Ambasadorja Alma Lama tani kandidate për deputete në Kosovë

0
753
Alma Lama

Gjin Musa, gazetar investigativ, Rome – Itali

Alma Lama ka lindur në Krujë të Shqipërisë dhe është e martuar në Kosovë, sot nënë e tre femijëve.

Alma tashmë është një emër i dëgjuar në diplomacinë kosovare, por ajo u bë e njohur shumq shpejt edhe në ne qarqet diplomatike të Italisë. Emërimi i saj si ambasadore në Romë të Italisë nuk kaloi pa probleme, njq luftë ziliqare ndaj një zonje të nderuar, ndaj një ambasadoreje që po i jepte emër Kosovës nga dita në ditë. Alma Lama kishte nji komunikim dinjitoz me bashkëatdhetarët e vet kosovarë në emigracion; arbëreshët i kishte për zemër, kudo dhe kurdoherë ambasadorja Lama ishte pranë tyre, ishte në festa dhe simpoziume. Kurrë nuk e pamë Alma Lamën te shiste mend me postin e ambasadores; e thjeshtë dhe kominikuese, serioze në marëdhëniet diplomatike, e nderuar nga të gjithë.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar Liberi di Crescere, që e shpalli “Shembull Ndërkombëtar” Ceremonia a ndarjes se çmimit u zhvillua, në Sallën e Nderit të Guardia di Financia, ku merrnin pjesë personalitete të shquara të institucioneve italiane, të artit, medias dhe diplomacisë. Ambasadorja Lama ishte në mesin e pesë personaliteteve të shquara që u shpërblyen më ketë çmim, një nga të cilët ishte edhe presidenti i Senatit Italian, Pietro Grasi. Në motivacionin e çmimit për ambasadoren Lama, shkruhej: “Shembull ndërkombëtar i Gruas së angazhuar në zgjidhjen e tensioneve në një kontekst shumë të vështirë, parlamentare shumë e njohur në Republikën e Kosovës, zonja Lama gjithmonë është dalluar për një angazhim të veçantë në favor të shtresave më të dobëta të popullatës, për të drejtat e njeriut dhe për vullnetin e fortë për integrimin evropian. Në profesionin e saj të mëparshëm si gazetare holumtuese, ajo ka trajtuar krimet e luftës dhe korrupsionin.

Alma Lama

Departamenti i Shtetit Amerikan e ka përzgjedhur atë, midis pesëdhjetë grave te ardhshme udhëheqëse në botë.” Në fjalën e rastit ambasadorja Lama tha se ndihet jashtëzakonisht e nderuar që puna e saj në Kosovë po vlerësohet ndërkombëtarisht, gjë që nuk e kishte pritur dhe se ky çmim do ta motivojë edhe më tepër të për të punuar për të mirën publike. “Betejat e mia të përditshme kanë qenë ato për më shumë drejtësi sociale, për më shumë të drejta të grave, për më shumë barazi e integritet. Ju e dini se këto beteja nuk janë të lehta në asnjë shoqëri, por veçanërisht në një vend që ka vuajtur me dekada nga një diskriminim strukturor, janë edhe më të vështira,” tha Lama para të pranishmëve.

Ajo shtoi se është krenare që Kosova ka një nga kushtetutat më të avancuara në botë për të drejtat e njeriut, parime të vendosura ne kontinentin evropian, dhe se Kosova ka bërë hapa gjigandë në përmbushjen e tyre. Në fund të fjalës së saj, Ambasadorja Lama tha se Çmimin Liberi di Cresgere, që iu nda asaj për angazhimin në Kosovë, do t’ia dedikojë, të gjitha atyre grave në Kosovë që gjatë luftës përjetuan eksperienca të tmerrshme të dhunës seksuale, që është një krim lufte, e që sot kanë rigjetur forcën për të jetuar me dinjitet. Organizata La caramella Buona ONLUS, e cila ndan këtë çmim, merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të grave, dhe ka një reputacion ndërkombëtar.

Alma Lama - intervistë

Ajo është dekoruar nga presidenti i Republikës, nga NATO etj. Çmimet u ndanë me rastin e 21 vjetorit të themelimit të organizatës. Çmimi Liberi di Crescere i është ndarë më herët edhe personaliteteve të tjera të shquara të Italisë dhe Vatikanit. Ish-ambasadorja ALMA LAMA edhe pse me puç, ajo largohet kryelarte nga misioni i saj diplomatik. Alma i rikthehet jetës normale në Kosovë. Sot është e doktoruar në shkencat politike dhe marëdhëniet ndërkombetare. LDK e Kosoves e ka shpallur në listën e kandidatëve për deputetë të Parlamentit të Kosovës do dali nga zgjedhjet e parakoheshme të muajit shkurt te ketije viti. Numeri 87 i përket kandidates për deputete znj. ALMA LAMA.

Votuesit do kenë nderin, ta kenë kete zonjë, një zë të së vertetes në parlamentin e ri të Kosovës. Alma do jetë e suksesshme në politikë, sepse i beson vetëm te vertetës dhe interesave kombëtare. Sa për dijeni atë kohe i jam drejtuar me nji shkrim z.Thaçi se po gaboni rëndë me politikën e jashteme në Itali, po pergjigje kurrë nuk mora. Rëndesi ka qe diplomatjaa Alma i rezistoi kohes dhe sot krenare shkonë përpara votueseve Kosovarë që vota e tyre të shkoje për ALMA LAMA me Nr.87. Nuk ka asnjë rëndesi qenia partiake; tek Alma është populli, Kosova dhe shteti i së drejtës.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.