JAM MBYLLUR VETMISË E MËRGUAR
Ka jave qe ndihem e merzitur
E mbyllur si zogu ne kafaz diku larg
Kam mbetur brenda vetmise duke e pritur
Ate diten e bardhe e te arte
Na thone se duhet mbyllur te rrini
Nga kjo e zeza pandemi Covidi
Me thoni ju miq se si kohën vetmise munde ta grini
Deri sa diten e lirë e pritni
S’ka kush as te me pershendete
A nenen te perqafoj e te nxjerr mall
Jam mbyllur ketu larg vetmise vete
Dhe s’kam te nderroj as dhe nje fjale
Dhe lulet kane rene ne merzi
Pikturat heshtin e me shikojne me dhimbje
Vetem librat me kan mbetur miqte e mi
Dhe poezia qe here here me vjedh frymezime
Dhe ikin ditet kesisoj te vetmuara
i ngjajne njera tjetres e flatrojne
Une mbetem pritjes diku larg e harruar
Pres lajmin e mire te me gezoje
Shpresa Gashi Zurnaci
“””””””””””””””””””””
ME JEPE UJE NGA DORA JOTE
Shejtanke buza m’u tha
Pse s’me jep nje glenke uje
Jam me shpirt, s’te vjen gjunah
Pse ma le shpirtin te vuje…
Une e dua nga dora jote
Ndryshe etja nuk me ik
Nuk pranoj nga dore kote
Dhe nese me bie t’ fikt…
Dora jote e praruar
E bene ujin te mjaltosur
Kur tet shoh syrin e shkruar
Etja zhduket sikterosur…