Kjo faqe i detikohet aksidentit tragjik i ndodhur ne Kroaci,humbasin jeten 10 shtetas Kosovare,lendohen dhjetra te tjere.Sot Kosova loton,flamuri gjysem shtiz nderon viktimat,kombi ne heshtjen mortore.NGUSHLLIME FAMILJEVE TE VIKTIMAVE.
Pregaditi per botim: Gjin Musa.
Shkruar nga:

E NJEJTA EVROPË QË NA BËRI COPË-COPË!
Evropë, a ndjen dhimbje dhe turp për qytetarët tu, që sot humbën jetën, dhe që familjarët e tyre s’mund ti vizitojnë të mbijetuarit?
Ah, kurbeti, kjo plagë e shumfishtë që na u imponua nga politika dhe ekonomia!
Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e bashkëatëdhetarëve tanë për jetët e familjarëve të tyre, të humbura në aksidentin e sotëm në Kroaci.
Ata, po vijnë nga të katër anët e Evropës e botës, rrugëve tokësore, ajrore e detare, nga atje ku e lanë djersën, për tu kthyer në vendlindje, aty ku ju rreh, çdo damar zemre.
Rruga e vendlindjes është më e ëmbla, më e gjata, më e mira.
Po ktheheshin për tu çmallur me familjet e tyre pas vitit të trishtë të pandemisë Kovid 19, por ja që veç djersës, rrugët e Evropës i lanë edhe me gjak.
Mërgimtarët e Kosovës që humbën jetën në këtë aksident tragjik, duke u kthyer në vendlindjen e tyre, ishin qytetarë të Evropës.
Sot, imagjinoni dhimbjen dhe tronditjen që ndjejnë familjarët e të vdekurve, të cilët nuk kanë viza për të shkuar deri në Kroaci për ti marr trupat e familjarëve të tyre, si dhe për ti vizituar të mbijetuarit e aksidentit. I gjithë ky kufizim lëvizjeje ndodh në Evropën e moderuar, që edhe sot padrejtësishtë pengon liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
Kjo është dhimbje dhe tragjedi e dyfishtë.
E njejta Evropë që na bëri copë-copë.
Ju, Ambasadorë të nderuar të shteteve të Evropës, a ndjeni dhimbje njerëzore për shkeljen e të Drejtave që po i bëni një populli që është pjesë e Kontinentit të Evropës dhe kurrë s’ja dhatë të Drejtat që i meriton si popujt e tjerë?
Në vend të ngushëllimeve, mjafton të mos na i shkelni të Drejtat.
Faleminderit shetit kroat që po i trajton me seriozitet të lënduarit!
Ngushëllime familjeve të viktimave!
Shpirtat e të vdekurve do mbesin përjetësishtë pëllumba në fluturim.
Pushofshin në parajsë!
“””””””””””””””””””
Shkruan: Artina Hamitaga

E FUNDIT RRUGË E MËRGIMTARIT
U lodha pram kogja shumë tu i palu teshat, nejse t’miat s’pata shumë, po i kam mledh do bakshishe me ja qu atyne të shpisë.
Që dy vjet s’e kam pa nanën, për ta m’ka djeg malli, m’ka prit shumë k’si hovi. Ja kom ble ni kmishë me lula se e di që qashtu i ka qef. Babës nuk i blejta kurgja, ati ja kom mledh do pare me ja qu, me ja kry do derte gjatë vitit.
Motrave do fustana, i kena do darsma te kusherit, e m’i vesh m’i ndrru.
S’po m’pritet mu ba bashkë me nejt deri vonë tu fol e tu kesh.
M’than që dalin te stacioni edhe nipi e mesa me’m prit. U rriten une pa i pa. Ktyne ju kom ble ma shumë sene se fmija gëzohen, ishalla ju bin taman.
10 dite sa t’rri n’Kosove s’kam me lan birë e skutë pa e kërku se shumë m’ka marr malli, edhe për rrasat e plemëv t’vjetra që ju kanë met atyne kojshive, edhe për qato jam përmallu.
I mora koferat e me veti edhe ni çantë t’vogel me i rujt do pare se m’i kan dhan shoqnia me ja qu neper shpija familjarëve t’vet, e mos po më hupin naj kah.
Ma kishin lan karrikën e dytë ka dritarja, u gëzova se kam qef me kqyr udhën, m’shkon koha ma shpejt dyqysh.
Rruga e mar e t’fala krejtve- u nike zani i atyne qe kishin ardh me i percjell t’vet.
“””””””””””””””””””””””””Fatmit Çitaku

Edhe sot lotë
Mëngjes ngushëllimi
Të erdhen edhe sot ty
Ty mëmëdheu e kombi im
Në kët ditë e dhembjes gjithandej.
Edhe sotë kur i prisnim më të dashurit
Më të afërmit tan të vinin
Nga dhenat e huaja gjithandej
Për të përqafuar më të afërmit familjarë.
I hidhur ishte lajmi .që tronditi familbet
Më të dashurit, shqipe e kombit
Ardhmëria e trojeve shqiptare
Që humben jeten duke ardhë në atëdhe
Edhe sot lot e dhembje ndjen zemra
Dhembje mbi krahrori që vret
Për ju motra e vllezer më të dashurit
Ju që luftuat me vdekje për jetë.
Mallkuar qoft kjo dhembje e ndodhi
Zoti qoft me të gjithë ju gjithandej
E hidhur isht e mbetet kjo dit
Që do ta kujtojm me dhembje qdo herë.
Fatmit Çitaku.
“”””””””””””””””””””

MËRGIMTARI
Fatin e tij nyje lidhur
“medalion” rreth qafe
e bartë me vete kudo
bashkë me ëndërrat e veta
që peng e mbajnë
Atë dhe vdekja
mund ta gjej gjithkund
madje dhe syhapur
me vetëm një deshirë
si testament
Para se ti mbyllë sytë
për të fundit herë
ajo ta takoj
atje ku ëndërrat i sheh përherē
dhe prehjën aty ta gjej
“”””””””””””””””””””””””””””” Pregaditi per botim.Gjin Musa