MOS TË MBIFTË FARA
Kungull këtu e kungull atje
Mos të mbiftë fara përmbi dhe
Është mbushur vendi me kunguj plot
Kokëbosha që zënë vendin kot .
Kungull mos të mbiftë fara
Ngado shkoj më del pëpara
Tridhjetë vite democraci
Vetëm kunguj në qeveri .
Marshalla janë shtuar shumë
Mjerë ky popull dhe mjera unë
S’dimë kë të zgjedhim më parë
Që të gjithë e njejta farë.
Qeveri kungulleshkë
E formuar nga ca syleshkë
Kungull sot e kungull mot
Mjerë ky popull që të ka për zot.
Mjerë vatani që ju ka
E latë gjithë jetēn fukara
Kokëbosha pa bereqet
Mallkuar qoftë kjo farë e shkretë.
Kungull mos të mbiftë fara
Ngado shkoj më del përpara !
(B.Softa)
“””””””””””””””””””””
ASNJËHERË S’DO TË MUNGOJ
Biri nënës ja arrita edhe këtë vit
Ditëlindjen tënde ta festoj
Bekuar qoftë për mua kjo ditë
Që Zoti me fëmijë më gëzoj.
Nëna sa ka jetuar, s’do të jetoj
Çdo vit mund të jetë i fundit vit
Por shpirti i nënës nga qielli do fluturoj
Të festoj bashkë me ty këtë dit.
S’do të sjell si çdo vit dhuratë
Dhe vendi i nënës do të jetë bosh
Por nëna do të japë uratë
“Jetë të gjatë dhe i bekuar qofsh”
(B. Softa)