Nga Stiljan DEDJA
Më në fund po bëhej realitet dëshira ime, që ka lindur qysh herët në rinin time , për të parë ndonjë ditë atë botë të zhvilluar ,dëshirë që nuk më është fashitur asnjëherë, dëshirë që është qepur thellë në mendjen e çdo njeriu. Shumë njerëz kanë sakrifikuar duke marrë aventura të guximëshme dhe larg imagjinate, për të mbërritur deri atje larg, me synimin e begatimit të jetës së tyre, në këtë vend të lirë dhe të begatë. Një sebep apo më konkretisht një martesë te njerëzit e mij në Amerikë, na krijoi mundësinë për të shkuar, dhe të merrnin pjesë në dasmën e një njeriut tim të afërt, i cili prej disa vitesh jetonte atje. Kisha dëgjuar që Amerika është një vend i zhvilluar dhe një parajsë për të gjithë .Të gjithë madje e cilësonin kështu. Gjithmonë kam admiruar mbretërimin e saj. Që të mos zgjatem, u nisëm me avion dhe mbas nëntë orësh mbi oqean, mbi thellësitë e pamata të horizontit mbërritëm në Amerikë . Zbritëm në një aeroport gjigand, që ishte sa qyteti im ku unë banoj. Vura re një rregullësi dhe një organizim të përsosur të gjërave, që të dukej vetja sikur ishe në një planet tjetër, që e kishe parë nëpër ato filmat fantastiko- shkencor. Atje kishin dalë dhe na pritën njerëzit e mi, të cilët na uruan mirseardhjen. Një qytet që gumëzhinte. Çdo gjë ndryshe : rrugë të bukura ndërtesa gjigande dhe të larta, rregullsi në qarkullim, fytyra të bukura dhe njerwz të veshur bukur, kishte dritë, kishte jetë. Kishte një farë zhurme që vazhdimisht të bënte shoqëri. Njerëz me fytyra të çuara përpjetë. Po më dukej vetja, si një fshatar i humbur, si ato që ne i tallim në vendin tonë, për të folurën veshjen apo vrazhdësinë që i karakterizon. Dikush, ndoshta edhe ndonjë kalimtar mund të vërente me çudi, sytë e mi të shqyer nga habia. Një ndjesi e çuditëshme përshkoi trupin tim. Padashur kisha vënë re, që po hecja me një hap parade. Më në fund mbërritëm në shtëpinë e kushuririt tim që ishte një vilë e bukur dy katëshe në periferi të qytetit. Nuk po mblidhja dot veten nga ky ndryshimiI madh në krahasim me vëndin tim. Një qytet magjiplotë. Mu kujtuan fjalët e këngëtares në një emisjon televizjon në Shqipëri ku u shpreh se:” Udhëtuam 9 orë dhe shkuam 200 vjet përpara.” Kjo s’ka të bëjë fare me teorinë e Einstein “mbi lëvizjen në hapsirë.” Koha në shqipëri hecën ngadalë, kurse këtu hecën shumë shpejt duke gumëzhuar me shpejtësinë e një predhe. Zhgënjiimi vërehej lehtë në fytyrën time. Mendimet i kisha pus të zeza. E mbaj veten për qytetar atje në vendin tim. U pushtova nga një mërzi e madhe. Më ngacmonte turbull mendimi i ndryshimit. Shikoja dhe shpesh herë përhumbesha. Kalova një çast jo këndellës. I ngacmuar në çdo qelizë të trupit tim. Nuk ndejta shumë vetëm një javë dhe u ktheva përsëri në qytetin dhe në vendin tim, që e kam dashur dhe e dua aq shumë.E çuditëshme çdo gjë ndryshe! Të them të drejtën nuk po mblidhja dot vehten… një ndryshim rrënjësor . Në momente të ndryshme përpiqem të arrij të kuptoj arësyen e këtij ndryshimi. Politikan që e kamë katandisur vendin tim ndër shumë vite, vetëm për interest e tyre,politikanë që siç thotë poeti : kanë lëng rrepkash në venat e tyre. Qeveritarë që duket sikur i nxjerrin gjuhën popullit të tyre. Politikanë që kapen pas një ndodhie duke e tjerrur gjërë e gjatë. Politikanë që diskutojnë me një dëshirë të pështirë, që vetëm të lodhen nuk dinë.. meskinë, në gojën e tyre kanë vetëm fjalë banale,keqbërës të pamenduar. Shikon njerëz të lodhur nga hallet me fyrtyra të vrara të veshur keq, rrugë të ngushta dhe të prishura etj. Më vjen keq që vendi im është ashtu siç unë nuk dua të jetë! Mu deshën pothuajse një javë të ambjentohesha përsëri me jetën ndryshe këtu. Shoh fytyra të hequra me pamje të trembur. Njerëz që mbijetojnë me mundim, me zemër të drithëruar. Jam i bindur që ata që kanë drejtuar këtë vend në të gjitha kohërat kanë vënë interesat e veta personale mbi ato të shqipërisë. Varfëria për shqipëtarët është jo shumë e mundimëshme, se zemërngurtësia e këtyre politikanëve. Mund të them që Amerika nuk ka ndonjë bukuri natyrore, por ka dorën e njeriut që ka zbukuruar dhe e ka bërë të fuqishëm këtë vend në çdo pikpamje. Shqipëria ka bukuri natyrore dhe asgjë tjetër, një vend ku dielli godet fuqishëm, por dora e njerut nuk duket fare. Kjo është për të ardhur keq. Më vjen keq për vendin tim, pse duhet të jetë i fundit në europë! Është shumë e vështirë të gjesh arësyen pse! por një gjë jam i sigurtë, që është një arsye njerzore apo mungesë lidershipi. Nuk besoj se shkaku duhet kërkuar te difektet antropologjike të shqipëtarëve. Duket si një vend i degdisur atje në një qoshe. Trishtohesh kur mendon se je më i prapambetur se të tjerët. Rinia është e pasigurtë për të ardhmen e saj. Një frikë rri pezull mbi kokën e saj. Bota lëviz, bota ndryshon por shqipëria ka vrapin e një çalamani. Megjithatë ruaj në zemtën time dashurinë për vendin tim. Ne jetojmë dhe nuk ngopemi së jetuari. Qysh në fëmijëri prindët e mi më kanë ushqyer dashurinë për vendin tim. Nuk mund ta përfytyroj botën pa shqipërinë,ajo është zemra ime. Shqipëria tani është si një fëmi që kërkon të ngrihet në këmbë,asaj i duhen shumë punë për tu burrëruar. Nuk mbaj mend ndonjë ledhatim, por vetëm kushte minimale jetese.