7.5 C
Tiranë
E premte, 27 Dhjetor 2024

Përktheu Lekë Imeraj – shkrimtar, përkthyes, publicist.

Dashuria – aksi i jetës

Ishte hera e parë që ai u fut në sallën e leksioneve, si profesor. Duke u dridhur, filloi të filiste por, më shumë po belbëzonte. Menjiherë e kuptoi se, studentët, nuk po e dëgjonin. Kjo e bëri shumë të pasigurt. Megjithatë vazhdonte të fliste duke shfletuar fletët e leksionit me duart që i dridheshin.

Diku nga rradha e pestë, i ra në sy një vajzë, e veshur me fustan veror. Vajza ia kishte ngulur sytë e saj të kthjellët dhe, vazhdimisht pohonte me kokë fjalët e tij. Ajo e dëgjonte me vemendje dhe dukej se tregonte interes. Ai mendoi me vete: Nëse jo të gjithë, të paktën, dikush po më dëgjon. Kjo ia riktheu guximin. U kthjellua, i pushuan të dridhurat dhe, duke qënë i bindur se, edhe studentët e tjrë do ta dëgjonin, vazhdoi me ton të lartë leksionin.

Vajza në rradhën e pestë, me shikimin dhe buzëqeshjen e saj, e guximoi atë dhe i ndryshoi gjithë situatën. Ai e kuptoi dhe, me mendje, i shprehu shumë mirënjohje.

Pas asaj dite, vajza nuk u duk më. U interseua për fatin e saj dhe mësoi se, ajo kishte bërë vetëvrasje.

U shokua nga lajmi dhe për faktin se, nuk arriti ta falënderonte për mbështetjen e madhe që ajo i kishte dhënë në leksionin e parë. Ai kërkoi kontakt me prindët e saj. Gjatë bisedës me ata, mësoi se vajzën e kishin dashur shumë prindët e saj. Gjithashtu ai mësoi se, vajza, nuk e kishte ndjerë veten të dashuruar nga prindët e saj dhe nga askush. Gjithku ishte ndjerë e huaj.

Sa më shumë që e kujtonte atë tragjedi, aq më shumë rebelonte brënda tij pyetja: Çfarë po bëjmë ne me nxënësit dhe studentët tonë? Ne i mësojmë ata si të lexojnë, shkruajnë dhe llogarisin. Por, kush do t’i ndihmojë dhe mësojë ata në zhvillimin e aftësive të tyre të papërseritshme, si kusht ky themelor për lidhjen dhe komunikimin e suksesshëm në shoqërinë njerëzore? Ku dhe nga kush do të mësojnë ata se, aksi i mardhënjeve njerëzore është dashuria, nga njeriu për njeriun?

Ai filloi të mbante leksione për dashurinë. Leksione të padetyrueshme për pjesmarrje dhe pa nota.

Kurrë nuk ishte mbushur salla aq shumë sa në leksionet e tij. Përveç studentëve, vinin prindër, të afërm, shokë, miq, madje edhe gjyshër. Njerëzit ngjesheshin me njëri-tjetrin për të dëgjuar leksionet e tij. Dashuria, spjegonte ai, duhet të praktikohet. Njeriu duhet ta përcjellë atë në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha mjetet. Me kontakte fizike, me gjeste miqësore, me durim, në kontaktet vizuale, me interesa për të tjerët, me pyetje, me shërbime ndaj tjetrit. Të gjitha këto duhet të bëhen pa kushte dhe pa i kërkuar tjetrit detyrim ndaj teje.

Të gjithë dëgjuesët, pas mbarimit të leksioneve të tij, dukeshin sikur sapo dilnin nga parajsa. Megjithse, në fillim ishin fare të panjohur me njëri-tjetrin, u miqësuan aq shumë sa, vështirë të ndaheshin për të shkuar secili në shtëpinë e vet.

Nga leksionet e dashurisë, ai ndryshoi edhe jetën e vet.

Por, si do të ishin zhvilluar ngjarjet nëse, në ditën e parë të leksionit, kur thuajse nuk po e dëgjonte askush, nuk do të kishte hasur në shikimin e embël të studentes në rradhën e pestë të sallës!?

Me siguri që, shikimi i saj, ishte ai që i ndryshoi jetën profesorit. Por, jo vetëm profesorit.

Përktheu Lekë Imeraj – shkrimtar, përkthyes, publicist.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.