DEDIKUAR NJE MIKES TIME,DUKE I URUAR LUMTURI NE FAMILJEN E SAJ !!!
…”Vajza elegante me bicikleten “Bianki” te bardhe dhe me lekuren teper transparente…”!!!
…Mora rrugen per tek Ndermarja, ku kisha per te bere rakordimet dhe te kerkoja likujdimet e detyrimeve kontratore. E dija qe ishte ne fund te bulevardit dhe ktheheshe djathtas. Nje rruge e ngushte. Perballe nje ndertese e vjeter nje kateshe. Hyme brenda. Na befasoi nje oborr tere lule. Dukej ambjent femrash, se ishte delikate pamja. Ne krah te djathte nje vend per te parkuar bicikletat.
Sapo zbritem nga makina, kur befas u perballa me dy sy te bukur, nje vajze e re, por teper te kendshme. Binte ne sy trupi elegant, si lastar i ri. Me ballin e bukur me sy depertues, por me shume me rane ne sy gersheti i saj, aq i bukur thurrur me kujdes te leshuar ne supin e majte. Ngjyra e fytyres nje roze e lehte, mbase shikimi im ndikoi, apo ashtu e kishte lekuren nuk e kuptova. aq transparente..
Sapo zbriti nga nje biiciklete ngjyre te bardhe, nje “Bianki” italian. Ishte veshur teper elegante me nje fustan me nje ngjyre qe nuk binte shume ne sy. Nje e ecur teper e bukur. U deshen syte tane, i flakerinte nje drite brenda tyre. Shume natyrshem e vazhdoi shikimin me syte e mi. Nuk munda ti perballoj ata sy.
I hapa rrugen dhe pasi tundi lehte koken, duke me dhuruar nje pershendetje te lehte fisnike, u fut ne repartin aty ngjitur. U largua, po la prapa aromen e saj mahnites. E bukur me teper se e bukur. Lozonjare me teper se lozonjare.
E ndoqa instiktiivish deri ne repartin ku punonte. Ajo ne nje moment u ndal. E ndjeu shikimin tim te hutuar, u kthye nga une me buzeqeshi si per te me thene, boll tani nuk u ngope me imazhin tim dhe me po ate buzeqeshje te lehte ne buze tundi pak koken dhe u zhduk prapa deres te repartit.
U permenda u ktheva dhe hyra ne zyren e finances. Por mendjen e kisha tek ajo vajza, tek imazhi qe la ajo prapa. Pyeta me takt per te. Me folen fjalet me te mira. Nuk ishte vetem e bukur ne shtatin e saj perfekt. Por edhe ne boten e saj te bredeshme artistike. Me thane qe edhe kendonte bukur e zhdervjellet, merrte pjese dhe ne teatrin ne konkurim me ndermarjet. Biles nje femer me tregoi se ajo ishte dhe nje modele e persosur e disa piktura te bera nga nje piktore e degjuar per Vloren. Kur po merrte forme profili i saj ne mbresat e mia, dikush mi prishi te gjitha endrrat e mia.
Eshte e martuar. Ma tha emrin. U befasova. Aq e re. Po me thane ai e ka goditur qysh ne gjimnaz..
Ika vone nga ndermarje, kur kalova tek dera e repartit te vajzes me gersheta, ktheva koken me shprese se do te me buzeqeshte ajo simfonia e valeve, vajza me buzeqeshje magjepse.
U largova prapa me ndiqnin syte e saj te bukur te pafajshem. Per shume kohe i kisha ata sy me vete….