8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Dhjetor 2024

Prenda Sejdia

MADHËSHTIA E SHMASJANIT

(Gëzuar Bugjon për jetë e mot)

Nga të gjashtë Bajrakët sonte vijnë miq nipër
e bija
Ngrohet atmosfera deri në qiell ngre siparin
Bugjon e Thaq, Nikajve i lëshojnë zë
Gëzofshim përhera gëzuar Shmasjanin
Këtej e përtej drinit ndjehet atmosfera
Me ju Nikaj adashë gëzofshim përhera
Në këta dy bajrakë një dorë e perendisë
Na bashkon Sh’Masjani porsi në një fis
Viset e shpresës mbushur vegullime
Më udhëheq intuita përtej hyjnive
Nën qiellin plot magji ajri adrenalinë
Gëzuar o njerëz gëzuar Sh’Masjanin
Për shumë vjet e mot o Bugjoni im
Me diellin e Strames e ngrohim këtë mbrëmje
Kullat e moçme seç shtojnë frymëzimet
Bugjoni bujarë e fisnik mbushulluar ëndje
Kjo festë madhështore na i zgjon kujtimet
Për sofrën e shenjtë dua të gëzoj
Këto ditë Sh’Masjani pafund të festoj
E ku ka thaçjanë skaj më skaj të globit
Qofshi lumturi plotë o njerëzit e Zotit

Madhështia e Shmasjanit glob në kullat thaçjanit

Kullat prej guri me kapuçë të bardhë

Mespërmes horizontesh yjet për ju ndriçojnë

Festofshi ndër breza o Bugjoni jonë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.