Petrit R Aliaj

0
1586

 

SHËNIME NGA NJË ASAMBLE NË ATHINË .

– Idealizma dhe kuvende,ngjarje dhe ndarje të cilat për katër vite rrjesht sollën vetëm fraksione, divergjenca e plasaritje në organizatën e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar,e cila me krijimin e saj pati një shtrirje të madhe në disa shtete të Europës e kryesisht nga emigrantë të ardhur nga Kosova,përpara dhe mbas luftës. Ishin këta emigrantë të cilët kontribuan dukshëm edhe me investime për rimëkëmbjen e saj.Mjaft aktivistë,intelektualë e ish luftëtar të UÇK për të ruajtur unitetin dhe dhënien e kontributit në trevat e tyre e ideuan këtë organizatë vullnetarësh me dëshirën e mirë për të zgjedhur në krye persona të devotshëm në drejtim.Pikërisht në dhjetor të vitit 2016 në Gjermani u mbajt kuvendi nga disa inisiatorë të cilët më ftuan edhe mua,por nuk shkova për faktin se aty do të ftoheshin eksponentë e drejtues të partive politike nga Kosova.Ishte një sipërmarrje e dukëshme për krijimin e një partie politike për mërgatën e Kosovës e cila kaloi në heshtje duke mbetur si një kollare që lidhte dy trupa të klaneve brënda saj me divergjenca e përçarje brënda tyre për “flamurin e bajrakut”. Pra dy Lobe që pollën dy kryetarë dhe tre organizata të tjera,ku sejcili hiqte vallen e tij simbas ritit”unë jam e do të mbetem përgjithmonë” kryetar.

Qëndrimet autokrate në marrjen e vendimeve,mungesa e bashkëpunimit,transparencës dhe kolegjialitetit si edhe lufta e bryleve me krijimin e degëve paralele në disa shtete e asfiksoi fare veprimtarinë e saj,duke i detyruar mjaft intelektualë të mbanin qëndrim ndaj këtyre fraksioneve të cilat prek kohësh po i shikojmë në Youtube e në intervistat e paguara me gazetarë të RTK ;të fryrë ,pa koncepte e me sllogane e premtime boshe. Mbas shumë analizas,debate e opsione,më në në fund u arrit të krijohej në Gjermani(17.10.2019) një komision i përbashkët me përfaqësuesit e degëve të LEASH që drejtohej nga SH.Ymeri i cili e miratoi këtë vendimin, por mbas dy ditëve ai e shpërfilli atë ,kryesinë qëndrore si edhe komisionin e jashtëzakonshëm,duke krijuar një tjetër kryesi paralele me ithtarët e tij në Itali,Greqi e Gjermani . Vendimi për zhvillimin e asamblesë në Athinë,kishte si pikësynim pajtimin e të gjitha fraksioneve,kalimin në zgjedhjet e reja nga ku do të liheshin jashtë të gjithë ish kryetarët e fraksioneve n/kryetarët e sekretarët për ti hapur rrugën një programi të përbashkët gjithë përfshirës,me të përjashtuarit,të larguarit dhe aktivista të rinj. Pikërisht kështu u veprua nga organizatorët e asamblesë të cilët ndërmjet thirrjeve u afruan edhe programin të tre fraksioneve të tjera të lindur të gjithë në Gjermani.

Fatkeqësisht i pari ishte z.Shukri Ymeri(Michael Wossner) ish kryetari i shkarkuar (https://telegrafi.com/kryesia-e-leash-ne-diaspore-liron-nga-detyra-kryetarin-aktual-te-lobit) i cili ftesës së organizatorëve i u përgjigj me një zhargon fyerjesh të ulta. Ndërsa i dyti z. Skanderbeg Klaiqi,konfirmoi praninë dhe mori pjesë në asamble duke demostruar edhe një klimë bashkëpunuese.Ai përshëndeti të pranishmit duke falenderuar për ftesën si edhe informoi për disa projekteve financiare për të cilat në të ardhëmen mund edhe të jenë objekt i bashkëpunimit të përbashkët .Për mos pajtim me organizimin e komisionit të zgjedhjeve z.S.Klaiqi e braktisi sallën për motive të cilat ndofta koha do të qartësoj pozicionimin e tij. .Ndërsa fraksioni tretë që drejtohet nga z. Kemail Shaqiri,ish kryetar i degës së lobit EASH në Gjermani preferoi të mos i përgjigjej ftesës. Ideja e hapjes së një drite jeshile pajtimi ndërmjet degëve paralele e fraksioneve,bënte pjesë në sqarimin e opinionit publik kundrejt inisiativave personale që ndërmerreshin nga njerëz të pa emancipuar,të cilët edhe sot i atribojnë vehtes vendin e flamurtarit me atdhetarizmin e tyre në kandar me interesat personale. Bashkimi i të gjithave organizatave me emrat;Lobi Euro-Atlantik Shqiptar;Lobi Shqiptar;Lobi Euro-Atlantik Global;Unioni Shqiptar i Diasporës,ishte përpjekje e domosdoshme për daljen nga ky rreth vicioz. Dhe pikërisht për zhvillimin e kësaj asambleje u zgjodh Greqia si vendi me komunitetin më të madh emigrant shqiptar në Europë,ku u analizuan të gjitha shkaqet,arsyet e mos pajtimeve dhe detyrimet që organizata e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar ka ndaj komunitetit që ajo përfaqëson .Në raportin që mbajti kryetari i komisionit të jashtëzakonshëm pregatitor z.Daut Haxhaj(n/kryetar i degës në Norvegji)snhpjegoi se dërmjet katër viteve me përplasje jo antagoniste e fryme arkaike të fraksioneve,sot mblidhemi këtu për të kurorëzuar punën e përbashkët me qartësi e transparencë jo vetëm për atë pjesë të emigrantëve që na simpatizon,por edhe si një shëmbull i ndryshimeve në drejtim të kësaj organizate të përçarë e tepër të përfolur në diasporë…” Asamblea e jashtë zakonëshme me pjesëmarrje të zgjeruar ,komunikoi dhe miratoi vendimin e për shkarkimin e z,Shukri Ymeri(Michael Wossner) si kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në bazë të shkeljeve të shumta të statutit, qëndrimeve të tij autokrate,megallomane dhe raciste kundrejt popujve me ngjyrë e pa ftësi në drejtim.
Në seacën e dytë të asamblesë u miratua në parim statuti i ri i organizatës,frut i punës së një grupi ekspertësh në të cilin u lejohet të jenë partner e të barabartë të gjitha organizatave vullnetare,shoqatave artistiko-kulturore.lidhjeve,forumeve,shkollave dhe instuticioneve të ndryshme të cilat mbështesin dhe kontribojnë në bashkimin dhe fuqizimin ekonomik të kombit tonë. Proçedurat e komisionit të votimeve i drejtuar nga z.Lin Totaj dhe ndihmëset e tij zj.Miranda Dervishi e Eleftheri Metka për zgjedhjet ishin preludi i arritjes së votës së lirë e të fshehte të cilat nxuarrën në krye për herë të parë një presidente femër,një shkrimtare dhe gazetare me një numër absolut të votave. Përshëndetja e dr.Brikena Qama dhe paraqitja e stafit të saj të ri u prit me admirim dhe duartrokitje si një ogur i mirë për ndryshime dhe për kthimin e besimit të humbur ndaj të gjithë atyre të cilët e braktisën të dëshpëruar organizatën në të cilën kishin kontribuar pa u kursyer. Takimin e përshëndeti edhe dr. Marsela Koçi në emër të organizatës kombëtare “Krahët e Shqipes” duke shtuar domosdoshmërinë e shtrëngimit të rrallëve tona si Diasporë për të kontribuar në forcimin e demokracisë e ndryshime rrënjësore për rimëkëmbjen e popullit Shqiptar .
Personalisht dua të përshëndes të gjithë aktivistët e degës së Lobit EASH në Greqi për marrjen e masave në detaje,për pritjen e përcjelljen e delegatëve,sistemimin e tyre dhe zhvillimin e një asambleje me të gjitha normalitetet e saja. Stafi i kësaj dege me z.Petrit Selmani në krye,kishte parashikuar edhe një vizitë në Akropol dhe një mbrëmje festive të dedikuar pavarësisë së Kosovës. Për të festuar së bashku,kishte ardhur nga Mali i Zi,krye bashkiaku i qytetit të Ulqinit z.Loro Nrekiqi me të cilin biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Shoqatave Shqiptare FNAI- Itali me Qëndrën e Kulturës Shqiptare –Ulqin, nën ndërmjetësinë e tij. Mbylljen e shënimeve të mija nga ky aktivitet do ta pasuroj me një akt prindëror të kryetarit të degës për Zvicrën z.Elias Mustafa i cili në pa mundësi për të marrë pjesë në asamble,kishte dërguar një mesazh përshëndetje si edhe një kontribut modest për financimin e aktivitetit. Zoti Elias për ti dhënë jetë nga jeta e tij së bijës në një nga klinikat e Stambollit,do ti nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale për traspaltim të veshkës vajzës që mbahej me dializë. Mungesa e tij në asamble u përcoll me duartrokitje dhe urimet e zemrave të asambleistëve,për një jetë të gjatë vajzës së tij dhe Elios,shërim të shpejtë.
Petrit R Aliaj .
Athinë 08.02.2020.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.