Kur fola me Lilo Shanten para ca ditesh, nga pertej oqeanit me vinte nje ze i larget ,pak i ngadalte ,i holle por i bukur ,me nje te folur qe i artikulonte mire fjalet dhe kishte te ruajtur me kujdes gjuhen e fshatit ndonse ska shkelur ne vendin e saje qysh prej 20 e ca vjetesh. “Me shpirt e mendje jam atje me thote,vetem trupin kam ketu”.Ka te drejte E ke nuk e ka djegur malli per guret,e vendlindjes kudo ku e ka hedhur fati?. Halle Lilua ben jeten e saj dhe nuk eshte ndonje sekret ta themi qe po i afrohet shekullit. Ishte kenaqesi qe fola me te ndonse sjam takuar e as kam fole ndonjehere ne jeten time.Ajo me befasoi me biseden qe bera por me shume per kujtesen brilante ,per llogjiken dhe arsyetimin e shendoshe qe nuk jane te zakonshme per mosha te tilla. Halle Lilua eshte e bija e Kico Shantos qe kish 2 motra ,Kalopen me Cofonen qe fatkeqesisht kane nderruar jete me heret dhe te vellezerit, Milon qe ka vdekur shume shpejt dhe Pilon. Kico Shanto ka qene njeri me reputacion ne Vuno,te pasur e fisnike.Me shtepi qe i rregulloi vete se i bleu nga necajt, me mulqe te shumta ,te sistemuara e te rregulluara me se miri me te gjitha sherbimet qe u duheshin. Me dyqane ne Vuno e ne Vlore, bageti e cdo gje. Kishte dhe litervi. Eshte me interes dhe per lexuesit te shkruaj dicka per te. Barba Kicua kish lindur me 1878-79 dhe beri shkollen greke ne fshat si te gjithe femijet e tjere.Ne moshen 12 vjecare u detyrua te ndjeke te jatin ne Greqi ,ne minieren e Llavrios e njohur tashme per kushtet dhe shfrytezimin cnjerezor .Kishte dhe vunjotes te tjere. Ja si e ka shprehur populli ne vargje: Na nde Llavrio qe vemi / Se cna poktiset veremi / Cte thomi mo per shoke / Dyqind pashe ndene toke / Thame qe sdo dalem dote.
Nuk qendroi shume gjate se babain e gjeten te vdekur ne mengjez ,nga zemra ndoshta apo nga nje lodhje e stermundimshme qe e kishin sfilitur. Keto rrethana e detyruan te marri rruget e kurbetit. Fillimisht mbrriti ne France por dhe atje me sa duket nuk qendroi gjate dhe si shume b/fshatare te tjere ne ato vite, nisi aventuren per ne token e endrrave, ne Amerike.Nje djalosh i ri,i rane mbi shpatullat e tij te njoma veshtiresi te shumta ne jete por qe ishte pergatitur per ti perballuar. Beri punera te ndryshme sic i bejne gjithe emigrantet ne qytete te ndryshme derisa perfundimisht u vendos ne Washington. Me kalimin e viteve dhe me ndihmen e te vellait, Nidhes blene nje restorant dhe kete e administruan dhe menaxhuan te dy bashke. Nuk ishte pune e lehte se kerkonte nje angazhim gjithe diten deri ne oret e vona te nates. Puna te ben te pasur. Ne restorant kishte klientele relativisht te mire. Halle Lilua me tregon per nje ngjarje qe kish ndodhur ne restorantin e tij.”Nje klient me sa duket problematik ,krijoi trazira te pakendeshme, shqetesime te panevojshme . Ai ishte i dehur dhe e sulmoi duke i hodhur thiken Kicos. Ky u ul me shpejtesi dhe thika u ngul ne nje mobilje te dyqanit. Atehere Kicua rrembeu nje derrase dhe e qelloi duke e hedhur ne toke njeriun e rrezikshem qe te shpetoje veten, deri sa erdhi policia”.Po duhet te kemi parasysh si ka qene Amerika e atyre viteve. Barba Kicua ish i gjate dhe i fuqishem, me trup te mbajtur mire dhe me shpatulla te gjera. Ne Amerike ndenji 45 vjet dhe kaqe jane te mjaftushme per te kuptuar formimin qe mori,konceptet qe krijoi, mentalitetet dhe botkuptimin qe zoteroi vecanerisht ndjenjen e prones dhe te punes qe te cilat ishin percaktuese ne jeten e tij. Por ai vinte zakonisht cdo tre vjet ne Vuno dhe kthehej serish,se kishte familjen,kishin prona. Ishte martuar me Sofi Grillen dhe kishin lindur femije. Halle Sofia ishte zonje grua ,me zemer te madhe ,nje nene per te gjithe ne nxenesit qe vazhdonim shkollen ne ate kohe dhe kur pipitjaseshim per uje ajo na priste si femijet e saj. Jane ca gjera te vogla ne dukje por qe tregojne shume . Ka qene viti 1938 ,ne mos gaboj qe u kthye per here te fundit .Luftrat filluan dhe ai qendroi afer familjes per te kaluar pjesen e mbetur te jetes. Ishin femijet e tij me vone qe i moren ato rruge mbas 1990. “Kur mbrriti ne fshat skishte lajmeruar njeri me tregon halle Lilua dhe i tha Orest Mitros te na therriste. (Oresti ndoshta ju kujtohet qe e kapen italjanet bashke me 3 te tjere ,Gogo Zhebon, Foto Gjinin dhe Niko Llagurin ne fillim te 1941 dhe i pushkatuan ne Dhermi-shen.im). Ai vinte nga kurbeti dhe kishte prure gjithe ato placka me makine.Dy baule te medha, qe me vone kur filloi lufta italo-Greke dhe vajtem refugjate ne Vlore na thane qe i kishin pare ti ngarkonin italjanet.I dalluan se kishin emrin e babait te shkruar siper. Gjithe gjerat e cmuara dhe me vlere qe kish prure nga Amerika i moren.Kur u kthyem sgjetem gje.Shkaterruar cdo gje,djegur gjithe fshati…”. Vuno mal me lule shume / Qysh te qe qe te perzune / Si dhen perpara te vune / Duke derdhure lote lume / Thame se Dhermi na shpune / Llahtarisem dhe ne gjume / Hapim syte e shohim pise / U gjetem ne ane te Serbise.(Shkoder). Keto jane vargje te Nice Cales qe pershkruan kalvarin e gjate te mundimeve dhe te vuajtjeve ne ate dimer te ashper ,ne gjysmen e dyte te janarit 1941. Barba Kicua kishte nje dyqan ne qender te fshatit,ku ka qene nje ndertes e madhe qe e dogji lufta dhe me vone me ndryshimet qe u bene ne qender te fshatit ,e prishen.Me ate dyqan eshte e lidhur dhe nje histori tragjike me nje patriot vunjotes,Nase Labin te cilen e vrane italjanet qe e thote kenga:
Ne dyqan te Kico Sharra (Shanto)
Erdh Marshalli nga Himara
Te tha Nase shko perpara. . Mua sme lidhi Turqia
Jo te me lidhe Italia … Ai kishte mulqe dhe bageti rreth 150-200 koke se mos gaboj ne numer dhe ja mbajen Calajt se mema andej ishte, Nce Calia quhej dhe me vone ua dhane pilurjotevet. Ai ishte njeri i punes dhe puna e kish bere te pasur. Ne kohen e luftes kur e kapen gjermanet ne Vlore nga informacionet qe kishin marre i thane:”Ti nje djale e ke partizan, tjetrin e ke kryetar te kshillit (ne fillim),si je pajtuar me kete situate ? -Une kam ardhur nga Amerika te bej pleqerine ketu. Une dua te jetoj, sdua te ngre duart perpjete. Sme interesojne te tjeret u tha. Ata kane qene te lire dhe sme kane pyetur mua per ate qe bejne.-Ti nuk do vesh me ne Vuno i thane.-Mire u tha ,si te thoni ju”. Shkoi ne Elbasan dhe ndenji tek e bija,Lilua per nje fare perjudhe. Eshte me interes dhe nje episod tjeter sic me thote halle Lilua. Gjermanet kishin te dhena se calajt ne Qafe Krah ndihmonin partizanet, i mbanin me buke. Kishiin vajtur dhe i kishin arrestuar dhe prure me makine ne fshat se smirreshin dot vesh nga gjuhet e ndryshme qe flisnin.Vune nje tellall dhe thirren barba Kicon qe dij anglisht.Vajti ne fshat dhe u takua me komandantin e tyre.Mbasi ja spjeguan problemin, ai ju pergjigj.” Z.komandant. Ne se vine ca njerez te armatosur dhe te uritur dhe kerkojne per te ngrene, ju cfare do benit? Ata mbeten..se skishin cfare te thoshin. Cfaj kane keta? Shpetuan. I zbriten nga makina dhe i lane.Eshte dhe nje ngjarje tjeter ne kohen e luftes kur kishin rrethuar fshatin dhe kerkonin djemte partizane, kishin arrestuar gjithe burrat dhe i kishin rrjeshtuar ne mbikodhime me duket per ti pushkatuar ngaqe donin te dinin ku ishin djemte e tyre qe kishin dale partizane. Komandanti gjerman i pyeti : “Ku jane djemte e fshatit? ” Kico Shantua ju pergjigj anglisht.”Ka dale nje teori e re ketyre aneve Z. komandant qe quhet komunizem dhe djemte kane marre armet e kane dale malit te luftojne”. “Te ish i mire komunizmi e mbanim ne ,i tha ai,se Marksi ka qene gjerman”.Inteligjenca dhe zgjuarsia e tij ,me pak fjale por shume te goditura i la te lire te gjithe. Pilua kish dale partizan dhe nje here sipas detyrave qe kishin, i ra rruga me ca shoke nga Vunoi dhe ndenjen te shtepia e tij.Engren e pine dhe kenduan,bene muhabet dhe barba Kicua me lezet e thoshte dhe ndonje gje kunder komunizmit per ti ngacmuar nga nje cike.etj. Mbasi mbaruan i thane qe” per keto qe thua do te pushkatojme”. “Mire o djemo -u tha. Engert,e pite,tani doni dhe te me vrisni ?”. Pilo Shantua doli partizan si shume shoke e shoqe te fshatit por ata nuk e dinin cishte komunizmi. Ata dolen per liri,per clirimin e vendit nga pushtuesit. Pilo Shantua u formua si njeri e kuader me integritet e personalitet dhe nje profesionist i talentuar ne fushen e tij qe ka folur puna qe ka bere,menyra si komunikonte,si i zgjidhjte problemet me pjekuri e me maturi dhe nuk i beri keq njeriu. Plio Shantua ka qene nje nga figurat me te mira te Vunoit me nje aktivitet te pasur e te spikatur.Keto fjale qe shkruaj per te jane fjale te punes qe ka bere dhe karakterit qe ka pasur. Per fshatin eshte krenari . Eshte me interes te ndalem pak ne kete perjudhe per qendrimin qe mbajten keta burra te fshatit midis te cileve dhe Kico Shanton.Keta ishin njerez me dinjitet dhe personalitet .Ishin njerez te gjezdisur ne shume vende te botes deri ne Amerike.Kishin formim dhe kulture perndimore nga vendet qe vinin , nga veshja dhe menyra e te sjellurit e te folurit etj.Lexonin shtypin dhe diskutonin per shume probleme ,sigurisht dhe ato te luftes. Ata komunizmin e urrenin se e dinin cperfaqesonte, dinin vleren e prones ,te biznesit e shume gjera te tjera qe lidhen me te.Kishin degjuar per komunizmin ne BS dhe e dinin mire se cfare pasoja do kish sic dhe pati qe jeta i provoi. Kishin pasuri,mulqe, dyqane,bageti dhe i kishin bere me pune e me djerse dhe ti shoqerizonin nuk e konceptonin dot. Vec asaj ju dukej si “punera kalamajsh ” kjo pjesemarrja ne keto formacionet partizane me te rinj 13,14 vjecare e pak me te medhenj dhe kishin nje fare mosbesimi dhe i shikonin me skepticizem. Qendrimet e pikpamjet e tyre lidheshin me interesat qe kishin dhe me pasurine qe kishin bere. Lufta kish ligjet e saj dhe ndonje u vra per tu bere shembull. per te tjeret. Levizja u rrit ,dhe mori permasa te medha deri ne clirimin e vendit. Per keto arsye ,ndoshta dhe te tjera duhet ti gjykojme me objektivitet dhe sduhet te jemi sektare megjithe kohen qe ka kaluar ,per gabimet qe kishin lejuar e per ndonje fjale te nxituar. Koha ben seleksionimin e vet. “Ne vitet 1960 me thoshte i nipi i tij ,Kastrioti (Kallushi) kisha pasion elektroniken dhe kisha sajuar nje radio me vale te shkurtera me nje antene qe zinte shume stacione, midis tyre dhe zerin e Amerikes .Gjyshi vinte shpesh dhe e degjonte ,kishte interes per te marre informacion deri sa iku ne fshat. Ai ishte njeri i qete dhe nuk e degjova ndonjehere te thoshte nje fjale te keqe per gjithe ate pasuri qe i moren qe i kish bere me mundim e me djerse”. Ne fakt barba Kicua ishte njeri me zemer te madhe dhe skishte inate,mllefe,urrejtje si shprehje te ligesive te shpirtit . Ai ishte shume i zgjuar dhe u pershtat me gjendjen e re te krijuar dhe vazhdoi rrugen me te tjeret pa u kthyer pas per ato qe kish humbur. Barba Kicua ishte njeri i kendshem dhe bisedat i bente me lezet e me humor me te gjitha kategorite. Kishe cfare te mesoje prej tij. Kur dilte ne fshat , takoheshin e benin muhabet per shume probleme qe perballeshin ,doemos dhe per persona te ndryshem. Kur mbaronte qe do ngrihej dhe do merrte rrugen per ne shtepi me bastunin e tij qe se hiqte nga dora u thoshte: “Djemoo,llafosem goxha por per njeri nuk folem, nuk zume emer ne goje”. Ai ishte i rregullt dhe jeten ashtu e bente. Dreken e duaj ne orar me 12 fiks do gjendej ne tavoline,ne Vuno a ne Tirane te ish.E kishte edukate te krijuar qe ne Amerike. Mirrej dhe me sport per te mbajtur trupin ne forme.Shetitje bente perdite ,nga Mavria deri ne Jonostath sipas takatit qe kish .Gjithashtu bente dhe ushtrime qe jane pasqyruar ne gazeten “Sporti Popullor” ne moshen 92 vjecare sebashku me Cidho Goxhon. Skish rendesi se cfare kohe ishte ,me diell apo me shi. Ne kohe te keqe, ne Mavri qe ishin depot e ullirit ,futeshin dhe benin gjimnastike. Kane qene keto rregullsi te jetes,regjimin qe mbante ,dieta qe perdorte, qetesia dhe maturia ne trajtimin e problemeve qe perballej qe jeten e beri kaqe te gjate. Plot 100 vjec. Jetoi ,i gezuar e i lumtur me te gjithe. Vitet e fundit te jetes i kaloi ne Vuno. “Kur vajta me disa shoke te punes me sherbim ,kaluam nga fshati dhe u thashe ,me tregon Kastrioti qe do ndalojme nje cike te takoj gjyshin. Ishte janar. Ndaluam te shtepia dhe na priten me te gjitha te mirat. Ata u befasuan me interesimin e tij,me kulturen qe kishte ,per politiken qe fliste dhe ju duk e cudicme qe ne nje fshat kaqe te larget te takonin nje njeri te moshuar me kete formim. E perserisnin shpesh,pershtypjen qe u kish lene”. Mbas nje muaji,u shua …pikerisht me 8 shkurt te vitit 1978. I kishin krasitur dhrine dhe ai me nje hanxhar i priste ato deget ne copa te vogla per zjarr qe me sa duket u djersit, u ftoh dhe per dy dite ndrroi jete.Keshtu ishte jeta e tij. 27 Shkurt 2021
Shenim: Fotot e meposhteme jane: Barba Kicua rreth viteve 1970 dhe tjetra me familjen ne vitet 1923-25.Gruaja me destemel te bardhe ,furke dhe bosht eshte Nice Calia ,e jema.