=NË ZEMRAT TONA I GJALLË JE !=
======================

Bëj të shkruaj e fjalët s’më dalin
Si shtizë flamuri në zemer na theri
Sot qan e gjëmon deti me gjithë malin
Të patem shok e të patem vëlla
Dhe në fund të detit kur lundruam
Dhe Nendetsja per ty sot po qa
Dhe deti nga dhëmbja gjëmon i dallgëzuar.
Ke qenë gjithë jeten shok i mirë
Koken s’e ke fsheh kurr si struci
Si në shkollë, det e punë të vështirë
Flamur të patem o Vladimir Laluci.

Që nga Durrësi e gjerë në Vlorë
Kan ul kokën Sazan, Llogara e Kaninë
Pashaliman, Adriatik,Jon ta bëjnë me dorë
Nendetsja flamurin ka ul në gjysështizë.
Lajmi i zi per ty ingjinier na trishtoj
Sa e pa besë paska qenë jeta
Kujtimi juaj sa të kemi frymë do jetoi
Duke të kujtuar ty pa fjalë mbeta.
Pusho i qetë o shoku ynë i mirë
Ta jap besen e ta them një fjalë
Në zemrat tona kujtimi yt ka mbirë
Si ahere në Post Qendror te filmi “Ballë per Ballë”.
Mhill Marku
( Shok shkolle, deti, nendeti e jete me ingjinierin e talentuar Vladimir Laluci.)
Shëngjin : 02.10.2021 17:48