Prizren, Kosovë .
Shekujt, poetet/ tët dhe poezitë për stinën e bukur, për verën!
Mendjet e ndritura përherë janë munduar që ta kapin fillimin e kësaj botë, nismën e gjithë kësaj kupe qiellore; mendje të dëlira shumë kanë bërë për tu ngjitur sa më lartë qiellit, e sa e sa herë kanë menduar që të bëjnë një pikë gjumi mbi retë e bardha e të buta; nuk di sa e sa herë, shumë herë!
Atë rrugë, atë ndjenjë e kanë ngroh, e kanë pjekë dhe e kanë rreshkur me botën e tyre më fisnike edhe për stinën e verës, për stinën e bukës, për stinën e diellit, të detit e të qiellit!
Për verën e në verë është betuar dhe Perendia! Në mesjetë në skaj bote janë shkruar vargje për verën! Dhe atëherë është shkruar për dashuri, është shkruar për ndjenjë, për diell, për qershor e për qershi!
Vargje e këngë janë kënduar e janë kompozuar edhe në shekullin dhymbëdhjetë dhe ato vargje, ato ndjenja kuptimi sigurisht se janë përcjellë edhe në ditët tona!
Kështu, në ato kohëra verën e sillte poezia, festa, kënga, vallja, gjallëria, peizazhi veror që ngrohte e ngroh edhe sot gjithë globin!
Pse poezia e verës dallon nga të gjitha zhanret e poezive tjera?
Sepse në verë poezia sjell më shumë gëzim, në verë bota shkëlqen, në verë edhe dashuria ka tjetër emër:
-poezi e pasur
-poezi zemërgjërë e zemërbardhë
-poezia pa pikë e pa presje në kuptim kënaqësie, në kuptim lirie!
Rabije Bytyqi-Prizren