Avokat Ndue Hila

0
868

 

Ndue Hila është poet,prozator dhe gazetar..L'immagine può contenere: Avokat Ndue Hila

.Ka lindur në fshatin Rraboshtë në Lezhë, më 28 tetor të vitit 1960. Hobi i tij është letërsia,drejtësia dhe humanizmi,të cilave u është përkushtuar në jetë. Është gazetar në disa organe të shtypit në Shqipëri dhe diasporë. Jeton së bashku me familjen në Michigan në Amerikë. Eshtë autor i 12-të librave artistik me poezi,prozë dhe monografi :“E gjeta ku ta shkruaj emrin tënd”poezi,“Meteor dhembjesh”poezi, “Vraje vetminë”poezi, “Shungullimat e heshtjes” poezi, “Kitaristi i kabaresë” libër me tregime, “Humbësi i emrit” roman,“Heroi i dy Kontinenteve” monografi,”Shungëllimat e heshtjes”poezi ,”Loti i dashurisë”novelë,”Buzët morën flakë”poezi,”Yje dhe Valë”poezi,”Malli i vendlindjes”poezi,”Kujtesë e mermertë “poezi.Shkritari Hila është bashkautor në vëllimet poetike”Zëra të paarritshëm”,” Bota s’ka gjumë”,”Perëndim i malluar” “Gjuha e dashurisë poetike”,”Zemra prindërore”,”Itaka e fjalës”,”Collected Whispers “dhe”Altri Mondi “.Poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën rumune,italiane, angleze dhe greke.Librat e shkrimtarit Ndue Hila ,gjenden në bibliotekën e Kongresit amerikan,në zyrat e presidentëve të Amerikës dhe të autoriteteve amerikane e shqiptare.Monografia “Heroi i dy kontineteve”, kushtuar heroit shqiptaro-amerikan, Gentian Markut, është vlerësuar nga Presidenti i SHBA ,Xhorxh W. Bush, nga Ministri i Mbrojtjes të SHBA dhe Komandanti i USMC.Hila ka marrë vlerësime dhe çmime të shumta nga lidhjet e shkrimtarëve kudo nëpër botë.Është nderuar me trofe nga Lidhja e Shkrimtarëve Botëror.I është dhënë Çmimi i Artë nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Libraria Ndërkombëtare “Për arritje të larta në poezi”,si dhe nga Nobel House në Angli është nderuar me medalje ari, në vitin 2006.Organizata më e madhe e të Drejtave të Njeriut në Indi e ka vlerësuar me titullin” Ambasador për Paqen dhe Liritë Themelore të Njerëzimit në Arenën Ndërkombëtare”. Avokat Ndue Hila është antar i Qendrës për Mbështetje Ligjore për të Drejtat e Njeriut,në Bangladesh.Është Ambasador i vullnetit të mirë për drejtësinë dhe paqen, nga FAAVM (Shoqata federale për drejtësi, liri, solidaritet), për Azinë, Afrikën, Amerikën, Caraibet, Europën, Oqeaninë dhe Lindjen e Mesme,me qendër në Kanada. Është vlerësuar me Doktoraturë Nderi si Kujdestar i paqes botërore,me Certifikatë Nderi,me motivacion për përpjekjet në përhapjen e kulturës, dashurisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe paqes në botë.Është vlerësuar me” Dekoratë Nderi” me motovacion: Për një punë të jashtëzakonshme humanitare në favor të të drejtave të njeriut dhe përhapjes së paqes në mbarë botën, për bashkëjetesë paqësore dhe dialog ndërfetar,me Certificatë me motivacion:”Udhëheqës i paqes globale për parandalimin ndërkombëtar të mizorive dhe për punën në forumin e lirive dhe të drejtave të njeriut”.Av.Ndue Hila mbanë titujt” Ambasador i Paqes” (Cadet),më 15 Tetor 2019,”Doktor i Filozofisë në Njohjen e Mbështetjes Bujare të Humanizmit në Glob”dhe certifikatën “Drejtues i Paqes Botërore”.

Dy herë më ka rrahur një grua

Kushtuar nënës.

Dy here më ka rrahur një grua,
Gjokszbërthyer prej aty thithja jetë.
Me rrahu dhe kokën mbështeta pa u turpëruar,
Dhe i rrahur prej saj i turpëruar nuk kam mbet.

Sa herë me rrihte, gjoksin e saj kërkoja,
Isha mësuar frymëmarrje të gjëja prej aty.
Për herë të parë qumështin gjoksit ia lëshoja,
Për here të dytë lotët m’i la në sy.

Shuplaka e parë më shoqëroj 50 pranvera,
Shuplaka tjetër, kur në amshim shkoj, zemrën ma thermoj,
Ato shuplaka do më shoqëroj dhe shumë vitë të tjera
Shen Valentinin e jetës, ai gjoks ma mësoj.

Sa i mirë ishte ai gjoks sontë
Si dikur pa ditur asgje, e thithja ngadalë
Dhe kur me rrihtë, ai gjoks dashuri më dhurontë,
Të mbeshtes kokën tek ai gjoks jam bërë si i marrë.

Sa ëndërr e brishtë sontë ishte,
Sa gati zemra më la,
Afër atij gjoksi shpirti më dremistë,
Me zgjoj përseri nga gjumi shuplaka që më dha.

“”””””””””””””

Zaptoje Valen, lirike dashurie, 5 shkurt, 2016.

Me ler sonte te puthem me flokun e bores,
Qe neser te gdhihem i akulluar.
Me fryje me afshin e dashurise tende,
Qe perjetesisht me te, te jem dashuruar.

Mbuloj kujtimet me fjolla te bardha te bardhesise,
Dhe mbi to jargezohu e jargezuar deri ne agim.
Puthme poshte jestekut te rastesise,
Me ngadale dhe jo me rrembim.

Zaptoje valen e deti me gjinjet e tua,
Mos e ler qe bregut te harbohet e shkumzuar.
Mos ler dallget llafazane te goditen me mua,
Mos ler plumb mbi ne per tu thermuar.

Leshoje ngadale afshin e trupit tend,
Bregut te akulluar…

“”””””””””””””

Ne enderr, lirike dashurie 28 janar,2020..

Sa vone mengjesi sot erdhi,
Ne enderra bashke ishim kapluar
Shkretetirave i vetmuar me ty bredhi,
Si gjithmone me ty dashuruar.

Me dukej vetje si princ kur ishim perqafuar,
E buzet diku ti vendosja,ngadale
Renkoje e pyesje: A jemi te dashuruar?
Mengjesi donim te mos zbardhe.

Vesen pa dashje gjithe frike e trazuam,
Rrezet e diellit na moren inat,
Asnjehere bashke nuk u dashuruam,
Vetmuar ne enderr isha edhe kete nate.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.