22.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Maj 2024

Nga :Ilmi Cani

RASTËSISHT

Rastësisht, mbështetur në dritare;
duke menduar për rastësitë,
Për ikjen e zogjve, trembjes barbare,
për ardhjen e zogjve, jorastësisht.
Mbështetur mbi bërryla në dritare
Duke menduar thellë për rastësitë.
Për dritën hyjnore e hijen makabre;
Që, iu veshën, njeriut; jo krejt rastësisht.
Mbështetur mbi bërryla në dritare
Mendueshëm, për rastësitë
Për terrin dhe dritën llagare;
Të jetë, drtë vetëm dritë.
Bëhu njeri bëhu! Ngrihu!
Të jesh llagar, në shpirt.
Në lartësinë e zogjve ngjitu.
Të pret lart ajo dritë.

ILMI CANI.

JU PËRSHËNDES ME RESPEKT.

“”””””””””””””””””””

Jam krenar, se jam ky sot;
I sertë, i butë, i vështirë.
Jam krenar se jam falës.
Kam mbyllur dyert hermetikisht.
Nuk depërton, as fryma më keqe
Zhbiron, e keqja,. Gërryen, tenton
Barriera e shpirtit, të keqen, s’ ma pranon.

I dua njerëzit edhe bëj kujdes.

Vë Barrierat, se të keqen, pres.

Ruana zot nga sprovat!

Se ndonjë krisje, më bën të keq.

Pasdite të bukur mike e miq!

Ilmi Cani Delvinë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.