6.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Rabije Bytyqi

Shpirti nuk është përmbytje!May be an image of Rabije Bytyqi dhe tekst
Kokë ose lëmsh
Lëmsh ose kokë
Nuk bëjnë as orvatje
as përballje
as kafshim lakuriq…
Skëterra
-thellësi gjumi
Statuja
-farë e hedhur në baltë
Gjurmët e braktisura
-harresë injorantësh…
Ky stacion
palnetë pa destinacion
aty ku bëjnë jetë të parët tanë
-shpirtërat bëjnë përmendore
Kështu
Ashtu
Harrohet rrugëtimi
-shpirti nuk është përmbytje!
Mjerimi
fytyrë e shëmtuar
Befasia
nuk e njeh vetveten
Përpjekja
harlisje në mes të rrugës
Shumë embrione brenda dëshirës
-me shumë të panjohura
Disa si të çmendur
I quajnë vdekje…
Autore:
Rabije Bytyqi

Prizren, Kosovë .

“”””””””””””””””””Pse poezia e verës dallon nga të gjitha zhanret e poezive tjera?!

Shekujt, poetet/ tët dhe poezitë për stinën e bukur, për verën!

Mendjet e ndritura përherë janë munduar që ta kapin fillimin e kësaj botë, nismën e gjithë kësaj kupe qiellore; mendje të dëlira shumë kanë bërë për tu ngjitur sa më lartë qiellit, e sa e sa herë kanë menduar që të bëjnë një pikë gjumi mbi retë e bardha e të buta; nuk di sa e sa herë, shumë herë!

Atë rrugë, atë ndjenjë e kanë ngroh, e kanë pjekë dhe e kanë rreshkur me botën e tyre më fisnike edhe për stinën e verës, për stinën e bukës, për stinën e diellit, të detit e të qiellit!

Për verën e në verë është betuar dhe Perendia! Në mesjetë në skaj bote janë shkruar vargje për verën! Dhe atëherë është shkruar për dashuri, është shkruar për ndjenjë, për diell, për qershor e për qershi!

Vargje e këngë janë kënduar  e janë kompozuar edhe në shekullin dhymbëdhjetë dhe ato vargje, ato ndjenja kuptimi sigurisht se janë përcjellë edhe në ditët tona!

Kështu, në ato kohëra verën e sillte poezia, festa, kënga, vallja, gjallëria, peizazhi veror që ngrohte e ngroh edhe sot gjithë globin!

Pse poezia e verës dallon nga të gjitha zhanret e poezive tjera?

Sepse në verë poezia sjell më shumë gëzim, në verë bota shkëlqen, në verë edhe dashuria ka tjetër emër:

-poezi e pasur

-poezi zemërgjërë e zemërbardhë

-poezia pa pikë e pa presje në kuptim kënaqësie, në kuptim lirie!

Rabije Bytyqi-Prizren

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.