INTELEKTUALI MIRDITOR MARK ARAPI…

0
1519

L'immagine può contenere: 1 persona

E ndjej për nder dhe obligim shoqëror dhe miqësor ti paraqes lexuesit të shumtë ne këte rrjet social, jetën dhe veprimtarinë e intelektualit mirditor Mark Arapi,njëeri nga personat më me emër në rrethin e Mirditës.
Mark Arapi lindi në fshatin Zajs,të zonës së Selitës,rrethi Mirditë,nga një familje atdhetare dhe me tradita shumë të mira me 27.07.1916.
Jeta dhe veprimtaria e Mark Arapit,është. mjaft e larmishme dhe e pasur që e rëndit Markun në vendin e tij të meritueshëm si intelektual të zotin dhe si njeri me shumë vlera dhe kontribute.
Marku pati fatin e tij,të rrall, dhe të veçantë në zonën e Selitës por dhe të Mirditës,të marri arsim të plotë,dhe ate ta marri jashtë shtetit,në Itali.Nga cikli i ulët e deri në përfundim të arsimit të lartë doli me rezultate të shkëlqyera.6 vjet në akademinë e Modenës dhe në Parma,në arsim ushtarak,në aplikacion për këmbësori nga viti 1934-1939.
Pasi mbaroi studimet shkelqyeshëm, filloi punën si oficer në ushtrinë italiane,neSiçili,me detyrë komandant njësie bazë,ku tregoi përgatitje shumë të mirë si oficer.
4 vjet nga viti 1941-1944 ,shërbeu si oficer komandues e drejtues në ushtrinë shqiptare që varej nga ushtria italiane.Sic shihet,Markut i takoi të nisë karierën ushtarake në një situatë mjaft komplekse ndërkombëtare kur po fillonte lufta e Dyfë botërore,kur Italia ishte në kampin nazi-fashist,por Marku duke njohur mjaft mirë këtë situatë mjaft të rrezikshme,me zgjuarsi i shmangej propogandës nazi- fashiste,e cila kjo politikë pushtuese ,luftënxitëse,Markut nuk i pëlqeu,dhe asnjëhere nuk e propogandoj,gjë që ra në sy të regjimit ushtarak italian dhe prandaj nuk e emruaa në detyra komanduesetë rëndësishme megjjthë përgatitjen dhe aftësitë e vecanta të tij.Dhe kjo sepse Marku,ishte një atdhetar i flaktë,ndaj gjithnjë në mendje dhe zemër kishte atdheun e tij,Shqipërinë,e cila u bë objekt sulmi dhe u pushtua nga Italia me 7 prill 1939.
Marku,edhe se ishte oficer,në fakt ishte kundër politikës pushtuese ushtarake,ndaj mendonte të bëhej kundërshtar i hapur i politikës pushtuese
ushtarake të Italisë,kështu që shtator të vitit 1944,në kulmin e luftës Naciknalëlirimtare,dezertoi nga ushtria italiane dhe iu bashkua Ushtrisë Naciinalclkrimtate,ku shërbeu dhe luftoi me ndërgjegje dhe guxim krah për krah me partizanët me detyrë si oficer drejtimi por pa grada siç ishte rregulli i atëhershëm,si gjithë oficerët e ushtrisë partizane.
Edhe pas çlirimit të vendit,deri në vitin 1947,ka shërbye në radhët e Ushtrisë Popullore shqiptare me detyra të ndryshme,në sektorin e stërvitjes.gjithnjë ka vazhduar në brigadat VII-të dhe të IV-të,duke kryer detyra të ndryshme si instruktor stërvitje,ndihmës komandant,oficer ooerativ
dhe së fundi,para se ta nxirrrnin në lirim,punoin në detyrën e rëndësishme shef operativ i Divizionit II-të Korçë.Në të gjitha këto detyra ushtarake Marku u tregua dhe u dallua një oficer shumë i përgatitur ushtarakisht.Nuk pati asnjëherë asnjë vrejtje apo kritikë në adresë të Markut pir vetëm fjalë të mira.L'immagine può contenere: una o più persone, persone in piedi e spazio al chiuso
Por sistemi politiko-shoqëror sicializmi,që u vendos pas çlirimit të vendit,kishte karakter klasor,ndaj të gjithë ata ish ushtarakë që ishin arsimuar jashtë,në përendim,në veçanti si ushtarakë,nuk shiheshin me sy të mirë,nuk gëzonin besimin e regjimit,kështu po thuaj të gjithë ata që kishin mbauar arsim ushtarak në përendim,Si Marku,dhe tjerë në vitin 1947 u nxurën në lirim.Kuptohet,këta,që këtu,ishin gjithnjë në vëzhgim të regjimit komunisf dhe në cdo moment ishin të rrezkuar,dhe këtë Marku e kuptonte mirë.
Pasi doli në lirim nga viti 1947 ,për pak kohë punoi në bujqësj,ku gjjthnjë ishte shumë korekt në mardhënie me shtetin dhe me shoqërinë.Marku njihej dhe gëzonte respektin e shoqërise,e vlerësonin si njeri i arsimuar,i ditur
Në vitin 1948 e emruan në kadastrën e rrethit Mirditë,sëbashku me dy shokë të tij ish ushtarakë,Gjin Doçi dhe Nfrecë Skeja.Me gjithëse ky ishte një sektor i ri i panjohur për ta,Marku dhe tjerët,ia morën dorën,punuan me shumë përkushtim dhe e ndërtuan mjaft mirë sektorin delikat e të rëndësishëm të kadastrës.Ish drejtori i kadastrës Mkrditë,Vitor Prenga në studimin e tij për kadastrën Mkrditë në mes tjerash thot:,”Mark Arapi,Ndrecë Skeja dhe Gjin Dkçi, punuan me përkushtim dhe e vunë kadastrën e Mirditës në baza shkencore”…
Në vitin 1953 Markun e inkuadruan në sektorin e arsimit!e emruan mësues,kjo sepse Mirdita në ato vite kishte shumë nevojë për arsimtarë aq më tepër me arsim të lartë,dhe nga kjo Marku përfitoi dhe kaloi në arsim.
Në arsim Marku punoi 21 vite deri sa dolu në pension në vitin 1974.Gjithnjë punoi si arsimtar,ne disa nga shkollat e zonave më të thella të Mirditës:
fillimisht në shkollën 7 vjeçare Bardhaj(Bozhiq),në fshatin Malaj dhe në shkollën 7 vjeçare Orosh.Kudo,gjatë gjithë viteve të punës si mësues,Marku u dallua për nivelin e lartë e të kënaqshëm shkencor të mësimdhënies,ku ndonëse jepte lendet më të vështira matematikë dhe fizikë,kishte gjithnjë rezultate shumë të mira,ishte ndër mësuesit më të dalluar të rrethit.Pikërisht për këtë Marku u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor “Për rezultate të larta në mësimdhënie dhe punë edukative”.
Unë kisha ndigjuar fjalë të mira për Markun,por arrita ta njoh mirë Markun gjjthanshmërisht,edhe si mësues,edhe si kuadër,edhe si një individ me personalitet të veçantë të rrall,kur mua më emruan drejtor i shkollës 7 -8 vjeçare Kurbnesh ku Markun e gjeta aty si mësues i matematikë- fizikë,duke punuar dëbashku në një shkollë për 3 vite nga viti 1965-1968.Kjo ishte një kohë e mjaftueshme për mua për ta njohur mirë Markun edhe si mësimdhënës,por dhe si individ me cilësi të rralla burrërore e njerëzore.Gjithnjë Marku u dallua si mësues shumë i mirë me rezultate shumë të mira në lëndën e tij,ku i pari kishte përgatitur të gjitha mjetet e mësimit për lëndën e tij, dhe si edukator.Dallohej për mendimet e ,pjekura,që padiskutonim, zinte vendin e par në kolektivin prdagogjik të shkollës,por dhe në marrdhënie me prindërit
ndaj unë gjithnjë e vlerësoja me nota shumë pozitive në analizatne punës që ne bënim.
Por Marku,si i arsimuar në,përendim,sjç e theksova dhe më lart,shihej me dyshim,dhe survejohej nga organet e sigurimit të shtetit,të cilleve nuk u pëlqente vlerësimi pozitiv që unë i bëja Markut,ndaj dhe ma shprehnin” si shumë lavdërime i bëni Mark Arapit”,por nga unë merrnin përgjigje që s’u pëlqente…” Mark Arapin e njohim ne që punojmë me te…”
Dhe u gjet një moment ku menduan se Markun mund ta godasin.Dhe rasti u përgatit nga disa aparatçikë injirantë,drejtues të komitetit partise të rrethit,që për te penguar,projektemrimin tim në detyren drejtuese te sektorit të arsimit të rrethit,përgatitën një skenar mafioz,porositën zevendës drejtorin e shkollës,pra zevendësin tim,i cili më vuri fletë rrufe,ku në të në mes tjerash më bëhej kritikë,për mungesë vigjilence dhe zbutje të luftës së klasave,etj,plot një karton fletë rrufe e gjej vën në derën e shkollës kur ktheva nga sesionin shkencor kombëtar i 500 vjetorit të Skënderbeut.Ndonëse shkolla e Kurbneshut dhe nga kontrolli i bërë nga Ministria e arsimit,e 1967,ishte cilësuar shkolla më e mirë në Mirditë,u krijua një situatë shumë e rënde në shkollë.diskutime ku zgjatën tre muaj,u bë kolektivi copë copë,ku në qendër të goditjes ,me orientim,u vumë unë dhe Marku.Në një nga mbledhjet,përveç të deleguarit,erdhi dhe operativi i sigurimit të zonës,ku ndonëse ishte e palejueshme,dhe unë urdhërova të dilte nga mbledhja,nuk doli pasi e mbrojti i deleguari i komitetit
partise,ai operativi,në mes tjerash në mbledhje tha:”Në shkollë është një mësues që bën punë armiqësore…”.unë e kundërshtoi dhe i them”Nuk është aspak e vërtetë,në këtë shkollë s’ka asnjë mësues që zhvillon veprimtari armiqërore,është një skenar i juaj oër të cilln juve do të mbani plrgjegjsi…” Debati qe i fortë,unë i kundërshtova rreptë.Kjo deklaratë e operativit ra si bombë,dhe kushdo e kuptoi se bëhej fjalë për Markun.Marku,kuptohet Marku e kuptoi se ishte fjala për të,dhe u ndje shumë keq.Në këtë moment kritik,unë i drejtihem Markut,..Mark,ti je mësues shembullor…”.theksoi së në mbledhjen e kolektivit pedagigjik ishin dhe nxënës të cilët shtangën kur dëgjuan debate të tilla të zjarrta.Kështu,mbaroi kjo mbledhje.Pasi dolëm nga mbledhja,unë zë të deleguarin e kimitetit Partisë,i them tani do të më thuash cili është ky mësues?…ai hezitoi ta thot emrin,” së shpejti ai arrestiohet dhe do ta mësosh cili është.Unë insistiva dhe i thash :” nuk të lë të bësh asnjë hap pa më treguar emrin,dhe ai më tha: ëeshtë Mark Arapi”.unë e kundërshtoi rreptësisht ,i thash është maskaradë e përgatitur nga ju oër të goditur mua përmes godiitjes së Mark Arapit,e turpshme.
Dhe unë të nesërmen vete dhe takoi Sekretarin e par të komitetit,partise rrethit Frrok Pjetër Gega,një drejtues i shkëlqyer,i tregoi gjithcka,ai më dëgjoi me vemendje,unë theksin e vura tek qëllimi për të arrestuar Markun.Pasi më dëgjoi,më tha shko dhe vazhdo punën si drejtor,do të dërgoj atje sekretarin e dytë,shokun Hysen Abdyli,i cili do ti vërë gjërat në vendin e duhur,dhe keshtu bëri.Markun e shpëtoi sekretari i par dhe unë e shpëtova nga nje rrezik që i,përgatitën,mua në fakt nuk me emruan aty ku ishte projekti,por më trasferuan në Rubuk drejtor shkolle.
Marku kishte dhe një familje të mrekullueshme,Gjela,bashkshirtja etij,gza shuml e mirë,gjithashtu,djali i tij Kastrioti,një djal punëtor,korekt dhe miqësor.
Kënaqësi për mua që arrita të njoh dhe punoi me shokun dhe mikun tim Mark Arapi,për të culin ruaj resoekt të vecantë.
Le të kujtohet gjuthnjë Mark Arapi,për vlerat dhe meritat që kishte.
9 shkurt 2020

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.