Çfarë do bëjë Berisha, parti të re, apo “revolucion!”

0
663

Enea Loka

Çfarë do bëjë Berisha, parti të re, apo “revolucion!” Asnjëra dhe as tjetra. Revolucioni ose behet atyperaty pa lënë rrjedhje, që shtohen sa me shumë të zgjatet në kohë. E dyta, parti te re s’bëri dot as Nano, që ishte makiavelist po aq sa Berisha. A thua do të krijojë një fraksion të fortë, që ta rrëzojë Bashën nëpërmjet institucioneve të partisë? Por, dihet se Luli i komandon njerëzit e tij. Isa Mustafa na ka mësuar se po u mbyll dera dhe u rrethua me truproja, nuk kanë çfarë t’i bëjnë Lulit. Eleminimi fizik i Lul Bashës nuk ndodh, sepse Luli eshte gjenial për ruajtjen e vetes. Për ta kuptuar se sa i fortë është Luli, mjafton të dëgjosh Alibeajn, antarin më të ri të grupit Basha: Ne kemi përkrahjen e SHBA-ve etj. Edhe po u hap një parti e re, demokratet e dijnë se nga kjo shizmë madhore fiton Rama dhe nuk shkojnë në votime. Veprimi më i mië dhe njëkohësisht më i keq është krijimi i partisë së re berishiane.

Luli nuk mbledh kuvend. Në PD preçedentët e thyerjes së normave statutore janë krijuar me kohë. Pas tre palë humbjesh, Luli nuk po bën analizën, ndërsa për dorëheqje as që bëhet fjalë. Partia berishiste e vetëquajtur demokratike krijon efekte te menjehershme. Krahu fanatik i saj përdor edhe metodat e rrugës, siç i ka qejf Dr. Berisha. Por koha e Berishës ka përfunduar. Ai i ka siguruar PD-së fitore si të Pirros, me vjedhje votash dhe terror. Edhe në pushtet ka prodhuar disa skandale që ende kujtohen me tmerr. Po dikujt në PD nuk i bëhet vonë për asgjë. Berishën e konsiderojën si mjet për të ardhur në pushtet, se atëherë dijnë vetë si ia bëjnë hallit. Por kohët kanë ndryshuar, Berisha ka mbetur po ai. Ndërsa idhëtarët e tij janë pakësuar mjaft, aq sa nuk e kërcënojnë dot Bashën, por po të ndahen, ajnë mjaftueshëm sa për ta mbajtur edhe më tej PD në opozitë.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.