9.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Sabedin Myftari

METAFIZIKA E MJERIMIT.

No photo description available.

4000 persona e kane “vizituar” ne “Dita on line” kete minikuader. 4000 hamendesime. Jashte, ne Itali, France e gjetke, kritika e sheh me sy tjater. Atje nuk kerkohen realitete, atje arti eshte real. Ne jemi ne Shqiperi. Shoqeria e jone, ku me shum e ku me pak, e sheh veten. E pse jo, edhe vete autori, por edhe gazetari, krijuesi, intelektuali etj. Te gjithe jemi “prodhues” dhe ” produkt i kesaj shoqerie. Ne kete veshtrim, kuadrin mund ta quaja ballada ose metafora e mjerimit, por autori nuk eshte sociolog dhe as esseist. Ai eshte artist. Nuk vjen nga shkolla e De Chirico-s apo e Morandit. Ai nuk eshte krijues metafizik. Ai jeton metafiziken e zhvillimeve ne Shqiperi, ku mjedisi, ligjet, shteti, jeta jane ngerthyer keq per rreth interesave te nje grushti njerzish.

. Asgje nuk ecen ne dialektiken natyrale (te pakten) te gjerave. Traume kudo e ne çdo gje. Veprat artistike metafizike te afrojne nje atmosfere te qete, te paqte. Ne kete krijim artistik, teje “qetesise” te trishte, ne shohim dramen. Eshte drama e njeriut mes ekzistences e mosekzistences. Eshte metafizika e mjerimit shpirteror, material e moral. E MJERIMIT.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.