Nga Prof.Dr. Flori Bruqi

0
1179

Vihet në dyshim shtetësia e Kosovës në dokumentin e nënshkruar për linjën Prishtinë-Beograd

 
Nga Flori Bruqi
Rezultati i imazhit për ADEM JASHARI AEROPORTI
 
Marrëveshja , që synon rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, u nënshkrua në Berlin në ambasadën e SHBA. Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmën do të realizohen nga kompania gjermane Lufthansa.
Rezultati i imazhit për LUFTHANSA SERBIJA
Në Kosovë dy udhëheqësit më të lartë të shtetit, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryemnistri në largim Ramush Haradanaj e mirëpritën nënshkrimin e marrëveshjes në Berlin, me të cilën synohet rihapja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja u nënshkrua në ambasadën e SHBA-së në Berlin, nga sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Ekonomisë Milun Trivunaç, dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Në ceremoninë e nënshkrimit ndërmjetësues ishin ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell që është edhe i dërguar special i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, si dhe këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpriti kërkesën për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Thaçi e cilësoi “një hap të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve”.
Rezultati i imazhit për LUFTHANSA SERBIJA
“Unë mirëpres kërkesën e Lufthansa-s për të hapur një linjë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit. I jam mirënjohës këshilltarit Robert O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell për çuarjen përpara të këtij procesi”, shkroi Thaçi në profilin e tij në facebook.
Në këtë linjë ishte  shprehur  edhe ish  kryeministri i Kosovës,zt. Ramush Haradinaj.
“Nisma për hapjen e linjës së tretë civile ajrore për fluturime komerciale me Serbinë, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është një hap i madh në përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”, shkroi Haradinaj në Twitter.
Rezultati i imazhit për LUFTHANSA SERBIJA
Ndërkohë, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, ka thënë se me nënshkrimin e kërkesës së sotme për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, vendoset kontakti mes dy autoriteteve të aviacionit civil, atij të Kosovës dhe atij të Serbisë si partnerë të barabartë.
“Ky është hap i parë drejt normalizimit të plotë të hapësirës ajrore të Kosovës dhe hapjen e korridoreve ajrore me të gjitha shtetet përreth saj. Nga kjo do të përfitojnë më së shumti qytetarët e Kosovës që shfrytëzojnë shërbimet e Aeroportit të Prishtinës”, citojnë mediet lokale të ketë thënë Eset Berisha.
Nga ana tjetër, mediet në Serbi citojnë drejtorin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, të ketë thënë se “linja ajrore mund të jetësohet pas heqjes së takasave nga qeveria e Kosovës për prodhimet e Serbisë dhe pas rifillimit të dialogut Beograd-Prishtinë”.
Rezultati i imazhit për LUFTHANSA SERBIJA
Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe kërkesës për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Hapësira ajrore e Kosovës, ende kontrollohet nga NATO, përkatësisht nga trupat e KFOR-it, ndonëse Kosova e ka shpallur pavarësinë që në vitin 2008.
“Ky është një hap i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komandanti i misionit tonë të KFOR-it mban autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. NATO-ja do të mbetet e përfshirë në procesin e gjatë të normalizimit të trafikut ajror në Ballkan”, thuhet në reagimin e zotit Stoltenberg.
Rezultati i imazhit për LUFTHANSA SERBIJA
Ambasadori amerikan në Berlin Richard Grenell, që është i dërguar i posaqëm i Presidentit amerikan Donald Tramp në dialogun Kosovë-Serbi e që thuhet se ndërmjetësoi marrëveshjen e sotme, shkroi në Twitter se “presidenti amerikan, Donald Trump, edhe një herë tjetër na mundësoi një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të vendosur fluturimin e parë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet”.
 
 
Rezultati i imazhit për ADEM JASHARI AEROPORTI
 
 
 Aleksandër Vuçiq: 

S’donim që Air Serbia të bëjë marrëveshje me Aeroportin Adem Jashari

Aleksander VuçiqAi ka thënë se me këtë marrëveshje është evituar njohja e pavarësisë së Kosovës. Vuçiq që është kritikuar se pse kompania Air Serbia nuk do të jetë operatori por kompania gjermane, ka thënë se në këtë mënyrë është evituar njohja e Kosovës.
Rezultati i imazhit për ADEM JASHARI AEROPORTI

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar nga Zvicra marrëveshjen Kosovë – Serbi të nënshkruar në Berlin për vendosjen e një linjë fluturimi në relacionin Prishtinë – Beograd.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje është evituar njohja e pavarësisë së Kosovës. Vuçiq që është kritikuar se pse kompania Air Serbia nuk do të jetë operatori por kompania gjermane, ka thënë se në këtë mënyrë është evituar njohja e Kosovës.

“Air Serbia do duhej të nënshkruante të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Do të duhej të bënte marrëveshje me aeroportin Adem Jashari, por edhe me Kosovën si shtet, do duhej ta pranonim se hapësira ajrore nuk është nën kontrollin tonë. Për këtë ne kërkuam dhe luftuam që ta involvojmë KFOR’in, ta kemi një ndërmjetës që me rezolutën e OKB’së është përgjegjës për atë hapësirë” ka thënë Vuçiq.

Rezultati i imazhit për lufthansa

Shtetësia e Kosovës vihet në dyshim në dokumentin të cilin pala kosovare e ka nënshkruar në Berlin për linjën direkte mes Prishtinës dhe Beogradit.

Që në fillim të letrës së nënshkruar nga Kosova me tri palë të tjera, Autoriteti i Aviacionit Civil TË Kosovës, quhet Autoriteti i Aviacionit Civil NË Kosovë.
Rezultati i imazhit për ADEM JASHARI AEROPORTI
Dokumenti i përmbledhur në më pak se dy faqe, të cilin e posedon Kohavisioni e që u nënshkrua në Berlin, në fakt është një marrëveshje ndërmjet 4 institucioneve, Kompanisë Ajrore Lufthansa, Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës, KFOR-it dhe Autoriteti Civil të Kosovës.

Kjo tregon se autoritetet kosovare dhe serbe kanë nënshkruar dy letra të ndryshme specifike për punët e tyre.

Aty flitet për krijimin e një linje speciale ndërmjet Prishtinës e Beogradit, duke i anashkaluar termet shtetërore.

Derisa është anashkaluar edhe termi ASHNA, që nënkupton Agjencinë Shtetërore të Navigimit, duke e përmendur vetëm Njësia e Trafikut Ajror, term ky që është përdorur para se Kosova ta marrë shtetësinë.

“Palët shprehin interesin për të themeluar linjën ajrore speciale Beograd-Prishtinë. Njësiti i Kontrollit të Trafikut Ajror në Aeroportin e Prishtinës është autoriteti kompetent për ofrimin e shërbimeve të tilla brenda Sektorit të KFOR-it. KFOR-i është autoriteti kompetent për të siguruar mbikëqyrjen se kushtet e shërbimeve të ATC-së brenda Sektorit të KFOR-it po kryhen në mënyrë të sigurt. Njësiti i ATC-së në Aeroportin e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e ATC-së për të gjithë avionët e EuroWings the transportuesit e Lufthansa Group, brenda hapësirës ajrore të KFOR-it. Komunikimi direkt do të zhvillohet ndërmjet ofruesve të shërbimeve në aeroporte, përfshirë ofruesit e ATC-së në aeroportin e Beogradit, ose ndonjë ATC tjetër të nevojshëm”, thuhet në dokument.
Rezultati i imazhit për ADEM JASHARI AEROPORTI
Tutje, marrëveshja thotë se institucionet e Kosovës, në përputhje me Marrëveshjen për këtë linjë speciale, do t’u mundësojnë EuroWings-it dhe transportuesve të Lufthansa Group, të paraqesin planin e fluturimeve, duke përdorur kodin ICAO të BKPR-së për shërbimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Autorizimet respektive për hapësirën ajrore do të mbesin në fuqi pa ndonjë aprovim shtesë. Pëlqimi kërkon regjistrimin e nevojshëm të lejes së lëshuar nga Agjencia e Aviacionit Civil në Kosovë, i cili nuk duhet të refuzohet nëse Eurowings ose transportuesit e Lufthansa Group janë në gjendje të prezantojnë dokumentacion ajror relevant”, theksohet më tej në dokument.

Ndërsa, theksohet se Shërbimet duhet të përfshijnë që pasagjerët do t’u nënshtrohen të gjitha procedurave, bazuar në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes dhe Marrëveshjen e IBM-së, e arritur në dialogun Beograd – Prishtinë.

Kjo nënkupton se pasagjerët e kësaj linje do të mund të lëvizin me letërnjoftime, sikurse në secilën pikë tjetër kufitare mes shteteve, pasi që kjo ishte arritja e marrëveshjes në Bruksel për lëvizjen e lirë.
Rezultati i imazhit për ADEM JASHARI AEROPORTI
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe Aeroporti i Prishtinës janë dakorduar se shërbimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe anasjelltas, duhet të operojnë pa ndonjë taksë shtesë ose pagesë, thuhet në marrëveshje.

Aty përmendet edhe mundësia e përdorimit të kodeve të dyfishta.

“Paraqitja e ‘kodeve të dyfishta’ e transportuesve me Lufthansa Group për shërbimet respektive duhet të sigurohet në çfarëdo kohe, duke u bazuar në përmbushjen e të gjitha kushteve. Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë është në dijeni se EuroWings ose transportuesit e Lufthansa Group kanë të drejtë të përdorin shërbimet nga partnerët e tjerë ajrorë për këtë linjë, me dijeninë paraprake të autoriteteve”.

Në fund të letrës, përmendet se Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe KFOR-i duhet të bëjnë një marrëveshje, e cila siguron zbatimin e kësaj linje, duke ritheksuar edhe një herë autoritetin e KFOR-it mbi hapësirën ajrore.
Rezultati i imazhit për ADEM JASHARI AEROPORTI
“Në secilin rast, KFOR-i vazhdon të ketë autoritet në hapësirën ajrore të Kosovës, në pajtim me marrëveshjet e Misionit të NATO-së në Kosovë. Bazuar në Marrëveshjen, Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe KFOR-i do të harmonizojnë dhe nënshkruajnë Procedurën e Koordinimit në ekzekutimin e fluturimeve, bazuar në BPSAR. Në çdo kohë, Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë, Aeroporti i Prishtinës dhe KFOR-i, sigurojnë operime të sigurta të fluturimeve, përfshirë aterrimet e fluturimeve të BPSAR”, përfundon dokumenti.

Kosova e Serbia janë pajtuar t’i nisin procedurat për një linjë direkte fluturimi mes shteteve e kështu, të hapet korridori ajror, të cilin Serbia e ka penguar që nga paslufta.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.