ca re,
shterbësive notuara,
drejt humbjes me nge,
tuf’ fjollash të paftuara…
Mbrëmje Vjeshte…
Shteg…i pashkelur,
Dielli strukur kreshte,
Me sytë gjysmë-çelur…
Luan Sheshi: 23 shtator 2023…
NJË FLUTUR NJË KUJTIM…
Një flutur…një kujtim,
i Majit gjethe-mbuluar,
lart mbi flatra emri im,
nën unaza gërmëzuar…
Emri im mëshirë erës,
undhëton nëpër petale,
eh,ç’ti themë Pranverës,
që më iku gjysmë-çale…
Gjysmë-çale…edhe ti,
nëpër gonxhe hallakatur,
muhaxhire…e pashtëpi,
pikë lotit…kokën tulatur…
Një flutur…një kujtim,
i harruar…Maj më Majë,
lart mbi flatra emri im,
vesë-rënën ka për pajë…
Luan Sheshi: 21 shtator 2023…
MBETUR NË SHËMBËLLTYRË…
Mbetur në shëmbëlltyrë,
rreth e qark veç kënetë,
sfondit e murrmja ngjyrë,
shkretëtirë buzë-nxehtë…
Buzë-nxehta shkretëtirë,
djeg pendët shtegëtare,
djallëzia…në pamëshirë,
gjoks valësh shuhet fare…
Tek shuhet…shurdhuar,
thëngjith i fikur nën hi,
lart vrerin shtungëlluar,
rënë dunash…porsi shi…
Mbetur në shëmbëlltyrë,
kërcinj urrejtesh këputur,
sfondit e murrmja ngjyrë,
udhë-humjesh…e ngutur…
Luan Sheshi: 20 shtator 2023…
NJË VJESHTË PËR TY…
Një Vjeshtë për ty,
të qeshur,të mërzitur,
mungojmë që të dy,
lart supet…ngritur…
Trishtim i bukur,
një Verë…lënë pas,
kujtimesh ndukur,
një mall sa s’plas…
Të zbrazura sytë,
mbyt heshtjes…fikur,
prag Vjeshtë e dytë,
nën mjergull…ikur…
Një Vjeshtë për ty,
një Vjeshtë dhuratë,
mungojmë që të dy,
bren pritja e gjatë…
Luan Sheshi: 19 shtator 2023…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.