Dergoje per botim.Prof.Dr.Flori Bruqi.

0
441

Dergoje per botim.Prof.Dr.Flori Bruqi.

SHKRUAR NGA

ADEM AVDIA

……………..
USHTRIA
GJURMË
PËRJETIMESH

( Grimca jete )
Kukës 2020
Adem Avdia

Titulli i librit:
USHTRIA – Gjurmë përjetimesh

Faqosja në kompjuter: Adem Avdia
Redaktor gjuhësor: Besjona Dunga (Avdia)
Kopertina: Besnik Hallaçi
Gjithë të drejtat i takojnë autorit
Formati : 148 x 210mm.
Katalogimi në botim – (CIP)
Shtypur në shtypshkronjën“Blendidixhital”
USHTRIA – Gjurmë përjetimesh
3
Këto shënime ia dedikoj :
ARLINDIT !
Nipit
që erdhi në jetë si frymëzim motivues i realizimit
të kësaj dëshire të menduar ka kohë.
Të njohë më mirë gjyshin dhe jetën e tij
ushtarake.
Të pyesë veten, vetëm veten:
– A dëshiron të jetë një ushtarak i devotshëm?
Adem Avdia
4
Po ta mendosh mirë, në këtë botë ka dy lloj njerëzish.
Ka nga ata që flasin dhe ka nga ata që bëjnë.
Shumë njerëz vetëm flasin.
Ata dinë vetëm të flasin.
Por pasi kanë mbaruar fjalët, janë bërësit që e ndryshojnë botën.
Dhe kur ata e bëjnë këtë, na ndryshojnë. Prandaj ne nuk i
harrojmë kurrë.
Nga cili lloj je ti?
Vetëm flet?
Apo ngrihesh e bën diçka?
Sepse, më besoni mua, të gjitha të tjerat janë vetëm gjepura
kafeneje.
Ushtarakët janë ata që dine të bëjnë, janë bërës !
USHTRIA – Gjurmë përjetimesh
5
PARATHËNIE
Ish- ushtaraku, shoku e kolegu ynë, Major(R) Adem
Avdia vjen para lexuesve dhe dashamirësve të librit me
botimin me skica e tregime “USHTRIA – Gjurmë
përjetimesh”.
Ndryshe nga dy librat e parë, ai vjen para nesh me
profesionalizmin e një ushtaraku me karrierë të kompletuar,
duke sjellë ushtrinë dhe ushtarakun pas shumë vitesh midis
nesh.
E kam lexuar me shumë vëmendje e kureshtje. Secili
nga ne ka kujtimet e veta e kujtimet e një ushtaraku janë të
bukura e të veçanta. Bukurinë ia shtojnë edhe vështirësitë e
shërbimit.
Një shkrim i tillë, si në këtë libër, nuk është thjesht
një çështje kurioziteti për ushtrinë tonë të dikurshme, por
edhe një detyrim për t’i pasqyruar ato vlera, të cilat i gjejmë
duke shfletuar faqet e këtij libri.
Ashtu si vuri në dispozicion të ushtrisë jetën,
karrierën dhe njohuritë e tij ushtarake, në specialitetin e
komunikimit, ashtu vuri para nesh një libër mbi jetën dhe
karrierën e tij e të mbarë ushtarakëve me të cilët punoi,
sakrifikoi dhe iu përkushtuan mbrojtjes së Atdheut tonë të
shtrenjtë.
Në të vërtetë Ademi ka shërbyer në detyra të
rëndësishme në shtabin e Divizionit, por pak është në libër ai
dhe veprimtaria e shtabit. Më ne dukje del oficeri i trupës,
nënoficeri dhe ushtari në gjithë veprimtarinë e aktivitetin e
përditshëm. Këtu takojmë ushtarin dhe oficerin në stërvitje,
në shërbim dhe në kohën e lirë. E gjejmë të përkushtuar në
postin luftarak, por edhe të vetmuar në majën e malit.
Adem Avdia
6
Atë oficer që sakrifikoi vitet më të bukura të jetës për
çështjen për të cilën ishte betuar.
Kur lexojmë librin të gjithëve na kujtohet vetja jonë si
ushtarakë. Marrëdhëniet e mira dhe vëllazërore me njëritjetrin dhe solidariteti i sinqertë. Na kalojnë parasysh ditët e
stërvitjes me ushtarin, fushimet e panumërta dhe ato kohë që
kemi kaluar bashkë, megjithëse larg familjes, por brenda
“familjes” sonë të madhe të shumëpërkushtuar, ushtrisë.
Në faqet e librit shfaqet edhe viti i mbrapshtë ’97, viti
me të vërtetë si thuhet në libër, u “përfshimë në marrëzi”.
Këtu nuk ka fajtor e të ndershëm, por ka situatë kaotike, në
të cilën u gjendën oficerët, situatë amullie ku më e vështirë
ndër të gjitha ishte rrugëdalja nga kaosi. Këtu gjejmë
brengën e fajësisë së të pafajshmit.
Ka dhe një dritare ku mund të hedhim një vështrim,
“Luftën e Kosovës”. Kontributin që kanë dhënë ushtarakët
tanë gjatë dhe pas lufte, për sakrificat që i kanë shoqëruar
dhe solidaritetin vëllazëror me oficerët, kolegët shqiptarë të
Kosovës, për të ngritur Ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Libri mbyllet me humor, me të qeshur, ashtu si kemi
kaluar mes gëzimit dhe harmonisë ne ushtarakët, ne shokët
që nuk e harrojmë kurrë njëri-tjetrin, ne që edhe sot gëzojmë
e qeshim, qeshim e gëzojmë kështu si jemi dhe me këto që
kemi.
Urime shokut tonë Ademit! Ta kemi midis nesh,
ushtarakëve, kurdoherë me shkrime e kujtime të tilla.
Nënkolonel(R)
Shyqyri Shabani

USHTRIA – Gjurmë përjetimesh
7
PËRFSHIRJA NË MARRËZI
Një rreze drite u fut nga hapësira midis dy perdeve të
rënda ngjyrë bezhë. Mbrëmë erdha dhe u shtriva shumë
vonë. Më dukej se mbi mua kishin rënë të gjitha hallet e
repartit, kur ndoshta në atë moment reparti nuk dinte isha
apo nuk ekzistoja fare. Një tollovi e paparë, ku unë nuk po
kuptoja asgjë. Mundohesha e mendohesha dhe prapë asgjë.
Ishte ndër herët që nuk mbaja krah. Jo se nuk doja, por nuk
dija. Vëreja se ishte një situatë “Larg b*thes sime”, por unë
përsëri “atë” timen e afroja afër zjarrit. Akoma edhe sot nuk
e shpjegoj. Nuk e kuptoja, apo ashtu mendoja.
12 mars 1997. Ngrihem e dal në ballkon. Mbi Gjallicë
një re e madhe, e murrme, pengonte të dukej diellin që po
lindte. Një pranverë e vogël po agonte e mundohej të kapej
me dimrin që po dorëzohej.
Nga Parku i Ri krisma armësh. “Vullnetarët” ishin
kthyer mbrëmë vonë nga Jugu. Këta ishin forcë e armatosur
pa emër. Ngjanin me haxhiqamilistë dhe nuk kishin të bënin
me strukturat tona. Divizioni në mes meje dhe krismave.
Budallallëku më thoshte se unë duhej të isha atje dhe
kështu …
Kapërceva pragun e Grupit të Drejtimit në Divizion.
Dëgjoj brenda të qeshura. Gjithçka që ndodhte, më ishte
fiksuar e më dukej se shkonte vetëm mbrapsht. Në Imaj të
Tropojës disa dhjetëra njerëz kishin sulmuar dhe marrë
materialet në depot e rezervave. Ishte njoftuar komandanti
dhe pyetja e komandantit se kush po i mbronte depot kishte
marrë përgjigje nga Grupi i Drejtimit:
Adem Avdia
8
– I gjithë populli, zoti Komandant!
Alegori e paparë. Populli i sulmonte e populli po i
mbronte…, pastaj e qeshura, shkak i kësaj përgjigje të
nxituar, por të rrënjosur si dogmë e si ideologji. Gjithë
populli mbron. Po pastaj kush e kishte rradhën që ta
mbronte populli?! Ata, ne, por kur?
Gjithë paraditja me raportime. Atje sulmuan turmat,
diku u hapën, shpërtheu… Shifra, emra, vende, armë, depo,
municion, makina, njerëz, popull e çdo gjë, vetëm ushtarakë
jo, nuk përmendej askund dhe nga askush. Nuk kishte, apo
nuk ishin. Jo ne ishim por nuk duhet të ndiheshim. Në buzët
e të mëdhenjve dhe veshët e të vegjëlve, si psalmë kishtare
pëshpëritej … “asgjë të mos ndodhë me popullin, asnjë të
mos gërvishtet”. Por turmat e dalldisura, të dala nga populli,
nuk po “mbronin depot”, ato po i vidhnin, po i dhunonin, po
i boshatisnin, po i batërdisnin dhe ne po na përdhosnin.
Kush ne? Ishim apo nuk ishim?!
Pasditja filloi ndryshe. Rrethi po ngushtohej. Edhe të
njohurit tanë u zgjuan. Turma, si në amfiteatër, filloi të dalë
mbi kodrat e qytetit dhe po ngushtonte nga lart poshtë
rrethimin tonë. Akoma ishim vetëm ne, por si duket shpejt
do bëheshim me shokë. Unaza ngushtohej dhe gjendem në
postbllok në kontakt direkt me njerëzit … Me cilët njerëz?
Me njerëzit që i njihja, me ata që takohesha e
përshëndetesha çdo ditë. Megjithatë tani ishin ndryshe.
Edhe unë u dukesha ndryshe. Kishin bërë gati thumbin për
sulm. “Nuk ka armë këtu, vetëm dokumente”. “Po atje
poshtë në Lug?”. “Ka patur, por … “. Nuk kishte kohë kush
të më dëgjonte. Ishin mprehur për aksion. Kishin bërë
USHTRIA – Gjurmë përjetimesh
9
vaksinën e ajo tanimë kishte bërë efektin, efektin domino
që kishte përfshirë gjithë Shqipërinë. Instikti. Verbërisht
ndjekin instiktin e zhvatjes, rrëmbimit e të përfitimit.
Nata sterrë. Vidh e merr, thyej e gjuaj, derdh e
mblidh, ruaju e sulmo, mbro e mos lufto e popullin mos e
ngacmo. “Kujdes asnjë nga populli të mos gërvishtet”. Kjo
ishte deviza. “Po ne?” “Kush ju? Ushtarakët! Ju nuk jeni as
numra. Jeni hije, jeni askushi”.
13 mars. Mëngjes i kthjellët. Mendja e turbulluar.
Qetësi. Ariu turmë kishte zhgërryer gjithë natën dhe tani
flinte. Ne ishim ruajtur nga plumbat rikoshetë e tani
vëzhgonim, shikonim me bisht të syrit njëri tjetrin e nuk
flisnim. Për çfarë të flisnim! Nuk ishim të gjithë. Dikush
mungonte. Dikush ishte bashkuar me ata. Dikujt nuk i dihej
fati. Shtabi nuk ishte cënuar. Veçse disa xhama të thyer nga
plumbat kuturu të natës. Oficerët filluan të vinin, por edhe
të iknin. “Mora flamurin e po iki.., mora evidencat e po iki..,
mora dokumentat e po iki .., mora .., mora …, deri sa rrënja
“ik” filloi të zgjedhohej e amplifikohej me të madhe pa
foljen “mora” pas thirrjes “erdhi serbi…”. Pas këtij momenti
kobndjellës nuk dëgjoje tjetër vetëm: “ik, ika, ikje, ku ike,
pse s’ike, nga do ikësh, me kë do ikësh, mos ik pa mua, ik…
ik… ik…”. Në zoom-in e trurit afroheshin e largoheshin fjalët
e parullat e mëdha në mure: “Atdhe, Mbrojtje, Sovranitet,
Gatishmëri, Detyrë mbi Detyrat, Sakrificë, Nder, Lavdi,
Ushtri, Gjak, Betim …” e këto silleshin e silleshin, e bashkë
me mua u përplasën në stolin më të afërt. Isha i mpirë. Më
shumë në tru se në gjymtyrë.

VO/ Vazhdon numerin e ardhshem.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.