9.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Shabe Ndoc

Kisha shekullore e Shën Marisë në Vaun e Dejës, ishtë një Kishë me arkitekturë romano-gotike, e vetme si e tille në Shqipëri e ndërtuar në shekullin XIII dhe një nga kishat më legjendare dhe me histori të jashtëzakonshme, e cila është hedhur në erë me dinamit.

Deja (Danja), qendër e rëndësishme arbënore në kryqëzimin e rrugëve që lidhnin krahinat perëndimore me krahinat lindore e veri-lindore, ishte pikëtakim i dy krahinave të rëndësishme etnografike, Mirditës dhe Zadrimës.

Deja (Danja) u ndërtua në shek.XI-XII në pikën ku del Drini nga mesoret e alpeve.

Këtu u fuqizua familja feudale e Zahariajve dhe me formimin e principatës së Balshajve, Deja u bë pjesë e saj.

Më 1396, Gjergji II Balsha ia kaloi qytetin Venedikut.

Në vitet 1423-1443, Deja kaloi dy herë në dorë të osmanëve për tu çliruar në 1443 pas kryengritjes së përgjithshme antiosmane.

Zotërimi i Dejës u bë shkak konflikti midis feudalëve Dukagjini dhe Zaharia në 1445. Pas vrasjes së këtij të fundit, qyteti iu ridorëzua nga e ëma e tij, Venedikut.

Ishte pikërisht kërkesa e Skënderbeut që Venediku t’i dorëzonte Dejën që shkaktoi luftën mes tij dhe Venedikut. Skënderbeu e rrethoi në 1447-1448, por nuk e mori dot. Qyteti qëndroi nën Venedikun deri në 1479, kur e ripushtuan osmanët.

Kisha Shën Marisë, Seli Ipeshkvnore, nga më të bukurat në trojet shqiptare, ku, sipas Marin Baletit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka pranuar Sakramentin e Martesës me Donika Arjanitin.

Ishte koha kur njerëz pa identitet, me bindje që binin ndesh me historin, qytetërimin, kulturën dhe traditën Iliro-Arbnore, shkatërruan vlerat historike dhe kulturore të trashëguara ndër breza.May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Kisha shekullore e Shën Marisë në Vaun e Dejës, Monument i rrallë i Vlerave tona Kombëtare Europiane – Perendimore vlerësohet se duhet të Rindërtohet!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.